Krijimi i PD-së, Azemi kryetari i parë, Edi Rama në komisionet organizative

9 Dhjetor 2010, 21:18Politika TEMA

Komisioni nismëtar i PD, mbledhja e 13 dhjetorit, kur zgjidhej Azem Hajdari kryetar i parë i PD-së. Edi Rama një prej protagonistëve kryesor të komisioneve që do të merreshin me organizimin e PD-së  për zgjedhjet e  para pluraliste të 31 marsit

Nga Luljeta Progni

Pas zgjedhjes së anëtarëve të komisionit nismëtar, dhjetoristët e ’90-ës organizuan mbledhjen e parë të tyre për krijimin e partisë së re. Në këtë mbledhje  u përcaktuan anëtarët e grupeve të punës që do të merreshin me organizimin e partisë, qysh tek hartimi i statutit dhe programit të saj dhe deri tek organizimi i daljeve në shtyp, apo çështjet financiare.  Gazeta vijon të botojë pjesë nga protokolli origjinal i mbajtur në të parat mbledhje të komisionit nismëtar të PD në ditët e para të themelimit të kësaj partie.  Në mbledhjen e komisionit nismëtar të PD, u zgjodh Azem Hajdari kryetar i këtij komisioni,  dhe për këtë arsye ai konsiderohet kryetari i parë i PD-së.  Ishte zgjedhur ta mbante këtë post deri në një moment të dytë kur partia të ishte më e organizuar. Në mbledhjen e parë të komisionit nismëtar të PD-së u zgjodhën anëtarët e grupeve të punës, si grupi i shtypit, grupi i financave, grupi elektoral etj. Në përbërjen e këtyre grupeve spikat emri i Edi Ramës, kryetari aktual i PS. Edi Rama ishte një ndër më radikalët e protagonistëve të dhjetorit 90, por historia e tij e përbashkët me PD ishte shumë e shkurtër. Duket të ketë qenë një figurë e rëndësishme për kohën, përderisa ishte zgjedhur të ishte anëtar i dy grupeve të rëndësishme të punës, që do të organizonin Partinë Demokratike drejt zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit. Edi Rama ishte zgjedhur në grupin e punës për çështjet elektorale si dhe në grupin e punës për statusin dhe programin e partisë.  Në përbërjen e grupeve të punës bëjnë pjesë anëtarët e komisionit nismëtar të PD por edhe emra të tjerë jashtë këtij komisioni, protagonistë të ngjarjeve të dhjetorit. Më poshtë botohet mbledhja e komisionit nismëtar në datë 13 dhjetor, kur po zgjidhej kryetar Azem Hajdari. Teksti më poshtë  referohet në mënyrë rigoroze protokollit të shkruar me dorë nga mbajtësja e këtij protokolli Ilenja Mëhilli.

Protokolli i plotë

Mbledhja e parë e komisionit nismëtar me disa të ftuar, e cila e ka për detyrë të përcaktojë grupet.

Foli prof. Gramoz Pashko: Ky është një komision nismëtar me disa të ftuar që përfaqësojnë disa shtresa. Përpara tij shtrohen disa probleme që brenda 10-12 ditësh duhet të zgjidhen.

Si pika problemesh

1-Duhet të përgatitet statuti

2-Duhet të bëhet programi elektoral që të paraqitet njësoj me atë të partisë tjetër

3-Një komision që duhet të drejtojë

4-Një komision që duhet të përgatisë këtë program

5-Komisioni i sekretarisë

6-Komisioni i parave, arkave

7- Duhet një bërthamë që duhet të merret me shtypin e çdo gjë, e këta njerëz që …

Duhen ndarë detyrat sipas grupeve që puna të mos dështojë e të bëhet në mënyrë më të mirë se ky ka përmasa monstruoze. Forca jonë duhet të jetë vetëm cilësia, ne kemi fituar vetëm nga zemërimi me partinë tjetër që ka punuar pa gjak.

-Profesor Sali Berisha tha që grupet kryesore janë ato organizative e financiare. Grupi organizativ më i rëndësishëm për jetën e  partisë. Edhe shtypi duhet të ketë një rëndësi të madhe. Duhet patjetër grupi organizativ

-Beni, votën ia dha Gramozit

Një grup që do të shkojë në ministrinë e drejtësisë

Prof. Gramozi tha që të lëmë një grup të veçantë e të lëmë disa vende të veçanta ku do të futen ato të rretheve. Të krijohet një komitet të kësaj pune, organizues të këtyre punëve. Debate të ketë, apo jo përgjegjës për çdo sesion. Me statutin do merret grupi organizativ me pjesëtar të jashtëm. Duhet një komitet që të merret me organizimin e këtyre punëve, me statutin etj. Duhen tete veta.

Azem Hajdari quhet kryetar i komisionit nismëtar fillestar, ndërsa anëtarët :

Ben Imami

Sali Berisha

Edmond Budina

Gramoz Pashko

Eduard Selami

Lekë dr

Edi Rama

Dhe katër persona pa emër

-Duhet të përcaktojmë komisionet organizative që përfshin dokumentet, statutin si mendja që do të organizojë këtë punë .

-Merita propozoi që komisioni të jetë kryesori dhe të tjerët të varur.

Grupi i shtypit:

Preç Zogaj kryetar

Genc Pollo zv.kryetar për konferencat e shtypit

Mitro Çela

Grupi i financave:

Merita Zaloshnja kryetare

Arben Likaj

Alma Bendo

Shpenzimet të ardhurat duhet të jenë të mëdha

Grupi elektoral:

Edi Rama

Arben Imami

Blendi Gonxhe

Shenasi Rama

Zenel Hoxha

Grupi i organizimit dytësor:

Leka…  institucionet shkencore

Grup shërbimi:

Tefal Malshyti

Arkan Manahasa

Ilir Dizdari

Grupi i sekretarisë:

Eduard Selami

Ilenja Mëhilli

Më vonë mbledhja e u ndërpre për arsye të njoftimeve të televizionit për gjendje jo të rregullt. U nisën grupe pune në rrethe. Mbledhja do të vazhdojë nesër në mëngjes

Mbajti protokollin: Ilenja Mëhilli

8 komente në “Krijimi i PD-së, Azemi kryetari i parë, Edi Rama në komisionet organizative”

  1. Aranit Pojani ,Fier says:

    Nga tere keta vetem nje mbeti Saliu,Enveri mbajti Xha Pilon ,ky asnje.Eduardi ne ka ardhur per ti bere pak retush Sales eshte i djegur pa hyre ne valle,se lexova nje interviste te Mimoza Ferrajt e qe shoqeron Selamin e sikur vinte nga kabneti Jozefines e jo nga tempulli i demokracise,apo ka ardhur qe Doktori te cilit i lepihej ti jap ndonje shuk me leke.

  2. orli says:

    Keta personat pa emer duhet te jene:Ramiz Alia,Xhelil Gjoni,Spiro Dede,Irakli Koçollari.

  3. albani says:

    Emrin e Edi Rames nuk e hasa kund ne ate dokument. apo mos para 20 vitesh e ka pasur emrin Shinasi Rama :)))))))))))))))))))

    1. Diktatori says:

      Po pse mor z. Alban, s’te thote gje fakti qe Edi Rama ishte anetar i dy komisioneve shume te rendesishme te asaj PD se pare? Po fakti tjeter qe kur fliste Azemi, Edi Rama e Blendi Gonxhe para mijerave ne Qytetin Studenti, tundej Tirana e tere, kurse z. Berisha e zinin me vershellima!

    2. XY says:

      Lexoji ngadale dhe me kujdes dokumentet o Alban.
      Ti vuan nga syte apo “ejakulimi i parakohshem”?

  4. shqyptar says:

    Alban po te kishe pare gazeten pdf ose print e shifje.ajo eshte njera prej faqeve te defterit te hallvaxhiut.

  5. enovl says:

    fati i keq, qe ky dru i shtrember hyri ne ate parti, dhe nuk e lejoi demokracine te zhvillohej ne shqiperi, po ta shikosh e kujdes listen te gjithe jane pishtaret e demokracise, po ka hyr palacua ne mes, dhe ja furi shqelmin demokracise. ca i ndoqi ca i futi neper qorsokake, ca jua beri si edi vet ai. dhe mbijeton ai pisllik plak….

  6. R.Soto says:

    Z.Enovl, mos u bej naif, ky dru i shtrember nuk hyri ne PD-ke te studenteve naive,por e FUTI Ramiz
    plakushi, kodosh politikan,qe polli enveri, te vazhdoje stafeta te cvate cifligun Shqiperi.Me tej do shohim si,kujt,kur,pse do ti jepet stafeta per cifligun. Shqiperise i duhet nje PARTI E RE, pa shushunjat
    R.Soto

Comments are closed.

Lini një Përgjigje