Një i ri pak vjet mbi 20 vjeç, i fejuari i vajzës së Jozefina Topallit, është emëruar në ambasadën shqiptare në Parisë, në sektorin e Kulturës. Bëhet fjalë për këngëtarin Luiz Ejlli, emërimi i të cilit është bërë disa muaj më parë dhe këto ditë ka zyrtarizuar fillimin e punës në Paris.
Emërimi duket se është nxitur nga fakti që vajza e zonjës Topalli është studente në Francë dhe më këtë rast bashkëjetesa me një djalë që punon në ambasadën shqiptare lehtëson infrastrukturën e jetës së tyre në Paris.
Ministria e Jashtme në Tiranë e konfirmon normalisht emërimin, ndërsa nuk ka asnjë zyrtar të konfirmojë nëse Luiz Ejlli ka bërë ndonjë konkurs, apo ka konkurruar sipas rregullave të Komisionit të Shërbimit Civil. I ri, i papërvojë në diplomaci, edhe CV-në e vetme të tij si këngëtar e ka të sfumuar tani si dhëndër i kryetares së parlamentit.
Reagimet rreth emërimit të tij janë të shumta, bile thuhet se dhe në Ministrinë e Jashtme ka pasur një farë hezitimi, por Ilir Meta ka vendosur gjithçka dhe i ka lënë vetëm formalitetet ministrit aktual.
Emërimi bie në sy në një kohë kur pushteti po akuzohet përditë e më shumë për lidhje nepotike dhe qeverisje familjare. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është zëri më i ashpër në parlament kundër opozitarëve që kritikojnë korrupsionin apo lidhjet nepotike, dhe ndoshta do t’i duhet të shkëputet paksa nga avokatia për Berishën për t’i bërë tashmë avokatin emërimit të dhëndrit të saj si diplomat pa përvojë në Paris, në një kryeqytet shumë delikat sa i përket cilësisë dhe përvojës që duhet të ketë trupi diplomatik.
Comments are closed.
Vajza e Topallit në shtëpi me qera paguar nga ambasada
Vajza e Kryetares së parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli, ka jetuar në Strasburg si student në një shtëpi e cila ishte marr me qera nga përfaqësia jonë në Strasburg. Një burim I gazetës Tema nga Strasburgu I ka raportuar dje gazetës se “vajza e Znj. Topalli gjithashtu ka banuar ne një shtëpi te paguar nga Ambasada jone ne Strasburg. Për ketë gjë asaj i është bere një emërim formal si ndihmese/sekretare (administrative) ne Ambasade. Nuk e di nëse është paguar për ketë “pune” por është fakt qe mund te verifikohet se te paktën 2 vjetet e fundit te shkollës ajo ka banuar ne një apartament te marre me qira ne emër te Ambasadës sonë dhe te paguar nga buxheti i Ambasadës.”
Kjo e thellon më tej skandalin e nepotizmit dhe përdorimin e pushtetit për ndere familjare nga shumica e sotme.
Sipas dëshmisë që vjen nga një burim I përfaqësisë sonë në Strasburg për gazetën Tema, largimi I saj për në Paris, ka kushtëzuar emërimin e të fejuarit të saj në ambasadë me qëllim që të vazhdohej të paguhej qëndrimi I saj. Gazeta Tema njoftoi dje se I fejuari I vajzës së zonjës Topalli, një këngëtar I ri Luiz Ejlli, është emëruar në ambasadën shqiptare në Paris edhe pse arsimimi I tij lë për të dëshiruar dhe se emërimi është bërë jashtë standardeve profesionale që aplikon qoftë dhe formalisht Ministria e Jashtme.
Tani qe vajza ka shkuar nga Strasburgu ne Paris për te kryer studime master, u gjet përsëri një mënyre qe shpenzimet e strehimit te saj te paguhen me paratë e taksapaguesve ketë here duke punësuar te dashurin e saj me te cilin ajo bashkëjeton ne shtëpinë e paguar nga Ambasada.
Ky eshte turp dhe asnje nuk reagon per kete vjedhje te taksapaguesve shqiptare. Nuk ka prokurori dhe ligj. Aty vjedhja eshte nje gje normale dhe kjo Jozefine eshte ne krye te hajduteve ne pushtet.Shqiptaret kane mare fund si ndergjegje civile e kombetare. U mesuan me kete psikologji te turpshme qe mos reagojne per keto, por te brohorasin per horrat qe i rjaepin dhe i dhunojne ne gjithe drejtimet.Turp.