Kreu i PS-së, Edi Rama, ka akuzuar mazhorancën se ka dështuar në bërjen e transparencës së zgjedhjeve dhe për refuzimin e rishikimit të buxhetit për përmbytjet në Shkodër. Rama deklaroi se refuzimi i Berishës, tregon qartë se në pushtet është një qeveri me vota të vjedhura. Në një konferencë për media, Rama theksoi se refuzimi për diskutimin e propozimit të opozitës për zgjidhjen e krizës politike duke ngritur një komision hetimor për zgjedhjet e shkuara mbi bazën e rezolutës së Parlamentit Evropian, tregon se qeveria po tërheq zvarrë një proces politik dhe po vazhdon të plaçkisë Shqipërinë. Rama pohoi se Berisha kërkon që të vazhdojë me vjedhjen e votave edhe në zgjedhjet e ardhshme.
Comments are closed.
edhe ti o zoteri, ne je i zoti ta largosh ate person dil dhe behe popullin per vete, ne nuk je i zoti ik dhe ti majat nga themrat, se i nxite jeten ketij populli, njeri dil e fol ,e tjetri dil e shaj, jeni ber me keq se ato telenovelat ,me grat e liga, hajt qerohuni se e plaket ket popull….