Vajza e Kryetares së parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka jetuar në Strasburg si studente në një shtëpi, e cila ishte marrë me qera nga përfaqësia jonë në Strasburg. Një burim i gazetës Tema nga Strasburgu i ka raportuar dje gazetës se “vajza e znj. Topalli gjithashtu ka banuar në një shtëpi të paguar nga Ambasada jonë në Strasburg. Për ketë gjë asaj i është bërë një emërim formal si ndihmëse/sekretare (administrative) në Ambasadë. Nuk e di nëse është paguar për ketë “pune”, por është fakt që mund të verifikohet se të paktën 2 vitet e fundit të shkollës ajo ka banuar në një apartament të marrë me qira në emër te Ambasadës sonë dhe të paguar nga buxheti i Ambasadës.”
Kjo e thellon më tej skandalin e nepotizmit dhe përdorimin e pushtetit për ndere familjare nga shumica e sotme.
Sipas dëshmisë që vjen nga një burim i përfaqësisë sonë në Strasburg për gazetën Tema, largimi i saj për në Paris ka kushtëzuar emërimin e të fejuarit të saj në ambasadë me qëllim që të vazhdohej të paguhej qëndrimi i saj. Gazeta Tema njoftoi dje se i fejuari i vajzës së zonjës Topalli, një këngëtar i ri, Luiz Ejlli, është emëruar në ambasadën shqiptare në Paris edhe pse arsimimi i tij lë për të dëshiruar dhe se emërimi është bërë jashtë standardeve profesionale, që aplikon qoftë dhe formalisht Ministria e Jashtme.
Tani që vajza ka shkuar nga Strasburgu në Paris për të kryer studime master, u gjet përsëri një mënyre që shpenzimet e strehimit të saj të paguhen me paratë e taksapaguesve, ketë here duke punësuar të dashurin e saj me të cilin ajo bashkëjeton ne shtëpinë e paguar nga Ambasada.
Comments are closed.
Keta jane bere aq te babezitur saqe edhe po te kishte mense ne Kuvendin e Shqiperise dhe megjithese kane vene pasuri marramendese, do te dilnin nga shtepia dhe do te hanin darke falas!