Kandidatja e PD-së, Jorida Tabaku, që u la në listat e hapura nga Sali Berisha, po mbledh më shumë vota se gjithë lista e mbyllur e kandidatëve të partisë. Kështu u shpreh juristi Kreshnik Spahiu në studion e ‘Frontline’, në lidhje me përfaqësimin e grave në politikë dhe lidership.
Ai iu referua pikërisht një mesazhi jo të zakonshëm të dhënë ditë më parë nga Silva Turdiu, ish-sportistja dhe ish e fejuara e djalit të Mehmet Shehut në kohën e komunizmit, e cila apeloi për qytetarët e Tiranës dhe të djathtët që të votonin për Tabakun.
“Sot më bëri përshtypje mesazhi i një gruaje të famshme, që ka thyer heshtjen pas 30 viteve, dikur kundër regjimit komunist, ish-sportiste e njohur, Silvia Turdiu, që doli për të thyer heshtjen dhe dhënë mesazh politik për herë të parë. Bëri një thirrje dhe më ka bërë përshtypje, që kërkoi votën publikisht për kandidaten e PD-së Jorida Tabakun, një kandidate e Tiranës.
Kam ndjekur rrjetet sociale, unë i përkas pikëpamjeve të ndryshme, por më duhet ta them se Jorida Tabaku ka bërë një fushatë të jashtëzakonshmë në Tiranë. Më duhet ta them se ajo po punon 10 herë më shumë se ata që kanë emrin në listat e sigurta të PD-së. Madje po mbledh vota dhjetë herë më shumë se sa ata që i kanë emrat në listat e sigurta për deputetë”, u shpreh Spahiu për Report Tv.
Ai e përballi këtë situatë edhe me një analizë për gratë anonime në politikën e mazhorancës, që emërohen dhe largohen pa bërë zë. Por vuri në dukje se “gratë socialiste kanë treguar më shumë karakter sesa burrat socialistë”.
“Në krahun tjetër vë re se gratë socialiste kanë treguar më shumë karakter se burrat socialistë. Por jam skeptik për inflacionin politik të grave socialiste dhe përfaqësimin e tyre në Kuvend apo në poste. Ka ministre dhe deputete socialiste ku vijnë si anonime, emërohen si anonime, bëhen ministre si anonime dhe po të ecin në rrugë s’i njeh askush pasi largohen.
Nuk flasin asnjëherë në Parlament, ose janë të padukshëm dhe harrohen, s’i mban mend askush. Të emëruarit ministre nuk është qokë, është përgjegjshmëri, se ke fatin e miliona personave në dorë dhe nuk duhet të jesh anonim”, nënvizon juristi mes të tjerash.
paske pi i cik o Kresho...kunder regjimit komunist...Cilva...!!!??? hahaha...
Ka 3-vryma .ka nafak.i rrasen mrena nji tufe peshqish e ngjalash
Si shume ta kane zgjatur keto TV te berishes more kec .Populli ka mend per me shume se ty qe u largove dhe nuk qendrove ti tregoje vendin nje krimineli por ike me bishtin neshale se nuk te perfilli mbas protestave qe dilje me saliun , more cjap .Propaganda jote i jep uje saliut .
O Kreshnik pse ben sikur nuk kupton qe edhe nese mblidhka sipas teje shume vota Jorida, Votat shkojne per Sali Kullen dhe mbajtjen peng te opozites me te ne krye te PD dhe Ramen kryeminister. Prap kjo eshte ne vazhden e pseudo liberales te Jorida mashtrueses sidomos te komunitetit tironas.
O Kreshnik po koq… ngele po kush e voton Joridën, asnjë tirons i vërtet, ëë ndoshta ndonjë nga Bathorja, atje janë tokat e tironsve që tani janë “tokë e xanun”. Përse ta votojnë për preshët që blen në treg apo se bën si ekonomiste “fuori serio”? Po si nuk shkëlqeu asgjëkundi po tërë kohën si skuthe fshiu pas Saliut, pastah dridhe fshihu pas Lulit, pastaj dridhe e fshihu pas Gazit. Kjo është Tabakja që do marri më shumë se burrat e PD, sipas këndvështrimit tënd. Vazhdo mshoi Gjermanis se këtu i ke lar duart nuk e kupton më situatën. Shqipëria evolon përditë paralel me Inteligjencën Artificiale.
Ky maloku i Sali Kermes hajduti ekzemplare i bandes se Saliut tani vodhi nga emrimet ne drejtesi me Presidentin super hajdut Bamir Topi prej lecke flet si udherrefyes malokesh nga Gjermania.... Kreshniku si cdo bandit e hajdut i Saliut ben gjithollogun , seksologun.., analistin e blere etj. Te gjithe Juristet.... dhe analistet ....jane maloke Tropoje. Spo na del prekurorja me hajdute mbesa e Saliut....Elisabeta Buca Imeraj e Tropojes .Vicidolit
Ky maloku i Sali Kermes hajduti ekzemplare i bandes se Saliut tani vodhi nga emrimet ne drejtesi me Presidentin super hajdut Bamir Topi prej lecke flet si udherrefyes malokesh nga Gjermania.... Kreshniku si cdo bandit e hajdut i Saliut ben gjithollogun , seksologun.., analistin e blere etj. Te gjithe Juristet.... dhe analistet ....jane maloke Tropoje. Spo na del prekurorja me hajdute mbesa e Saliut....Elisabeta Buca Imeraj e Tropojes .Vicidolit
Si po i numeron ti atje nga Berlini votat e Tabakut? Kaq banal me kesi formash bllofi dhe diversioni?!...