Berisha vazhdon barsoletat: Shkodranët kanë pronar shtëpie liqenin

9 Dhjetor 2010, 22:08Politika TEMA

Ka zgjatur pak ditë koha pa shi në Shkodër, ndërsa reshjet janë rikthyer dhe niveli i ujit në hyrje të qytetit ka nisur që të rritet sërish. Hidrocentralet vazhdojnë të shkarkojnë ujë, ndërsa problemi kryesor mbetet furnizimi me ushqime dhe ujë i banorëve të përmbytur. Turma njerëzish janë parë në vendet ku shpërndahen ndihmat. Ata janë ankuar për mënyrën se si po shpërndahen ndihmat. Bashkia thotë se ka vënë një numër telefoni për të zgjidhur problemet me shpërndarjen e ndihmave.

Kryeministri Sali Berisha ishte në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës në Shkodër. Ai tha se situata është nën kontroll. “Kryetari i Bashkisë më informoi se angazhimi i pandërprerë i qytetarëve për tu furnizuar me ndihma, për të regjistruar ata që kanë strehuar e ka shumëfishuar ndihmën, kujdesin dhe situatën në tërësi. Po kështu, në komunat e nën Shkodrës dhe në rrethina situata është qartësisht më e lehtësuar. Në rast se rënia e nivelit të ujit në qytet është 38 centimetër gjithsej, një rënie kjo jo dhe aq e përfillshme, rënia në komuna është më e ndjeshme. Shkarkimet nga kaskada janë të barazuara me prurjet dhe mund të informoj qytetarët e Shkodrës se kaskadat janë në kontroll të plotë dhe nuk paraqesin një kërcenim apo rrezik për situatën,” tha Berisha.

Kryeministri Sali Berisha gjeti dhe një moment për të bërë humor më fatkeqësinë e shkodranëve.

“Ministria e Mjedisit dhe Ujërave po punon intensivisht me specialistët tanë më të mirë për të përcaktuar hapat që do të ndërmerren në lumin Buna dhe të tjera. Unë e kam theksuar dhe e theksoj se projekti i bypass-it është i gatshëm dhe përshtatet me qëllimin për të mbrojtur qytetin nga përmbytja. Edhe projekti rikonstruksionit të digave është tenderuar, por është shumë i rëndësishëm projekti për lumin Buna. Ky projekt do të ketë fazat e veta, fazën e ndërhyrjes së shpejtë dhe fazën e ndërhyrjes përfundimtare, e cila duhet t’i japë mundësi lumit për shkarkime më të mëdha të mundshme, por duke ruajtur plotësisht sistemin ekologjik të liqenit. Sepse sado e hidhur që është për ne kjo përmbytje nga liqeni, nuk duhet të harrojmë se ai që është rrudhur më shumë në këto 20 vite është liqeni. Një pjesë e madhe e ndërtimeve janë në pellgun e liqenit. Në Shkodër kanë dhe humorin më të shkëlqyer “u zgjua në mesnatë dhe i tha bashkëshortes – çohu se erdhi pronari. Kush është – tha ajo. Liqeni- i tha”.”

12 komente në “Berisha vazhdon barsoletat: Shkodranët kanë pronar shtëpie liqenin”

  1. tediruci says:

    Mero, ne radhe te pare pergezime per faqen e re ne internet.Turp per vendin tone qe kemi nje kryeminister te tille, qe mundohet qe gabimet e tij tja faturoje te tjereve.Kjo dihet se nje qeveri si kjo kaq e korruptuar keshtu i intereson te lozi rolin e te pafajshmit,por fajin e ka ai popull qe genjehet nga keto doktrina te skizofrenit te quatur sali.Ky njeri bashke me sahanlepiresit e tij e kane kthyer ate vend edhe 5o vjet mbrapa,dhe me keqardhje e them se ne ate vend keta cobo rrapusha,nuk duan zhvillim dhe perparim.Te them te drejten sa here qe del ky skixofren dhe flet aq me shume nuk shikoj shprese ne ate vend.

    1. Edvin Ruci says:

      Mos harro t’a pergezosh Meron per akuzat qe u bente Amerikaneve se e dogjen Shqiperine ne 1997en dhe per superlativat ne adrese te Sali Berishes pak vite me pare.
      Mos harro t’a pergezosh per publikimin e proces verbalit te gjykates qe Edvin Rama akuzonte te shoqen se ka mbetur shtatzene me te atin e Edit,Kristaqin.Mos harro…

  2. Kalciani. says:

    Diku lexova me neveri c’ka ka thene Saliu i Ujit,Zjarrit,dhe Qametit ne fjalen e Tij si Kryetar i Opozites,per rastin e permbytjes se Shkodres ne vitin 2004.
    Gjithe ideja permanente e ketij “superheroi”,vazhdone te ngelet armiqesimi i shqiptareve mes tyre,si ne pushtet sot,ashtu edhe dje ne opozite.Ky njeri vazhdone te ngelet fatkeqsia e kombit,nga goja e Tij del vetem vrer,zjarr gerdecian,uji qe mbyt Shkodren,felliqesi dhe hajduteri .Llumi i lumenjeve eshte dekantuar ne barkun e Ketij kllouni politik.Ky kokerr mashtruesi,vazhdone te jete i papergjegjshem per c’do katrahure qe i sjelle popullit te vet.Deri kur valle!?

  3. Aranit Pojani ,Fier says:

    U mexit Cekja i Beratit
    I vodhen skeçn e druvarit.
    Me ne funde tha mire boll bre
    Sale ke mbetur “Dru me pre”.

  4. tirana says:

    Do solidarizohem me shkodern, kur shkodranet te solidarizohen me veten e tyre, mos rrine duke kerkuar ndihma ushqimore , por te ngrihen ne protesat per shpeblimin e demit se kane humbur gjithasha,Kur ata ti ngrine buzeqeshjen Saliut qe mos te tregoje barcaleta por ti demshpebleje. ti bejne presion Qeverise te ndryshoj buxhetin qe te riparohet infrastuktura qe mos ta pesojne me, ti bashkengjiten ofertes se opozites per buxhetin 2011
    Edhe une do solidarizohem me Shkodren, kur vete shkodra te zgjohet.

  5. leon says:

    Tregon barsoleta Banditi i Vicidolit,se ka gjetur shkodranet,servile e frikacake te te gjithe pushteteve qe kane sunduar ne Shqiperi nder shekuj!Pese here i permbytio Ky kriminel brenda vitit dhe keta dallkauke nuk ngrihen ne protesta te fuqishme per ta shporrur nga FRONI KRIMINAL,por gjejne kohe per te bere humor me fatkeqersine e tyre duke zene peshk me gjize ne bythe!!O,shkodrane!E keni zhvleresuar veten totalisht per tere jeten!Per ju Berisha eshte PUSHTUES,VRASES,MASHTRUES dhe I PA BESE!!!Mos u beni trima me grate e femijet,qe i keni ngujuar nga gjakmarrja!!Turp i madh per ju,se gjaksi me i NDYRE ESHTE SALI BERISHA!!!Cfare doni me qe t’u marre KY BANDIT???Vetem jeta ju ka ngelur dhe kete po ju a merr pak e nga pak!!!

  6. orli says:

    Ne mos gaboj,ky ne uje me duket si Shaban Memia!

  7. england says:

    kjo foto tregon gjendjen reale cka po ndodh ne shkoder!por une po shoh nje personazh shume te njohur per shqiptaret ne te?gjeni dicituren?personazhi me breket neper kembe
    nuk ju duket si SHABAN MEMIA!per ku valle nxiton shaba!mos valle shkon te privatizoje ndonje rrip toke qe ka mbetur ne kete oqean te krijuar,nga shefi i tij sali!sa per barsaletat qe saliu tregon nje per druvarin ne koferencen per shtyp me kryeministrin slloven,dhe tjetra per liqenin si pronar i shkodraneve,kjo eshte politika e kryeministrit shqiptar te beje cdo gje te vjedhe,te tregoje perralla,te shaje,por per ate qe nje pjese e shqiptareve e votuan mos e beje kurre…

    Përgjigje

  8. edmond says:

    o zoti mero leri hakmarrjet personale dhe mos perdor gazeten per problemet e tua sepse po shkaterron synimin qe perfaqeson gazeta ate te informacinit te vertete.gje qe gazeta juaj eshte larg saj

    1. oskeola says:

      te me falni per gjuhen por kesaj i thone fshati digjet e….. krihet…ne mes te Shkodres z.kryeminister gjen kohen dhe tregon talentin e tij ne humor,por si akt ne fakt nuk ben asgje vecse tregon se ne cduar te sigurta kemi rene dhe sesa i ndjeshem realisht eshte kryeminisrti yne…ai shkon ne vend ngjarje ne cilesine e frymes se shenjte sepse si kryeminister asgje nuk ben dot,e me predikimet e veta si per te shkrire akullin tregon dhe barsaleta qe sipas meje duan te thone: Fundja mos u merzisni nuk eshte e para here tashme u bene 5 ne nje vit gjithsesi ju jeni mesuar me mua, une djeg shqiperine ju marr parat, ju marr votat,hedh fshatra ne ere,ju shkarkoj nga puna ju marr eskursion ne tirane sa here me duheni,ju hedh hi syve me lirine e demokracine mezi rregullova tna dhurojne antaresimin ne nato,me peripeci sigurova vizat me kusht… E sme ben hic pershtypje por vetshpallem si me i sukseshmi…mos e beni kaq te madhe ja une vet jam ne rregull benzin e kam te blinduar po ndodhi prap marr Jozefinen,Meten,Tavon,Luli shofer dhe ikim me vrap juve po varka keni,notin e mesuat ikni…Z.Kryeminister,me vjen keq tju them por jeni bere aq i urryer ne syte tane saqe do te duhen 100 vjet per tju harruar,se ate qe ti do me shume,te hysh ne histori nuk do e kesh kurre,harroje…une flas hapur sepse perbrenda kam vite qe ziej sesi nuk te ben pershtypje po me dy gishta ecen ne rrugen tende qorre qe sa vjen e me thelle ne greminat e varferise e shkaterrimit po e drejton vendin tone
      Hiq dore o zoteri se mjaft na ke mashtruar bashke me manekinat qe ke pas vetes te cileve u incizon nga nje kaste cdo darke e ua jep me vete ne mengjes.Mjaft me politiken e shemtuar te nepotizmit se dukeni si nje bande adoleshentesh ku te afermit e kapos jane me te respektuarit e me te privilegjuarit…

  9. mirdashi says:

    o edvin ruci pse nuk shkruan te gazeta e balli fariut?

  10. Miku i Lirise says:

    Ajo gruaja ishte Liria.Ajo priste dajon nga Mali i Zi,prandaj dhe pyeti se kush eshte.Ky torollaku Sali,si i trashe qe eshte ,nuk e kuptoj prandaj dhe sic ishte me halucinacione ju pergjigj:Liqeni.Liria u inatos dhe e shtyri tutje,duke e rezuar nga krevati.Ketu atij i doli gjumi dhe muhabeti u mbyll.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje