Liri të përdhosura

11 Dhjetor 2010, 20:30Editorial TEMA

Nga Enton Palushi

WikiLeaks dhe themeluesi i saj kanë fituar në dy vitet e shkuara disa çmime të rëndësishme në kategorinë “New Media” (Media e re). Interneti po revolucionarizon mënyrën se si bëhet gazetaria në botë. Ajo që quhet ‘gazetaria e qytetarëve’ po hedh themele mes dyshimeve mbi standardet gazetareske. Por publikimi i dokumenteve sekrete të ambasadave amerikane së fundmi ka ndezur më shumë debatin në mbarë botën për mënyrën se si duhet trajtuar kjo mënyrë e të bërit gazetari. Betejës së WikiLeaks i janë bashkuar me dhjetëra hakersa, të cilët kërkojnë që bota të jetë më transparente dhe që interneti të jetë i lirë për të gjithë. Pavarësisht debatit të ndezur, shumë njerëz bashkohen në idenë se është një sfidë për drejtësinë që të vendosë standarde ose precedentë në këtë drejtim, ashtu siç ka bërë edhe dekada më parë kur liria e medies ka hasur në kufij. Të gjendur në periferi të këtij debati, është mirë që të shohim se ç’ndodh me lirinë e medias në vendin tonë në një kohë kur bota po tenton të shkojë në nivelet më të larta të transparencës.

Mediat janë të forta në një vend ku drejtësia është e pavarur, me dinjitet dhe integritet moral e profesional. Vetëm një drejtësi e fortë mund të hapë rrugën e investigimit, mund të mbrojë gazetarët e burimet, mund të hetojë për të çuar përpara ato gjëra që kanë publikuar mediat. Ndërkohë që gjëja e parë që bëri kryeministri Sali Berisha kur erdhi në pushtet ishte se “ia hoqi” median nga duart drejtësisë. Duke shpikur manovrën se nuk do të ketë asnjë padi nga administrata për median, pavarësisht se çfarë do të shkruajë ajo, ai po i bënte një dëm të madh gazetarisë, e cila kishte nevojë të kthehej në një sfidë për drejtësinë. Duke e lënë median larg drejtësisë, ai punoi paralelisht në dy drejtime: së pari i ndau mediat në pro- qeveritare, që përfitojnë reklama e koncesione të ndryshme; dhe në kundërshtare të tij, të cilat kërcënohen, gjobiten e mbyllen.

Së dyti, ai punoi për të vënë nën kontroll drejtësinë.

Kur u sigurua se drejtësia ishte nënshtruar, ai nuk e pati problem që t’i hedhë asaj copa të medias për të shqyer.

Pasi e ka përdhosur drejtësinë, nuk ka fare turp e deklaron se për gjithçka duhet të vendosë ajo.

Në këtë klimë terrori ka mbërritur edhe rasti flagrant i gjobitjes së gazetës Tema nga Zeqine Sollaku. Kjo e fundit është një gjykatëse, për të cilën një inspektorat i qeverisë Berisha ka përgatitur një dosje voluminoze me shkelje të rënda. Kjo nuk e ka penguar atë që, në kundërshtim me ligjin, të vendosë në gjykatën e saj një gjobë stratosferike ndaj gazetës.

Ky është qëndrimi që ka kryeministri Berisha ndaj lirisë së medias, për të cilën thotë se ka luftuar që në nisje të demokracisë e deri në ditët e sotme. Për të pasur një ide të qartë se çfarë është në gjendje të bëjë Berisha për të mbrojtur “liritë”, shihni se si i skuqur dhe me ngërdheshje në fytyrë sulmonte për një orë rresht në një konferencë për shtyp drejtësinë shqiptare pse po hetonte Damir Fazlliç, duke deklaruar se po cenohej liria për të bërë biznes dhe duke mbrojtur një njeri që ai dhe e bija e pranojnë se e kanë mik familje dhe klient. Pasi të keni kujtuar këtë shfaqje, përpiquni të sillni në kujtesë ndonjë gjest publik që ka bërë ky kryeministër në mbrojtje të lirisë së medias. Nuk do gjeni asnjë të tillë.

6 komente në “Liri të përdhosura”

  1. tropojani says:

    Thjesht dhe sakte, prandaj edhe bindes.

  2. Sauksi says:

    bravo z. enton keni ber 1 pun te mire. a mundem me e shumfishu ne facebook shkrimin>

  3. huri says:

    LIRI ME GISHT….

  4. Aranit Pojani ,Fier says:

    Zeqine e” Don Sollakut”
    Bej temena Sali plakut
    Sot qe eshte ai ne jerm
    Ka nevoj per oksigjen.
    Mbaj avazin e doktorit
    Qe ja beri nenen Dhorit.
    Sala vete vrau e vodhi
    Ju breket ne koke u hodhi.
    Xhinxhile e drejtesise
    Jepi ,jepi frymr Salise
    Se koha po e vidhise

  5. jani uk says:

    po cfare mund te presesh nga nje kryeminister qe e perdhunon midian dhe gjithe drejtesia ne shqiperi ka frike! keto jane lirite e perdhosura te nje populli

  6. leon says:

    Zoterinj te nderuar :te PAPUNE,LYPESA,ANALFABETE,TE DROGUAR,PROSTITUTA,TE BURGOSUR,ish pronare,ish te perndjekur,ish DESHMITARE TE GERDECIT,SOT NE VARREZA,ish te gjalle,por sot te vdekur ,etj,etj!!!Ju jeni pjesa me e LUMTUR e regjimit te SATRAPIT BERISHA!!!Shkodranet,si ADHURUES TE PAMPOSHTUR TE BERISHES,ndonese te PERMBYTUR NGA BERISHA,KY ARMIK I PERHERSHEM I TYRE,I MASHTRON KAQ BUKUR KETA DERDIMENE,SA JANE GATI TE VDESIN ME EMRIN E PASHAIT TE TYRE KRIMINEL!!!A JU KUJTOHEN NAZISTET,KU ISHIN PARA PUSHKATIMIT DHE THERRISNIN :”HAIL,HITLER”????Ja keta jane shkodranet e sotem!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje