Zgjedhjet - Mungon shiriti i sigurisë në një qendër votimi në Vithkuq, Policia nuk e merr në dorëzim

10 Maj 2025, 16:16Politika TEMA
Zgjedhjet - Mungon shiriti i sigurisë në një qendër votimi

Nesër në Shqipëri mbahen zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Fushata elektorale përfundoi prej mesnatës së mbrëmshme, pas një muaji takimesh elektorale dhe fjalimesh në mitingje.

Në shumë qarqe të vendit ka nisur dhe po vijon procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore nga KQZ në KZAZ-të e ngritura dhe më pas nga këto të fundit drejt qendrave të votimit në njësitë administrative apo bashkitë ku janë ngritur.

Ndërkohë, në një qendër votimi në Vithkuq në Korçë, e cila mban numrin 41/70, mungon shiriti i sigurisë që vihet tek dera e qendrës së votimit.

Materialet zgjedhore janë dorëzuar në këtë qendër votimit, por policia nuk po merr qendrën e votimit në dorëzim, ndërsa pritet që KZAZ të kryej verifikimet përkatëse.

Lini një Përgjigje