PD, gati një propozim paralel për komision hetimor

11 Dhjetor 2010, 20:55Politika TEMA

Nga Blerina Gjoka

Mazhoranca aktuale do të thotë ‘po” për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e shkuara, por sipas kushteve të saj. Sipas burimeve pranë Partisë Demokratike bëhet e ditur se grupi parlamentar demokrat po përgatit në mënyrë zyrtare argumentet e PD-së për kërkesën e dorëzuar tashmë nga PS ku kërkohet hetimi i zgjedhjeve pa fletët e votimit, që ishin dhe “molla e sherrit” për një vit rresht. Në mënyrë zyrtare mazhoranca nuk do të pranojë variantin e propozuar nga PS, por do të kërkojë që kërkesa e depozituar në selinë e Kryesisë së Kuvendit nga grupi socialist të përmirësohet. Sipas burimeve në këto argumente, që janë një propozim paralel i PD-së për komisionin hetimor, nuk pranohen disa pika nga kërkesa e PS-së dhe shtohen disa pika të tjera. Një nga propozimet e PD-së do të jetë dhe saktësimi në objektin e hetimit se ky hetim do të jetë në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën, një togfjalësh ky shumë i përdorur nga mazhoranca si argumenti kryesor për të hedhur poshtë dy kërkesat e mëparshme të socialistëve. Thënë me fjalë të tjera demokratët do të negociojnë nëpërmjet propozimeve të tyre djegien e fletëve të votimit, dhe pse PS-ja ka hequr dorë tashmë përfundimisht nga kërkesa për hapjen e kutive me fletët e votimit duke u mjaftuar vetëm me kutitë e materialeve zgjedhore. Nuk dihet nëse kushtet e PD-së do të pranohen nga PS-ja e cila ka lëshuar shumë që nga kërkesa e saj fillestare për hetimin. Ajo që PD nuk do të rrëzojë është kërkesa për shumicën e komisionit nga opozita dhe me kryetar po nga opozita. Debati politik mbi këtë çështje pritet të jetë në janar, pasi në kalendarin e këtij viti nuk është parashikuar diskutimi i ngritjes së komisionit hetimor. Disa ditë pasi PS-ja e dorëzoi kërkesën e saj, ku hiqte dorë nga hetimi i fletëve të votimit, kreu i grupit të PD-së Astrit Patozi tha se. “Ne mirëpresim futjen ne procedure institucionale te një pretendimi te kahershëm te opozitës. Dua gjithashtu te garantoj PS-në dhe çdo qytetarë të këtij vendi se kjo kërkesë ,tashme ligjore ,pasi mban firmat e mbi 28 deputeteve te parlamentit shqiptarë, do te shqyrtohet dhe trajtohet me seriozitet me te madh nga ana jone”. Ndërsa socialistët argumentuan në kërkesën e tyre se “hetimi do të bazohet në materialet, dokumentat apo provat që kërkohen të administrohen për qëllime hetimore duke parashikuar qartazi se në këtë hetim nuk mund të përfshihen fletët e votimit që gjenden në kutitë e fletëve të votimit në kuptim të nenit 119, pika 3 të Kodit Zgjedhor. Projektvendimi ka parashikuar se hetimi i këtij komisioni do të bazohet në shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit zgjedhor (përjashto fletët e votimit) që përfshihen në kutitë e materialeve zgjedhore të cilat ngarkohet KQZ t’i ruaj dhe t’i vendos në dispozicion të Komisionit Hetimor të Kuvendit në kohën, vendin dhe mënyrën e përcaktuar prej vet Komisionit Hetimor të Kuvendit”.

7 komente në “PD, gati një propozim paralel për komision hetimor”

  1. SKENDER BEU says:

    Kuptohet, qe mazhoranca e cila ne fakt emrin ka te tille ,por eshte minorance ,ka frike si djalli nga temjani prej kutive te fleteve te votimit dhe duan me cdo kusht, duke bere lojra dhe akrobacira ligjore, ti djegin, te zhdukin, gjurmet e krimi te tyre elektoral.

  2. Ndoc Sukaj says:

    Opozita shqiptare te mos shpresoje se PD eshte per Transparence.Ata i grabiten votat e shqiptareve me teknologjine me te sofistikuar dhe po kerkojne kohe per ti grabitur perseri ato me nje metode te re.Studimi dhe aplikimi i metodave te reja per rrezimin e kesaj qeverie ne dukje per Popullin do te ishte sherbimi me i mire qe do ti behej Shqiperise se lodhur nga politika e cmendur ne kohe moderne.

  3. bobi says:

    Per mua jane lideret opozita te pafuqishme ose punojne per saliun edhe ne opozite se nga viti 1990 dhe deri sote eshte pare qe opozita e majte ka prodhuar ushtare per saliun sa here qe ai ka pasur nevoje,nuk eshte pare ndonje here qe saliu ta beje kete per te majtet,por kur ja ka dashur ajo by i ka nxjerre ujtin e zi te majteve dhe shqipetareve,qe fillon me fatosin, edin,ilirin prandaje shqiptaret do te jene te detyruar te jetojne nene hijen e mbretit sali me dashje pa dasheje per kete jane te bindur ato se saliu me fjale nuk e dorzone shtetin per pushtetin e tije dhe te familejes se tije sepese ai e ka te qarte se nese ai dorzon shtetin pushteti i tije dhe i familejes se tije i paskrupellt do ta conte per jete ate dhe ato qe e rrethojne ne qeli,mirpo ai helle valle ne gojen e edit dhe te gjithe popullit opozitare,se edi ne vend qe te bente bllokaden per ta hedhur nga karrikja saliun me rastin bombes se gerdecit kurse edi bente protesta paqeje,por me e kqeja qe beri ky lloje politikani i majte shkone i jepe fuqi me shume saliut duke bere ndryshimin e kushtetutes duke i dhene nje pushtet te paprekshem saliut sebashku me ate qe thote kape per zhelesh nxjerre more jashte,kurse iliri mere mandatin e deputetit me votat e edit dhe ne funde i thote editmere kalin tani se smeduhet me se per inate te sime vjerre shkoje fleje me mullixhiun sali,keshtu qe populli opozitare ta harroje se saliun do ta zbresin nga kali pa fjalet e te paharruarit P.Namik Hotit

  4. vlora says:

    Opozita nuk duhet te kerkoje me hetim te zgjedhjeve, por te kerkoje zgjedhje te parakohshme. Berisha duhet te largohet patjeter. Dhe sa te jene ne krye te kesaj partie Berisha ,Jozi ,Patozi ,Bode e kompani PD nuk duhet te kete me pushtet. PD do nje reformim total qe te jete ne forme. PD e di qe nuk ka elektorat per te mare pushtet,prandaj planifikon vetem vjedhje.Boll me se na e shpifen na ka ardhur ne maje te hundes.

  5. timo says:

    Opozita duhet të tregojë forcën e saj. Përpara ka një “kafshë” të egërsuar që kafshon. Duhet të dijë të mbrohet duke e sulmuar, pareshtur , në të gjitha anët për t’a paralizuar dhe nxjerë jashtë loje, ndryshe e ka të humbur edhe këtë rradhë. Duhet kujtuar që Berisha është një personalitet djallëzor, i pabesë.Atë që të garanton sot e refuzon të nesërmen.Të metat skandaloze që i sheh tek vetëvetja ia atribuon kundërshtarit. Pragmatizmi i tij nuk ka limit. Makabriteti i tij nuk njeh kufi.

  6. labi-vl says:

    Po habitem me kete komisionin e kutive,ca bejn sikur e terheqin ,e ca sikur nuk keputet ,loje e lodhsheme jo per politikanet po per popullin ,ne mire qe skemi politik po skemi as kurajo ta permbysim kete lloj llumi njerezore.SHtetet e tjera po eksplorojn planetet e tjera ,ne akoma sdim te numurojm dy flet qe jan ne dy kuti.Prandaj me mire mos shkruani me fare per keta dallaveraxhinje me i qete do jete populli e me optimiste,se duke shkruar per keta lloj kungujsh sna behet me te lexojm as gazetat.

  7. Iveshur GUNE says:

    SHQIPTARET DHE SHQIPERIA “SHPETON” VETEM KUR TE (VAREN NE MEZIN E Tiranis,Ramizi-Sala-Godo-Gjinushi-Ceka-Nano) COHUNI POPULL TE SHPETONI “VETE DHE KOMBIN”…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje