Gjermania vlerëson Kroacinë pas arrestimit të ish- kryeministrit: Jeni shumë pranë BE-së

11 Dhjetor 2010, 20:59Politika TEMA

Menjëherë pas arrestimit të ish- kryeministrit Ivo Sanader, Gjermania ka dhënë e para sinjalin se Kroacia është në hapat e fundit drejt Bashkimit Europian.

Gjatë konferencës për Ballkanin që zhvillohet në Berlin, ministri i jashtëm Guido Westervelle u tha gazetarëve se Kroacia është në etapën e fundit të rrugës drejt BE-së.

Gjermania shprehu besimin e plotë në sistemin gjyqësor të Kroacisë pas arrestimit të ish-kryeministrit Ivo Sanader, i akuzuar për korrupsion.

“Kemi besim të plotë në sistemin gjyqësor dhe besojmë se çdo gjë do të arrihet me korrektësi dhe në përputhje me ligjin”, u shpreh Westervelle.

Ish-kryeministri kroat që akuzohet për korrupsion u arrestua në Austri. Prokurorët kroatë thonë se Sanader gjatë kohës që ishte në pushtet në vitet 2004-2009 kishte synuar ngritjen e një fondi për partinë HDZ.

Pas takimit me homologun kroat Gordan Jandrokoviç, Westervelle tha se Gjermania mbështet përpjekjet e Kroacisë për të qenë pjesë e BE.

“Kroacia është në etapën e fundit të rrugës drejt anëtarësimit në BE dhe Gjermania do të mbështesë këto përpjekje”, theksoi ministri i jashtëm gjerman.

4 komente në “Gjermania vlerëson Kroacinë pas arrestimit të ish- kryeministrit: Jeni shumë pranë BE-së”

  1. Bahri shyti says:

    Kroacise i limete per ket gjest te mire te luftuimit te korrupcionit,po soke te tille Sanader ka shume ne ballkanin e vogel qe duhet ta ndjekun nje rruge te tille te korrupsionit nese deshirojne qe popullit te vet t“ia permiresojne gjendjen e jeteses.

  2. mirdashi says:

    mos ndoshta pas arestimit te kllounit te vicidolit dhe Shqiperia do jete shume prane B. E.

  3. Ndoc Sukaj says:

    Ne nuk i dime,, mekatet,, e ish kryeministrit te Kroacise,i cili do te pergjigjet para drejtesise se vendit te vet.Ndjejme dhe shohim cdo dite cfar po ndodh ne Shqiperi ku cfaredo qe te bejne politikanet dhe pushtetaret ne kundershtim me ligjin gjithmone dalin ,,pa u lagur,,kurse njerezit e thjeshte,ata qe jetojne me veshtersi po lagen duke paguar Korrupsionin e Qeverise me te korruptuar Shqiptare.Le te jetojme me shprese se do te gjinden shqiptare qe do te shpetojne vendin nga duart e Mafias Politiko -Ekonomike.

    1. tatata says:

      Dhe mediatike…..

Comments are closed.

Lini një Përgjigje