13 dhjetor 1990 ishte nata kur u ngjiz Partia Demokratike e Shqipërisë pas mbledhjes së parë të komisionit nismëtar për krijimin e saj. Gazeta “Tema” boton për herë të parë procesverbalin origjinal të kësaj mbledhjeje, ku u vendos përbërja e grupit nismëtar, i cili shkoi më pas tek Ministri i Drejtësisë së asaj kohe për të dorëzuar kërkesën për krijimin e partisë. Nga bisedat e zbardhura vihet re se kryetari i ardhshëm i PD-së, Sali Berisha, nuk ishte shume aktiv në këtë mbledhje, ai bëri vetëm një propozim dhe një koment. Ndërkohë, Azem Hajdari dhe Gramoz Pashko duken më shumë të angazhuar në organizimin e partisë dhe të statutit. Atë natë nuk ishte ravijëzuar akoma figura e kryetarit të partisë së parë pluraliste pas 50 vitesh diktaturë.
Mbledhja e komisionit nismëtar të PD 13 dhjetor 1990
Procesverbal
Sekretari Ilenja Mëhilli, Sokol Tafaj
Sekretarët e udhëhequr nga Eduart Selami
Presidiumi përbëhet nga Arben Imami, Azem Hajdari, Sali Berisha.
Profesor Sali Berisha foli mbi iniciatorët e kësaj lëvizje, që do të jenë edhe bërthama e kësaj partie Demokratike. Foli për guximin e studentëve dhe kjo shërbeu si guxim për të. Kjo gjë ishte shumë dinjitoze. Profesori impresionohej shumë nga guximi i tyre.
Pavarësisht intelektual në formim e sipër ata e meritojnë vendin. Sali Berisha la vend për punëtorin..
Andokli Xhaferi, uzina ushtarake 91. shprehu besimin e madh te tij dhe popullin.. Ai foli për disa probleme që u kishin dalë.
– Ky program të lexohet në të gjitha ndërmarrjet, por drejtori vendosi që ky program të mos lexohej.
-Ndërhyri Beni dhe tha se presidiumi i Kuvendit Popullor do të japë një ligj të ri që është si më poshtë:
Shtetasit kanë të drejtë për formimin e partisë. Kjo duhet paraqitur në ministrinë e Drejtësisë me programin dhe statutin e saj. Nuk duhet të ketë ide fashiste … Nuk lejohen shtetas jashtë vendit. Vendoset për një muaj pastaj kandidaturat me 300 veta…
-Në sallë u tha nga një punëtor që të shpejtohet më shpejt se një muaj ky vendim që ne të hyjmë në zgjedhje. Ne kemi pritur 40 vjet e nuk presim më.
-Prof. S. Berisha tha që partia duhet të ketë mënyra sa më demokratike.
-Foli Azemi dhe tha që ka sabotator, por kanë ardhur me mijëra letra dhe telegrame. Ne duhet të punojmë sa më shumë …. Të punojmë me reforma demokratike. Duhet të bëhet një strukturë organizative. Baza Qyteti Studenti.
-14 veta në kryesi dhe duhen 6 student. Një nga salla tha se duhet të jenë studentët më të mirë.
-6 studentë, 4 intelektualë, 4 punëtor do shtohen në të gjitha rrethet.
-Duhet të bëjmë hapa konkrete të mira, si bazë e kësaj mbledhje duhet zgjidhja e këtij strukture.
-Një student hodhi mendimin se nuk duhet të ketë studentë ndërsa një punëtor tha se nuk ka rëndësi, studentë janë apo jo, por duhet të jetë një strukturë sa më e mirë të drejtojë dhe tha që tani për tani ka rëndësi që të ketë një shtyp të drejtë kjo parti.
Po kjo i përkiste një pike tjetër.
-G. Rama tha që duhej të vlerësohej guximi i studentëve por këta studentë në mbledhje thanë që ka censura në shtyp por shoku Ramiz tha që nuk ka censurë, por kjo nuk është e vërtet. Dhe të ne ka censurë. Në ligj konsiderohej se nuk ka.
-E. Budina theksoi se nuk na linte shoku Ramiz të flisnim.
-G. Pashko tha që dje u shpall krijimi i një partie dhe kjo është partia dhe ka bërë bujë të madhe në të gjithë shtypin botëror. Dhe gabimi ynë sado i vogël, jashtë do të merrej në të kundërt nga të gjithë. Ai nuk ishte dakord nga struktura që të mos kishte mjekë, sportistë, etj. se kështu deformohej një parti që është … e asaj tjetrës. Të ndërtohet një bërthamë mbi këto katër pika
Si do organizohet statuti
Punëtori s’ka pse të krijojë bërthamë të partisë në punë, por duhet të krijojnë sindikatë dhe që nesër duhet të bëhet paraqitja e statutit në ministri. Programi i partisë u bë afër me atë të Kavajës sikur ne bashkëpunojmë me të keq me ta dhe armikun…
Një punëtor nga miniera, tha se në bisede dolën disa probleme
1-qëndrimi i organizatave
2-leximi patjetër i statutit
Mendoj për dy shokë, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko. Të shtohet numri i intelektualëve dhe të përbëhet bërthama nga 6 studentë, 5 intelektualë e 5 punëtorë.
Foli profesor z. Brozi dhe tha që 6 studentë janë shumë dhe hodhi mendimin për 2.
Foli Beni dhe tha që këto ….si fillim komisioni nismëtar…
Ky program është shumë i mirë, serioz dhe është ndërtuar nga këta veta. Këta janë organizatorë dhe do jetë mirë që studentë të tjerë bien dakord të ngrenë dorën lart.
-Pro u bënë të gjitha
-Kundra: Foli D. Leka dhe tha së këtu nuk jemi mbledhur as për të zgjedhur, as për tu zgjedhur, se jemi përfaqësues të demokracisë.
Ai ishte i gëzuar që u vendos kjo demokraci dhe nuk duhet të bëhemi pro armiqve që sot kishin hapur formula të këqija mbi këtë parti. Dhe propozoi që vërtet kjo parti duhet të jetë më shumë intelektuale. Ai tha se PPSH kërkoi formimin e një partie studentore se nga partitë e tjera ka frikë.
Azem Hajdari aprovohet statuti
Alma Bendo aprovohet statuti
Arben Likaj aprovohet statuti
Blendi Gonxhe aprovohet statuti
Shenasi Rama aprovohet statuti
Gramoz Pashko aprovohet statuti
Sali Berisha aprovohet statuti
Preç Zogaj aprovohet statuti
Mitro Çela aprovohet statuti
Arben Imami aprovohet statuti
-Albert Shehu propozoi për Ilir Myftarin. Ai tha se Iliri është një nga intelektualët më të mirë të minierës partizan i parë i lëvizjes dhe u miratua.
-Një punëtor nga kombinati autotraktorëve “Enver Hoxha” dhe Sokrat Nesturi inxhinier mekanik u propozua dhe u miratua.
-Një punëtor nga ndërmarrja e ndërtimit profesionale tha se i duhej programi ta lexonte.
-Fatmir Beluli një përfaqësues nga Durrësi që kanë formuar një organizatë ilegale dhe tha se nuk ka ushqim dhe se programi i kësaj partie është i shkëlqyer dhe ka për të marrë masa ekonomike shumë të mëdha dhe nuk duhet të nxitohemi me fjalët e lëshuara.
Durrësi është për këtë parti plotësisht.
Foli profesor….. në institutin bujqësor Kamëz dhe tha se duhet të ketë edhe një përfaqësues të gruas, që quhet Merita Zaloshnja, aktiviste, intelektuale, grua e shkëlqyer, ekonomiste…
Një punëtor propozoi Merita Zaloshnjen me karakteristikat më lart.
-Profesor Berisha propozoi Zenel Hoxhën, pedagog.
-U theksua nga Azemi se ky është një komision organizator dhe nuk ka nevojë për diskutime të tepërta e të mos kalojmë në një lojë, por duhet të punojmë sa më mirë. Kemi caktuar grupet për statutin dhe grupet që do shkojnë në ministrinë e Drejtësisë.
Prandaj duhet të mendojmë që kjo parti të ketë ajkën… etj.
Kjo parti duhet të ketë … por jo nga poshtë.. me ato mundësi modeste
Të tëra ndërmarrjet të marrin ndihmat e veta se kemi shokë që janë shkëputur nga puna.
Një detyrë është se deputetët do zgjidhen më vonë edhe më mirë. Duhet të paraqitet memorandumi me 150 veta që do të paraqitet në ministri.
Prof Sali Berisha kërkoi që asgjë nuk duhet të dalë këtej në mënyrë të keqe se…
-Vij nga komisariati i Elbasanit, tha që s’ka rëndësi feja, por është mendimi gabim se në program ishte kjo pikë madje edhe të … edhe në parti a do të ketë …… apo jo dhe u përgjigjen që do të ketë por më vonë se tani është fillimi.
U theksua edhe një herë nga Beni se ky komision është fillestar, komision nismëtar.
U kërkuan 150 firmat e para dhe u dhanë.
Të gjithë miratuan të zgjedhurit njëzëri.
Dhe Alma Bendo nuk do të jetë dhe u hoq vetë, të tjerët janë të gjithë.
Pra janë grupi i komisionit nga këta veta:
Azem Hajdari
Arben Likaj
Blendi Gonxhe
Shenasi Rama
Gramoz Pashko
Sali Berisha
Preç Zogaj
Mitro Çela
Arben Imami
Ilir Myftari
Sokrat Nesturi
Zenel Hoxha
Merita Zaloshnja
Alma Bendo
T. Malshyti
Mbajti protokollin
Ilenja Mëhilli
SHENIM: Vendet me pika në procesverbal tregojnë pjesë të pazbardhura për shkak se shkrimi është i palexueshëm
Comments are closed.
Kush mbeti nga te gjithe te ikurit e komisionit ,ai qe nuk i duhet askujt.Ka 20 vjet qe te gjithe te tjeret jane harruar apo kane marre rruget e Europes dhe te Amerikes.Dhe spekullimi grotesk me emrin e tyre nuk mund te mbuloje bemat e te mbeturit.Do te shohim se c’fare do te ndodhe me te kur te mos jete ne kry te PD.