Ilir Meta, mysafir privat i CEZ në Pragë ditët e përmbytjes

9 Dhjetor 2010, 22:10Politika TEMA
Ilir Meta, mysafir privat i CEZ në Pragë ditët e përmbytjes

Hotel Mandarin Oriental në Pragë

Pasi bëri presion që CEZ të marr 40 milionë dollarë nga KESH ka shkuar privatisht në Çeki dhe ka qenë mysafir i zyrtarëve të CEZ. Gjithë detajet e vizitës dhe axhenda e tij në Çeki

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, ka qenë për një vizitë private në Pragë, i ftuar i drejtuesve të kompanisë CEZ, nga data 29 nëntor deri më 1 dhjetor. Protokolli i shtetit konfirmon se vizita e Ilir Metës ka qenë private. Kjo reflektohet dhe tek mungesa e njoftimeve publike nga Ministria e Ekonomisë për këtë vizitë.

Burime nga përfaqësia jonë në Pragë i thanë jo-zyrtarisht gazetës Tema se zoti Meta ka ardhur i ftuar privatisht në Pragë nga kompania CEZ. Ai ka fjetur në një nga hotelet më të shtrenjtë në Prage, në hotel “MANDARIN”. Për herë të parë gjatë një vizite jashtë shtetit, Ilir Meta ka qëndruar larg “syve” të shqiptarëve, përfshi këtu dhe drejtues të ambasadës në Pragë. I vetmi që e ka shoqëruar deri tek ministri i Ekonomisë çeke dhe zv/ministri i Jashtëm në takime të shkurtra kortezie ka qenë ambasadori Qazim Tepshi, i cili në përpjekje për të ruajtur diskrecionin e vizitës së zëvendëskryeministrit, i ka dhënë vetë makinës së ambasadës me flamur shqiptar duke e dëmtuar atë. Aksidenti ka ndodhur nga përpjekjet e ambasadorit për të ndjekur pas makinën e Ilir Metës. Pas kësaj zoti Meta është shoqëruar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i kompanisë CEZ në selinë e CEZ-it, në Pragë. Ai ka vizituar një nga centralet bërthamore në Çeki, dhe ka darkuar vetëm për vetëm me zv/drejtorin e CEZ.

Dyshimet e bazuar mbi këtë takim gjysmë- sekret kanë të bëjnë me rritjen e re të çmimit të energjisë elektrike në Shqipëri me 15 përqind. Ilir Meta dhe njerëzit e tij në qeveri organizuan “një lloj presioni publik” kundër CEZ, e cila në fakt drejtohej mbi kryeministrin Berisha, me qëllim që çmimi i rritur për CEZ të kompensohej nga qeveria. Kjo shifër shkon në rreth 40 milionë euro në vit. CEZ fitoi 15% rritje çmimi sipas kontratës që ka me qeverinë tonë, jo përmes rritjes së çmimit të shitjes, por përmes uljes së çmimit të blerjes nga KESH. Sipas “zakoneve” të kontratave të tilla mes një zëvendëskryeministri dhe një zyrtari të lartë të një shoqërie private “sy më sy” ka gjithmonë një shpërblim për ndere të tilla që minimumi fillojnë me 5 për qind të shumës.

Nuk është e sigurt se çfarë pazari ka arritur Ilir Meta me drejtuesit e CEZ privatisht, por e sigurt është se efekti i vizitës së tij dhe presionit publik mbi CEZ e transferoi gjobën e CEZ nga qytetarët tek KESH, dhe e la zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë tri ditë në Çeki për vizitë private, ndërkohë që Shkodra po mbytej nën ujë.

Opozita ka ngritur disa dyshime për këtë vizitë private dhe mungesë të zëvendëskryeministrit në krye të detyrës, por deri më sot nuk ka asnjë shpjegim. Është hera e parë që një ministër i kabinetit Berisha faktohet të ketë pasur vizitë të paguar nga biznesi privat në një vend tjetër dhe të ketë bërë takime “kokë më kokë” me menaxherët e tij, pasi ka përfunduar një kontratë rreth 40 milionë euro në favor të tyre.

12 komente në “Ilir Meta, mysafir privat i CEZ në Pragë ditët e përmbytjes”

  1. Flori says:

    Cfare ka per tu habitur ketu,maskarai dhe mafiozi nuk njeh kufije

  2. fred says:

    zoti i vrafte keto jane armiqte epopullit shqiptar legeni ilir meta te hapet bythesh se nje dite do te ja qine bythen

  3. Luto says:

    gjejne shesh dhe bejne pershesh. Opozita ka ngelur te TRANSPARENCA, kur Mafiozet pasurohen duke mbajtur peng pushtetin.

  4. Qukapiku says:

    PASURIA E SHPELARE

    Ilir Mete katundari
    Ne Ckrapar te pret gomari
    Pse e le te mjeruar
    Tiranen e ke pushtuar?
    Shih kazanin e rakise
    Alurin, qan,loton
    Distilierin Ilir Mete
    Ka dekada s’e shikon
    Eshte ndryshkur oksiduar
    Me raki s’ka distiluar
    Bosi ju be politikan
    Distilon biren me kazan
    Korcareve ja u rembeu
    Fabriken tradicionale
    Miliardat ku i gjeti
    Eshte pune konfidenciale
    Ilir Mete semundje bute
    Sa vjen te ndryshken trute
    Barqet, bythet te zgjerohen
    Kostumet pse te ngushtohen?
    Me ze miu ashtu thote:
    Jam i hapur absolutisht
    Trasparenca pune e kote
    Gjithemon pse i ben bisht
    Ilir Mete te doli boja
    C’do pune e bere gjoja
    C’fare s’ke thene per Saline
    Sot jetoni ne nje vrime
    E ka emrin korupsion
    Asnjeri nuk ju shpeton
    Mbi rogat qe kini mare
    Lundron pasuria e shpelare.

    Qukapiku.

  5. vlora says:

    te kesh dy byth nje ta mbash e nje ta cash.Keshtu vajti kjo pune………..

  6. arber says:

    pergezoj stafin e gazetes Tema per faqen e re interaktive, na mundesoni edhe ne te shprehemi sic kemi dashur gjithmone ta bejme ne gazeten tuaj opinionin per ceshtje te rendesishme.
    per sa i perket artikullit, kjo duhet ndare me shume te tjere Ilir meta gabon nese mendon se do i genjeje prape shqiptaret.

  7. Nje kalimtar says:

    Se mos hotelet nga 1000 e ca euro nata i paguan me parane publike vetem Meta? Interesohuni per Jozefinen, kur i bie nga Parisi tani qe ka gocen, se sa e paguan hotelin e sa para PUBLIKE shpenzon!

  8. leon says:

    Bravo Mero Baze per kete faqe te re,qe ke hapur!!!Ilir Meta shkoi ne Prage per te lypur per shkodranet,me qe vete ata nuk kane kohe per te dale ne kryqezimet e Europes e per te fshire xhamat e makinave!!!Mjafton emri i ri,qe u vuri Berisha Shkodres “VENECIE”,qe shkodranet ta ndjejne veten te lumtur!!!Ata tere jeten jane kenaqur me PRESHIN NE BYTHE!!!Kerkojne solidaritet nga ne te tjeret,ndersa TALLESHIN kur ne PROTESTONIM KUNDER BANDITIT BERISHA PER VJEDHJEN E VOTAVE!!!Hallall ta keni permbytjen e PESTE ,se e meritoni!!Votoni prap per Berishen,se kurre nuk keni qene njerez me tru,por servile te cdo pushteti!!!Ju kam pare edhe ne kohen e Enverit,qwe dridheshit edhe nga nje polic,o demokrate trushplare!!!

  9. hena says:

    te lutem investigojeni kete kompanine CEZ! e kam te veshtire ta besoj se nuk ka ndonje pronar shqiptar e gjithcka tjeter eshte fiktive…..cfare investimesh paska bere shperndaresi per rrjetin nese mund ta shpejgoj dikush???? pra cez e blen energjine nga shteti shqiptar me cmim te lire dhe ia shet popullit sa frengu pulen????? korrupsion thoni ju – kjo eshte vjedhje e hapur – i shkreti ti o popull qe vazhdojne te te bejne per budall….te kane shpelare trurin me dritat e fishekzjarreve neper mitingje…

  10. Aranit Pojani ,Fier says:

    Te lumte pena Mero Baze Makuteria s’po i ngop
    Na sjell te vertetat taze Vidh me soj e sorollop.
    Qendro burr ,mos u terhiq Sa per popullin e uritur
    Zhveshe Salen lakuriq Gjysem gjalle e gjysem mbytur
    Jozefine me shpirt te nxire Vidhni qete e mendje fjetur
    Kryemadh ish skrapalline Se koken ja keni gjetur
    Vidh e vidh e nuk u nginj

  11. Aranit Pojani ,Fier says:

    Te lumte pena Mero Baze
    Na sjell te vertetat taze
    Qendro burre mos u tehiq
    Zhvishe Salen lakuriq
    Xhvish Jozit shpirtn e nxire
    Kryemadh ish skraparline
    Vidh e vidh e nuk u nginje
    Makutria s’po i ngop
    Vidh me soj e sorollop.
    Sa per popullin e uritur
    Gjysem gjalle e gjysem mbytur
    Vidhni qete e mendje fjetur
    Se koken ja keni gjetur

  12. Topall Shkodra says:

    Ka shkuar ne Ceki sepse me siguri ka hapur llogarine bankare ku i ka shkuar pjesa e e vete nga 40 milionet.Pa asnje dyshim.Eshte metode e vjeter kjo, per ministrat ka funksionuar qysh kur Ilir Meta ishte Kryeminister i Soc.E ka bere Naci, Muci, etj, etj.Iliri ja ka mare doren.Mundohuni te gjeni se ku ja kane cuar parate jo me pak se 2 milion euro.Bravo Ilir ja more Dritan Priftit ne kthese, more me shume dhe menjehere.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje