Pullazi “ia përplas në sy” kandidatit të PD-së: Objektivi juaj kryesor, mbrojtja e Sali Berishës nga drejtësia

10 Prill 2025, 16:40Politika TEMA
Pullazi “ia përplas në sy” kandidatit të PD-së:

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Florian Pullazi ka qenë së fundmi përballë kundërshtarëve demokratë ku dhe u diskutua lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit si dhe për objektivat e dy forcave politike kryesore në vend.

Gjatë fjalës së tij në News 24 Pullazi theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe progresit për Shqipërinë, duke shprehur më tej besimin se më 11 Maj shqiptarët do t’i ofrojnë masivisht mbështetjen e tyre Partisë Socialiste, duke siguruar kështu një të ardhme më të mirë për vendin dhe një hap më tej drejt integrimit në familjen e madhe europiane.

“BE e ka cilësuar Shqipërinë si vend që ka menaxhuar financat publike. Sot prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur. PS garanton vazhdimin e reformave dhe punëve të mira për Shqipërinë. Shpresoj që më 11 maj, shqiptarët të japin një mbështetje të madhe për PS. Në fund, ta marrim edhe pasaportën e BE, që të kemi lehtësira”, tha ai.

Ndërkohë, nga tjetër kandidati i Partisë Demokratike, Tedi Kopliku tha se Partia Socialiste premton pasaportën europiane, që edhe shqiptari i fundit të presë biletën për tu larguar nga vendi.

Kjo deklaratë e kandidatit demokrat u kundërshtua menjëherë nga Pullazi i cili ritheksoi dhe njëherë të gjitha lehtësirat që qeveria shqiptare ka krijuar për qytetarët shqiptarë.

Më tej ai tha se ndryshe nga socialistët të cilët fokusin e tyre e kanë te mirëqenia e qytetarëve, i vetmi objektiv për demokratët është mbrojtja e Sali Berishës nga drejtësia.

Pjesë nga debati:

Tedi Kopliku: Pasaporta europiane është që të ikë dhe shqiptari i fundit. Shqipëria Madhështore do vrasë frikën e shqiptarëve. Këta e konsiderojnë veten Zota të shqiptarëve. në 12 vite nuk ka bërë asgjë.

Florian Pullazi: Ne duam të kthejmë shqiptarët. I ke parë sa bujtina janë hapur në Theth.

Tedi Kopliku: Bujtinat janë për norvegjezët, shqiptarët kanë ikur. Të gjitha i keni vjedhur.

Florian Pullazi: Objektivi kryesor i PD është që të shpëtojë Sali Berisha nga drejtësia.

4 Komente

  1. M
    Malsia

    Edhe te rinjte me PD flasin dhe imitojne ne perfeksion Qoftelargun eshte interesant te behet nje studim per kete lloj sjellje cilat jane shkaqet se pasoja dihen truri I vogel paralizohet

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labi

      Habitem si ka ra Flori ne ket nivel merret me dy vulhumbur,eshte ajo kategori qe nuk behen kurr njerez.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maro

        Shoku lali Erit...Pullazi...

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Kriminelu Sali, menjehere pas zgjedhjeve ekstradohet nga nderkombetaret dhe shkon ne gop te Shiqeres

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje