Fushata elektorale në prag, projeksionet se cila forcë do fitojë, aleanca opozitare, partitë e reja dhe të tjera zhvillime, ishin sot temë e diskutimeve në ‘Studio Live’ të Report Tv.
I ftuar të moderatorit Arbër Hitaj ishin ish-deputeti Halit Valteri, që aktualisht kandidon në listën e hapur të Tiranës për PS-në më 11 maj.
“PS është në fushatë prej kohësh, me dhe për qytetarët, për të dëgjuar dhe përmirësuar çfarë nuk është bërë mirë. Uroj dhe shpresoj të jetë fushatë e qetë. Ata që e kishin humbur rrugën dhe që ndiqnin vjedhjen, vrasjen, kanisje, t’i kthehen rrugës së duhur, t’i kthehen Zotit. Ata që ndjekin rrugën e të fortit, parasë, presionit, sulmit, do përballen me ndëshkimin e ligjit dhe do marrin përgjigjen. PS është në objektivin 20 dhe 21 manadate në Tiranë, ku dhe jam kandidat. Kam marrë më shumë se 3 mijë vota më 2021 kur nuk kisha këtë forcë, isha i ri, kur bëja denoncime dhe njeriut të korruptuar në vend që ndodhet pas hekurave, Ilir Meta. Nëse duan një njeri të pakompromentuar dhe që nuk bëhet palë me të keqen, shpresoj të më votojnë, për të mbrojtur interesat e tyre”, thotë ish-ligjvënësi që kandidon në listën e hapur të PS për Tiranën më 11 maj.
“Nuk ka Gazment, Monikë, Ilir që e ndal Shqipërinë 2030, ky tren është nisur dhe nuk ka kush e ndalon dhe pengon. Vota e çuar dëm për kënetën dhe Sali Berishën, është kundër viktimave të Gërdecit, për mbajtjen e parave të firmave piramidale, për autorët e krimeve të 21 janarit dhe vjedhjet. Populizëm dhe premtime boshe, por shqiptarët e peshojnë gjithçka. Mos eksperimentonin me babin e Zenit dhe me “Gaz Karrigen”, që herë i ipën mbrapsht kariges dhe herë para, sipas interesit që ka”, shprehet Valteri.
Ish-deputeti ndau mendim edhe për aleatët e Berishës në këto zgjedhje.
“Te opozita është bërë si gjellë qensh, çorbë e prishur dhe me gjak të prishur. Qirje Vangjeli thotë Vorio-Epir, por nuk ka atje, ka vetëm gjenocid, është tokë shqiptare, është derdhur gjak. Nocioni Vorio-Epir nuk ekziston, është Shqipëri dhe Çamëri. Pastaj dhe Shpëtim Idrizi, duhet të dalë përballë tyre, se nuk përfaqësohen kështu çamët duke bashkëpunuar me Fredi Belerin. Atje ka koalicion pazaresh, antikombëtar. Këta punojnë kundër Shqipërisë, duan vetëm të vjedhin. Përballë kemi aleancën e kllounëve, që nuk i voton as familja e tyre. Nuk kanë moral dhe kauza, sepse e kanë tradhtuar atë kauzë, duke ruajtur kauzat e tyre. Respekt për komunitetin çam dhe grek, por nuk i përfaqësojnë ata as Idrizi dhe as Dule. Shqiptarët i bashkon e ardhmja e PS-së dhe rruga drejt BE-së”, thotë ai.
Dhe në fund kujton se mazhoranca dhe Rama ikën vetëm me votën e shqiptarëve dhe jo me LaCivita apo pse në SHBA fitoi Trump.
“Rama ikën kur s’e votojnë shqiptarët, kur s’kanë palaço në koalicion dhe jo se fitoi Trump në SHBA dhe do iki Rama. PD është e mbushur me spiunë të Sigurimit të Shtetit. PD është peng e Ilir Metës dhe Sali Berishës që nga 1992 kur nisën bashkëpunimin mes tyre. Shqiptarët s’duhet të votojnë atë klasë të degjeneruar politike”, nënvizoi Valteri për ‘Studio Live’.
Bravo Valter. E meriton te jesh deputet i ardhshem Suksese.
Fytyra e ketij eshte fiks e ardhmja qe ofron Rama
Bravo Valteri! Ka kohe qe te shikoj te mbeshtetur fort me te dyja kembet ne toke. Le ta marrin vesh plehrat e serbit e te grekut se Shqiperia eshte e shqiptareve dhe jo e zagareve
Valter mos degjo keta komentuesit loqe. Ose ndoshta je dhe vete qe komenton per veten, nuk i dihet hahaha! Te te them te verteten: rama te ka lene noc rrokun mas zgjedhjeve. Do ta marresh vesh shume shpejt pastaj do te te durojme kur te besh si i zhgenjyer e te fillosh te shash edhe Ramen. Eshte historia jetes tende. Perdoresh shume dhe keq por ne kembim merr gjithmone noc rrokun. Qofte majtas qofte djathtas!! Dhe a e di pse? Sepse JE KOQE
bravo. valter. partia. e sali kriminelit. eshte. parti. kriminele. me flamur. muti noka dhe te gjith ata. kriminele. qe. i shkojn prapa kermes sali. qe ka dale. dhe na pen politik krimineli. po kush e beson kete kerme. pa le kur na erdi neper. dyqane. te na mbushte. mendjen. se nuk e dime ne se kush eshte. kerma sali berish. qe i vuri zjarin shqiperis
prandaj do votoj per rilindjen ,ka njerez me cilesi si ky Valteri ,shiko Edin shiko valterin kundermojne nga dituria dhe zgjuarsia
Zv drejtori i hipotekes.....nje merite e ke...ju vure Ilirit dhe e gozhdove...uroj si ty te dalin te tjere e te gozhdojne me prova ushunjezat e tjera.
Valteri e meriton plotesisht jo vetem qe te jete depudet i Rilindjes por edhe qe ky te marre drejtimin e PS. Kjo do ta nderonte PS dhe Rilindjen. Jam 100% i bindur se do ta drejtonte PS dhe shtetin 1000 here me mire se Rama. Kurre Valteri nuk do shembte shtepite e qytetareve, nuk do mbushte burgjet me fukaraj qe rregullojne catite dhe kriminelet ti bente depudete, kurre Valteri nuk do firmoste fap afap per inceneratore qe nuk ekzistojne por qe gllaberojne qindra milion euro , jam i bindur se Valteri nuk do i kish perzene 1/3 e popullsise nga Shqiperia, por do kish perzene anijet ne Vlore qe nuk u ndezen kurre por paguhen nga 90 mije euro ne dite, ashtu si jam i bindur se Valteri do kish nje ndjenje dhembshurie per 500 mije pensioniste qe marrin me pak se 200 euro dhe do ua kish rritur pensionin sadopak, do te kish meshire per ara 47% te femijeve qe sipas UNICEF nuk ushqehen ne tre vakte, jam i bindur se Valteri do ta perbuzte me neveri shishen e veres 33 mije euro sepse do kujtohet s ajo shishe vere eshte sa 250 pensione te atyre qe u kerkon voten, ashtu si jam i bindur se nuk do mbante avion ne dispozicion ku te shpenzonte 21 milion euro per dy vjet dhe keto para te kursyera do ti conte tek Onkologjiku qe njerzit te mos vdesin nga mungesa e ilaceve. Keto bindje i kam jo se e njoh, jo se kam pare apo do ta shof ndonjehere por e di se nje qe vjen nga populli dhe ka pare e ndjere hallet e popullit ka tjeter mendesi, tjeter dhimshuri, tjeter mentalitet me ate qe vjen nga Blloku.
O viktime muti jeni te gjithe plehra