Rama thumbon opozitën: Na dukej tmerr kur Lul artisti thoshte 7×7=42, tani është baraz me 6 milionë

4 Maj 2025, 10:48Politika TEMA
Rama thumbon opozitën: Na dukej tmerr kur Lul artisti thoshte 7×7=42,

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra ironizoi opozitën duke thënë se “e dëgjonim Lulin, artistin, kur thoshte ‘7×7=42’, dhe na dukej një tmerr i madh, tani  eshte 7×7=6 milionë’, dhe ka edhe një x pas saj sepse nuk dihet çfarë ndodh më pas.”

"Për herë të parë niveli i papunësisë është nën 9%. Nuk qëndron pretendimi i tyre se është ulur pasi janë larguar njerëzit, jo është llogaritur në bazë të fuqisë punëtore. Me aritmetikën sot jemi në hall, se ka filluar një sulm.

E keni parë, e dëgjonim Lulin, artistin, kur thoshte  7×7=42, na dukej një tmerr i madh. Tani është 7×7=6 milionë dhe ka edhe një x më pas sepse nuk dihet se çfarë ndodh më pas.

Këto nuk janë aritmetikë e bazuar të imagjinata, por shifra njerëzisht të punësuar", tha Rama. 

3 Komente

  1. B
    Beni

    7*7 = McGonigal

    Përgjigjjuni
    1. s
      socialisti i vertete

      Aipa disa matematicienve rilindas 7 x 7 bejne 135 milion euro te inceneratoreve qe nuk ekzidton fare, po fare fare, asnje tulle e vetme, por ekziston nje grope e madhe ku po varroset drejtesia e re qe mbron korrupsioni qindramilion euro

      Përgjigjjuni
      1. f
        funderrine historike

        Funderrine dhe i paftyre, sic je vet ti: Populli e din dhe e prek ate korrupsion, qe po ben ti ne keto zgjedhje, ku vec parave te shpenzuara, perdor dhe aparatin shteteror, ne sherbim, te vjedhjeve te ketyre zgjedhjeve.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje