Arratiset ish-kryeministri kroat Sanader

9 Dhjetor 2010, 13:20Politika TEMA

Ivo Sanader, ish-kryeministri i Kroacisë, tani deputet në Sabor (Kuvendi i Kroacisë), ka ikur nga vendi, shkruan e përditshmja kroate “Jutarnji list”.

Sanader ka lëshuar vendin përmes kalimit kufitar, Bregana, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme (MUP), dhe atë disa orë nga arrestimit. MUP nuk kishte kurrfarë urdhër-arresti apo ndalimi për Ivo Sanaderin, ndërsa supozohet se ka shkuar në Slloveni, pasi ka nënshtetësi austriake.

Prokuroria shtetërore e Kroacisë, siç shkruan “Jutarnji list”, i ka dërguar kërkesë Saborit kroat që t’i heqë imunitetin parlamentar Sanaderit, me akuzën për parregullsi financiare në disa afera, në cilat përmendet emri i tij.

KOHA DITORE

1 komente në “Arratiset ish-kryeministri kroat Sanader”

  1. england says:

    Shpresoj,dhe besoj e njejta gje do i ndodhe dhe krye(mafiozit)ministrit tone sali,kur të vije ne pushtet partia socialiste,perndryshe shqiperia dhe shqiptaret do shkojne per lesh…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje