Pas aferës së objekteve energjetike në zonën e Porto- Romanos fshihet bija e kryeministrit dhe sekseri Damir Fazlliç. Një histori grabitjesh nën “kujdesin” kryeministror
Qeveria ka miratuar dje një vendim për marrjen e pronave në zonën e Porto- Romanos për ndërtimin e objekteve energjetike. Kështu, nëse prona do të jetë shtetërore, nuk do të paguhet asnjë para, dhe në rast se do të jetë private, por këta të fundit do të bëjnë rezistencë, atëherë shteti do ua marrë tokën duke theksuar se është për interes publik.
Në këtë mënyrë i është hapur rruga studios ligjore të bijës së kryeministrit, e cila negocion marrëveshjet koncensionare në këtë pellg.
Gazeta Tema botoi para një viti një letërkëmbim mes vajzës së kryeministrit dhe një investitori nga Lindja e Mesme, i interesuar për të investuar në fushën e energjetikës.
Letërkëmbimi mes studios ligjore të Malltezit dhe biznesmenit Zafar Ansar, i cili kërkon të ndërtojë një termocentral në Shqipëri, nxjerr në pah qartë se është Malltezi ajo që qëndron pas grabitjes së tokave në Porto Romano.
Ky skandal bëhet edhe më i rëndë, për shkak se letërkëmbimi tregon se studio ligjore e Argita Malltezit, e cila është regjistruar si një person fizik, d.m.th., si biznes i vogël, lëshon fatura shumë të majme, madje kërkon që të marrë tre për qind të vlerës së investimit si pagesë suksesi. Duke ditur se suksesi është i garantuar, me një përllogaritje të thjeshtë i bie që për koncesione të tilla prej qindra miliona eurosh studio e Malltezit të marrë disa milionë thjesht duke ndikuar me emrin e babait.
Sekseri i familjes Berisha, Damir Fazlliç, e ka pranuar se ka blerë prona në zonën e Porto- Romanos, pak përpara se Berisha ta shpalltë atë një zonë ku do kishte objekte energjetike dhe industriale. Në këtë mënyrë, Fazlliç ka blerë prona me çmime qesharake dhe do i shesë me çmime stratosferike. Por duket se së fundmi biznesi i Familjes Berisha ka hasur pengesa, për shkak se njerëzit nuk po i shesin pronat, duke ditur se toka e tyre mund të shitet më shtrenjtë më vonë. Në ndihmë ka ardhur kryeministri, që do ua marrë tokën atyre edhe kundër dëshirës.
Comments are closed.
ne fakt nuk i do per vepra energjitike.ai do mbjelle caraca,shege,lajthi,hide,se 20 milion ullinj i mbolli
Ne fakt nje pjese do ta mbjelle me lule, si pune kopshti te vogel, qe kur te dale ne pension te ulet aty, te ngjyeje lapsin me peshtyme dhe te shkruaje poezite e pambaruara te rinise.
Po nuk shkruhet per keta lloj njerezish ,jan bere te merziteshem.Le te bejn cte duan ne shqiperi eshte bere katrahure smerret vesh kush drejton e kush eshte drejtusi.
Rasti i arrestimit te ish-Kryeministrit Kroat, na ben te ndjehemi te sigurte se te njejtin fat do te kete dhe Berisha ky
kryemafioz Shqiptar, kryeminister i votave te vjedhura, sapo PS dhe Edi Ramen te marre ne duar pushtetin.
Kush do ta arrestoj Kapedanin Berisha???
Shqiptar mos fli po çohu shiptar , vrije friken hidhe poshte ate kusar , boll Berisha te helmoi e te shet ,fatin tend mos ua ler te tjereve , vendose vete.
dhe qe i denanconi keto fakte , mendoni se do ndodh dicka , qe cdokush te paguaj si njezit e thjeshte, aspak populli e ka humbur besimin, dhe tia falin shqiperine dikujt as qe behet fjale me ket popull te ket kundershtime, ai person i flliqur me emrin sali , ja provokoi psikologjine atij populli e lodhi e demaskoi e degjeneroi, dhe tani ja ka gjet pikat e dobta dhe i bej cte doj dhe kur te doj.. ky ishte fundi jone i shpifut dhe i trishtuar si popull frikacak qe jemi, dhe turp , qe na sjell verdall nje pis njeri si ky palaco…
Sali Berishoviqi shiti detin per te qendruar ne pushtet,e jo me te shendrroje ca toka djerr ne pronesi te firmave fantazme.
Dikur ne afersi te Stadiumit “Dinamo”,nje person shtynte i vetem nje makine “benc” tip i vjeter per ta ndezur.U afrova ti jepja nje dore.Befas pashe qe ngjante me Enver Hoxhen(diktatorin).Me fale i thashe-ke po ndihmoje!?Djalin e Enverit -mu pergjigj.Hallall i thashe ndihma.
Imagjinoni dot sot djalin apo vajzen e Sali leshit,te shtyje makinen ne mes te Tiranes!?
Kjo eshte metamorfoza e pushtetit pa kufij,mbretit pa kurore Berishoviqit te shqiptareve.
Sali Millosheviqi nuk eshte vetem hajdut por edhe kriminel dhe proserb
ne rast se edi rama me marrjen e pushtetit nuk e dergon per ndjekje penale sali berishen(prokuroria e gjykatat ne shqiperi jane me ate qe ka pushtetin)atehere edi eshte pjese e ciklit te mbyllur te politikanve te 90-es!te presim..
Po dhe shoku Edi si ai mostra esht o Orli te gjith njesoj jan .Mendoj me veten time ndonjeher a do vij ndonje dit qe do vehen para ligjit keto ndyrsira.Vetem ne shqiperi mjafton te hysh ne politik ose te behesh legeni i tyre dhe ja hodhe fukarallikut.Dhe ju bej lutje televizjoneve qe ta nxjerrin me rrall ate mostren se ma trembi gocen sa here e shikon fillon e qan.
Jam në një mendje me Orlin.
Shqiperine po e merr saliu ,shqiptar mos rri porr cohu shqipetar.Mjaft punove per kopilat or fatkeq mendo vendin qe po vuan dhe po heq(mbytur).
per memedhene bashkoju burra se ska me prit.Cuhu
Mero pershendetje dhe urime ! Me vjen mire qe me ne fund e kuptove se kush eshte fatkeqesia e ketyre 20 vjeteve demokraci per Shqiperine dhe shqiptaret.Por ti tani je i vetem kunder tij sepse te tjeret u shiten tek ai burri,dhe ti je i vetmi burim ku ne duam te marrim informacion dhe te vleresojme per kurajon dhe trimerine por me shume te vleresojme vertetesine e lajmit qe pasqyrohet ne gazeten Tema.Mero kujdes nga ai burri se”vete per gjueti dhe si dihet pastaj”
Së shpejti arrifshim në kokën e Saliut, këtij Tano Karidi të Shqipërisë.
Nje vazhdimesi te erret per pd, premton afrimi i rufjanit te bute,apo karrieristit te semure Selami, apo nje e disekuilibruar mendore si Ferraj. Asnje drite ne qorrsokakun e pafundme te pd-se.Mero ke lene dhe nje rresht per pergjigje, por qe nuk pergjigjesh asnjehere?