Për herë të parë Partia Socialiste ka fituar në zonën e Paskuqanit. Rezultatet paraprake të KQZ-së, konfirmojnë fitoren e Partisë Socialiste në këtë njësi bashkiake. Elisa Spiropali, pas mesnate, ndan videon nga KZAZ e Paskuqanit.
“Për herë të parë në Paskuqan kemi marrë një fitore, me një përmbysje absolute të rezultatit, falë punës së të gjithë strukturave tona të Partisë Socialiste, kandidatëve, dhe gjej rastin të falenderoj të gjithë komisionerët, vëzhguesit, numëruesit, aktivistët e Partisë Socialiste, Kryetarin e Bashkisë, Rakipin, kandidatet Linditën dhe Kejsin dhe të gjithë ata që kanë punuar me shumë zemër këtu në Paskuqan.
Ky rezultat është dëshmi e një fitoreje të pastër, një fitoreje të bukur, një fitoreje që reflekton punët e jashtëzakonshme që janë bërë në Paskuqan, investimet në infrastrukturë, në çerdhe, në kopshte, në shkolla, si kjo shkollë fantastike këtu, parkun e Paskuqanit, ndriçimin e gjithshka tjetër që kjo njësi e meriton dhe ka votuar kaq qytetarisht, duke mbështetur ata që bëjnë punën, Partinë Socialiste, Edi Ramën, Qeverinë, Bashkinë që i kanë dhënë kaq shumë kësaj njësie.
Këtë fitore ne e prisnim, se për këtë fitore kemi punuar katër vite, jo vetëm muajin e fushatës.
Kjo ishte fitorja për Shqipërinë 2030 në BE, ky ishte misioni ynë historik dhe ia dolëm me një fitore shumë të madhe”,- u shpreh Spiropali.
E ka zgjeruar gjeografine e cfaqjeve jarem jarem, nen dirigjimin e shallvare ziut.kjo cingije e dale fare e boje.
Laj gojën dhe mendohu me ato 2 gram tru që të kanë mbetur, kur flet për një zonjë, për një nënë, për kryetaren e kuvendit të republikës, që është figura e dytë më e lartë në hierarkinë shtetërore. Nuk është burrëri të fyesh një grua në detyrën e vet por një paburrëri e theksuar.