Meta nuk i përgjigjet akuzave të bëra për vizitën e paguar nga CEZ. Ai sulmon kryetarin e PS se kërkon që shqiptarëve t’u rritet çmimi i energjisë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha dje në një konferencë për shtyp se manovra për të mos rritur çmimin e energjisë për qytetarët, por për të ulur çmimin e shitjes nga ana e KESH, bie erë të keqe.
“Problemi që unë ngrita dhe që është një problem që ne e ngremë si një problem parimor është fakti se e ashtuquajtura zgjidhje me faturën e energjisë duke ua ngarkuar përsëri shqiptarëve koston e kësaj fature përmes rritjes së borxhit të një ndërmarrje shtetërore që është një ndërmarrje e shqiptarëve nuk është zgjidhja e problemit, por përkundrazi është një manovër që mban një erë shumë të keqe,” tha Rama.
Ndërsa ministri i Energjetikës, Ilir Meta, nuk ka dhënë asnjë përgjigjë në lidhje me skandalin e vizitës së tij në Çeki, të paguar nga CEZ, në kulmin e përmbytjeve në Shkodër. Meta ka thënë se Rama është i mërzitur pse nuk është rritur çmimi i energjisë.
“Unë e kuptoj që kryetari i Partisë Socialiste është i mërzitur se pse nuk u rrit çmimi i energjisë elektrike, sepse kishte dy muaj që kishte nisur fushatën kundër qeverisë që po rrit çmimin e energjisë elektrike dhe faktori kryesor për mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike është KESH-i, është performanca e tij e jashtëzakonshme gjatë këtij viti, duke arritur një rekord të prodhimit të energjisë elektrike me mbi 7 miliardë kv/orë deri tani dhe ky është një faktor i padiskutueshëm nga askush. Kjo ka bërë që të ulet kostoja e prodhimit të energjisë dhe kjo ka bërë që të mos rritet çmimi i energjisë për qytetarët shqiptarë për këtë vit dhe Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në Europë kur Enti Rregullator nuk vendos për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në të gjithë Europën çmimet e energjisë elektrike janë rritur nga 7-8 për qind deri në 10-12 për qind. Kryetar opozite që shqetësohet pse nuk rritet çmimi energjisë elektrike për qytetarët vetëm kryetar i Partisë Socialiste aktuale mund të jetë. Menaxhimi i kaskadës ka qenë mëse transparent, por të gjithë jemi dëshmitarë që kemi të bëjmë me fenomene natyrore të pakontrolluara,” tha Meta.
Një ditë më parë gazeta Tema botoi një shkrim që tregonte se zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, ka qenë për një vizitë private në Pragë, i ftuar i drejtuesve të kompanisë CEZ, nga data 29 nëntor deri më 1 dhjetor. Burime nga përfaqësia jonë në Pragë i kanë thanë jo-zyrtarisht gazetës Tema se zoti Meta ka ardhur i ftuar privatisht në Pragë nga kompania CEZ. Ai ka fjetur në një nga hotelet më të shtrenjtë në Prage, në hotel “MANDARIN”. Për herë të parë gjatë një vizite jashtë shtetit, Ilir Meta ka qëndruar larg “syve” të shqiptarëve, përfshi këtu dhe drejtues të ambasadës në Pragë. I vetmi që e ka shoqëruar deri tek ministri i Ekonomisë çeke dhe zv/ministri i Jashtëm në takime të shkurtra kortezie ka qenë ambasadori Qazim Tepshi, i cili në përpjekje për të ruajtur diskrecionin e vizitës së zëvendëskryeministrit, i ka dhënë vetë makinës së ambasadës me flamur shqiptar duke e dëmtuar atë. Aksidenti ka ndodhur nga përpjekjet e ambasadorit për të ndjekur pas makinën e Ilir Metës. Pas kësaj zoti Meta është shoqëruar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i kompanisë CEZ në selinë e CEZ-it, në Pragë. Ai ka vizituar një nga centralet bërthamore në Çeki, dhe ka darkuar vetëm për vetëm me zv/drejtorin e CEZ.
Dyshimet e bazuar mbi këtë takim gjysmë- sekret kanë të bëjnë me rritjen e re të çmimit të energjisë elektrike në Shqipëri me 15 përqind. Ilir Meta dhe njerëzit e tij në qeveri organizuan “një lloj presioni publik” kundër CEZ, e cila në fakt drejtohej mbi kryeministrin Berisha, me qëllim që çmimi i rritur për CEZ të kompensohej nga qeveria. Kjo shifër shkon në rreth 40 milionë euro në vit. CEZ fitoi 15% rritje çmimi sipas kontratës që ka me qeverinë tonë, jo përmes rritjes së çmimit të shitjes, por përmes uljes së çmimit të blerjes nga KESH. Sipas “zakoneve” të kontratave të tilla mes një zëvendëskryeministri dhe një zyrtari të lartë të një shoqërie private “sy më sy” ka gjithmonë një shpërblim për ndere të tilla që minimumi fillojnë me 5 për qind të shumës.
Comments are closed.
dhe ne cuditemi si beri 1.8 milion euro dritan prifti per nje vit.cudia tjeter si ky koke lopa ja la kete ministri me kaq shume para priftit?
o rama si duket do te kesh vajtur atje ku shkon mbreti me kembe prandaj ti ndjen eren e keqe!
kur te kuptojne ty , keta njerez primitive do jet teper teper vone, je i vetmi qe ke mundesine , deshiren ,dhe forcen ta besh ate vend… shqiperia nuk drejtohet nga shqiptaret … nga kush ? e dini fort mire ,dhe ju hipokriter qe jetoni ne ate vend dhe qe vrisni dhe baben tuaj, per nje grusht miell, popull flliqesire…
Si nuk ka turp ky ngrites peshash qe e rrotullon gjuhen si i vjen per mare ky hajdut i felliqur dhe vegel e sali skizofrenit.Ky maskara e tradhetoi partine e vet jo per interes te vendit,por per interes te xhepit te tij,vetem ai qe eshte budalla nuk e kupton se cili eshte ilir kokelopa.
Berisha dhe Meta bëjnë garë kush të fitojë më shumë nga shitja e pasurisë së popullit. Veçse Berisha është më i zgjuar se nuk futet vetë ,direkt, në valle. Ai fut të tjerët.