Çokollata të çlodh

8 Dhjetor 2010, 18:23Lifestyle TEMA

Nëse e keni të vështirë të ngriheni nga krevati në mëngjes dhe nëse ndiheni gjithë ditën të lodhur, mos u mërzisni. Vetëm një cope çokollatë do t’ju heqë gjithë lodhjen.

Shkencëtarët pohuan se çokollata lehtëson shenjat e sindromës së lodhjes kronike.

“The Telegraph” njofton se studiuesit e Universiteti Hull në Angli dhe shkollës së mjekësisë Hull, vërtetuan se çokollata bitter ndihmon në lehtësimin e shenjave të sindromës së lodhjes kronike.

Në studimin e publikuar në revistën mjekësore “Nutrition Journal”, bëhet e ditur se shkencëtarët testuan një grup që vuante këtë shqetësim. Për tetë javë i dhanë çokollatë bitter, pastaj e ndërprenë për t’i dhënë kakao të së njëjtës shije.

Tek të sëmurët nga të cilët u kërkua të konsumonin nga 15 gr çokollatë tre herë në ditë, nuk u bë ndonjë ndryshim tjetër në ushqyerje. Në fund të studimit, të sëmurët pohuan se kanë pasur ndryshime të mëdha.

Lini një Përgjigje