Vdekja e Hollbruk pikëllon kosovarët

14 Dhjetor 2010, 12:20Politika TEMA

I dërguari special i SHBA’ve për Kosovë Richard Hollbruk bashkë me ambasadorin e Britanisë në ish – Jugosllavi, Brajan Donelli gjatë një takimi në Prishtinë me liderin historik të shqiptarëve, Ibrahim Rugova. Kjo është një foto e arkivit të 10 tetorit të vitit 1998, që e ka botuar sot agjencia prestigjioze e lajmeve, Reuters. Ditë më parë, djali i ish-presidentit të Kosovës, Rugova, Ukë Rugova kishte thënë se Hollbruk ishte një mik i madh i familjes së tyre. Ai vdiq në orët e para të mëngjesit të së martës. Para vdekjes ai ishte i dërguar i paqes për Afganistan dhe Pakistan. Hollbruk i kishte dhënë fund luftës në Kosovë me 1999.

Kosovarët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë humbje. Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçi, i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit amerikan, Barak Obama, me rastin e vdekjes së diplomatit Riçard Hollbruk.

“Me pikëllim morën lajmin për vdekjen e veteranit të diplomacisë amerikane, Riçard Hollbruke”, shkruan Thaçi dhe shton se i ndjeri “ishte ndër diplomatët më të njohur në nivel botëror, që dha kontribut të shquar në të gjitha misionet, duke treguar cilësitë e larta individuale dhe përfaqësimin e denjë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e paqes anembanë globit”.

Sipas zotit Thaçi, “vdekja e veteranit të diplomacisë amerikane është humbje e madhe, jo vetëm për SHBA-të, por edhe për popujt, për të cilët ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e paqes dhe arritjen e lirisë”

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, thotë se “për qytetarët e Kosovës, vdekja e Riçard Hollbrukut është humbje e një miku dhe një zëri mbrojtës të interesave të Republikës së Kosovës”.

1 komente në “Vdekja e Hollbruk pikëllon kosovarët”

  1. zeqa says:

    Diplomati amerikan Hollbruke per shqiptaret do te jete legjend e gjalle.Jemi popull me fat qe njohem nje njeri te tille dhe qe ishte me ne.
    Ai per ne shqiptaret e kosoves eshte i pavdekshem.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje