Një studim i Bankës Botërore sugjeron se Shqipëria do të hasë me probleme ekonomike në të ardhmen. Ajo që quhet bum ekonomik në këto vite, është thjesht i përkohshëm dhe sfidat e vërteta të Shqipërisë fillojnë tani. Shkrimin e plotë për këtë raport të rëndësishëm të BB do e lexoni nesër në gazetën Tema.
Përmbledhje
1. Që prej 1998, Shqipëria ka përjetuar një transformim të rëndësishëm që e ka ngritur renditjen e saj në nivelin e sipërm të vendeve me ardhura të mesme dhe ka mundësuar një ulje të ndjeshme të varfërisë. Rritja ekonomike midis 1998 dhe 2010 arriti mesatarisht mbi 6 përqind në vit – performanca më e mirë në Evropë. Kjo ndihmoi në përgjysmimin e varfërisë absolute, që si numër individësh ra nga 25 përqind e popullsisë në 2002 në 12 përqind në 2008. Periudha e fundit e krizës globale e ka ngadalësuar disi rritjen ekonomike por jo aq ashpër si në shumë vende të tjera.
2. Renditja mes vendeve në nivelin e sipërm me të ardhura të mesme sinjalizon një ndryshim të rëndësishëm të natyrës së sfidave me të cilat përballet Shqipëria në ecjen e saj përpara. Rritja ekonomike e kohëve të fundit i atribuohet në masë të madhe lëvizjes së dukshme të punëtorëve nga bujqësia në sektorët e shërbimeve dhe prodhimit. Kjo rishpërndarje ndër-sektoriale e fuqisë punëtore nga aktivitete me produktivitet të ulët tek ato me produktivitet më të lartë është e mirëpritur, por kjo ka të ngjarë të jetë vetëm një mënyrë e përkohshme për të përmirësuar produktivitetit të përgjithshëm. Dikur, këtij procesi do ti vijë fundi në Shqipëri dhe rritja ekonomike do të duhet të gjenerohet gjithnjë e më shumë nga politikat që mbështesin rritjet brenda-sektoriale të produktivitetit.
3. Sfidat e reja pasqyrohen gjithashtu dhe në natyrën e marrëdhënies së Shqipërisë me vendet e tjera në aspektin ekonomik global më të gjerë. Vendet në nivelin e sipërm me të ardhura të mesme përballen me konkurrencën e vendeve si sipër ashtu dhe poshtë tyre në renditje. Poshtë tyre, vetëm pak nivele më poshtë në fazën e zhvillimit, janë konkurruesit me paga të ulëta, të cilët prodhojnë të njëjtat produkte dhe konkurrojnë nëpërmjet fuqisë së lirë punëtore. Sipër tyre në renditje janë vendet më të pasura të cilat prodhojnë produkte më komplekse, duke përdorur procese më të avancuara prodhimi dhe të cilat konkurrojnë në bazë të inovacionit, adaptimit dhe aftësive. Për rrjedhojë, vendet me të ardhura mesatare te larta si Shqipëria gjenden nën presion. Atyre u duhet të përparojnë ose do të kalohen nga vendet e tjera.
4. Përveç kësaj, Shqipëria po integrohet gjithnjë e më shumë në sistemet globale të prodhimit, duke u bërë më e varur nga tregtia ndërkombëtare si dhe teknologjia dhe kapitali ndërkombëtar. Në të ardhmen e afërt apo dhe afatmesme, rritja ekonomike globale ka gjasa të jetë më e ngadaltë duke i bërë më të vështira kushtet dhe disponibilitetin e kapitalit. Këta faktorë të jashtëm po bëhen gjithmonë e më të rëndësishëm për Shqipërinë ndaj duhen marrë parasysh dhe i duhet përshtatur.
Comments are closed.
Te gjitha metodat e Saliut per te mbajtur fronin merziten jo vetem shqiptaret,por edhe ndekombetaret
edhe pse me ta jane arxhuar ryshfete te medha, keto kane ulur teper idene se Berisha ka aftesi.Kercenimi ekonomik eshte gracka qe ka rezuar historikisht c’do monokrat.Kur shteti harxhon me shume se sa prodhon ai shembet si kullat e reres.Kur shteti s’can koke per borxhet qe ju qep brezave qe vijne,nderkombetaret e urejne ate qeveri,sepse BE dhe SHBA,si kane fondet pa mbarim.Berisha kuitoi se shteti mbahet edhe pa ditur shkencerisht se si ai mund te mbahet.Eksperimenti Berisha ka vetem nje ruge ate te deshtimit. Politologu.
Shqiperia nje dite do shkerrmoqet ekonomikisht me keq se Greqia. Deri tani e kane mbajtur paret e emigranteve, prostitutave e droges.