SHBA pengoi arratisjen e Sanaderit

11 Dhjetor 2010, 19:01Politika TEMA

Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, i cili u arrestua të premten në Austri, kishte gënjyer kur kishte ikur nga vendi i tij, duke njoftuar me telefon se po shkonte në Londër. Në fakt, ai po shkonte drejt  aeroportit të Mynihut në Gjermani, prej nga kërkonte të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo nuk ia ka dalë dot për shkak se SHBA kishte dhënë urdhër për anulimin e vizës së tij. Në aeroportin e Mynihut atij i është thënë se nuk mund të udhëtojë për në SHBA pasi ajo ka urdhëruar anulimin e vizës së tij. Gjatë kthimit, në afërsi të Salzburgut ai është arrestuar dhe është dërguar në burgun e ekstradimit.

Sipas informacioneve më të reja, atij i është caktuar paraburgimi ekstradues prej 14 ditësh, ndërsa mediat kroate shkruajnë se ai nuk ka kërkuar avokat.

Drejtori i burgut në Salzburg, Dietmar Knebel u ka thënë gazetarëve kroatë se ai ka mbërritur në burg pak pas orës 20 të ditës së premte dhe se nuk ka pasur kurrfarë problemesh. “Atij menjëherë i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore, përkatësisht i janë siguruar ilaçet e kërkuara”, ka thënë Knebel.

Sipas burimeve austriake, Sanader do të merret sot në pyetje nga gjykatësi hetues. Në rast se ish-kryeministri kroat refuzon ekstradimin në Kroaci, atëherë procedura e ekstradimit do të mund të zgjasë deri në 30 ditë.

Radio dhe televizioni austriak ORF njoftoi se Sanaderi nuk ka shtetësi austriake, siç spekulohej.

Në një reportazh me titull “Nga ylli politik deri te rasti për drejtësi”, ORF konkludoi se ish-kryeministri kroat karrierën e tij e kishte filluar me studime në Austri, kurse e përfundon me arrestimin e jo dëshirueshëm, gjithashtu në rrugët e Austrisë.

9 komente në “SHBA pengoi arratisjen e Sanaderit”

  1. Topall Shkodra says:

    Si praktike i bie qe Salen ta arestojne ne France.

  2. Kunderparrulla says:

    Jo jo, i bie ta varin ne Bukuresht…apo s’mund ta krahasojme me Cauceskun? :p

  3. Bardhi says:

    shikoni Lulin e vocer sa i eksituar duket nga takimi midis hajduteve. Luli e ka radhen i treti pas Berishes sepse i thone afro 230 milion euro te vjedhura ne rrugen Durres-Kukes.
    Salen nuk e arrestojne as ne Austri dhe as ne France por andej nga malet e tropojes duke kaluar malet per te shkuar ne Serbi.

  4. Sauksi says:

    Takimi mes hajduteve? Pse lulzimi ca eshte? mut i ati e kak i biri i thone mesaj.

  5. fred says:

    salen nuk e arreston kush sepse eshte dashnori i jozefina topallit dhe majlinda bregut

  6. denis says:

    Ore komentues po kaq tru keni ju apo cfare nuk e dini ju se ne shqiperi nuk ka per tu arrestuar ndonjeher
    ish-kryeminister apo ish-minister iken Nano vjen Sala iken Sala vjen Rama iken Rama vjen tjetri e tjetri dhe kurr nuk do arrestohen kryeministrat shqiptare per korrupsin se e mbrojn njeri-tjetrin ju grini sallate sa te doni po kshu eshte e verteta ndoshta ndonje drejtore i thjeshte apo ndonje police munde te arrestohet po kurre keto peshqit e medhej

  7. feçor hoxha says:

    Nuk e gjen gje Salen nga drejtesia sepse ai nuk ka bere reforma te verteta demokratike qe ne Shqiperi te ekzistoje me te vertet shtet i se drejtes ku te gjithe te jene te barabart para ligjit.Ai e di mire kete gje prandaj bene reforma gjysmake te cilat i “andron” sa here qe vjen ne pushtet, ku ne kete rast jane te perfituar ata qe ai ka reth vetes dhe i humbur populli i thjesht i cili me kot shpreson per dite te mira. Ne Shqiperi keto 20 vjet ka ndryshuar shpesh muzika ndersa muzikantet jane po ata(natyrisht me te keqijt sepse me te miret jane distancuar). Nuk mund te imagjinohet demokratizimi i Shqiperise pa u demokratizuar ata qe e drejtojne ate. Kur te kete nje demokraci brenda saj PD,(Sala po kaleron qysh ne ditet e lindjes se PD,a thua se eshte i pazevendesueshem??!!..) atehere shqiptari i thjesht mund te shpresoj. Mund te shpresojme edhe ne qe e kemi pare per here te pare djellin ne moçalishtet e Myzeqese ne internimet komuniste qe per fat te keq jemi te internuar per se dyti ne jeten tone jashte atdheut (pa deshiren tone pas 97) viktim e asaj qe nuk ishte vepra jone. Itali.

  8. Benvenuto says:

    Demokratizim te plote te shqiperise pa asgjesimin e Opozites se indoktrinuar me marksizem-Leninizmin nuk ka dhe nuk mund te ket sepse ajo Opozite eshte si teoria e Isak Njutonit “Nje veprim ka nje kunderveprim” Ketu nuk ka te baj Berisha megjithese ai po mundohet ne maksimum duke e lejuar drejtesine qe te kontrollohet nga presidenti,duke i dhene liri te plote mediave antiBerishe dhe antidemokraci ose kaos demokratik,pa standarte Etike,te Korruptuara etj.Une bashkohem me mendimin e berishes qe kerkon ta e mabj te heshtur ate te futjes se shqiperise ne BE me cdo kusht si i vetmi shpetim i ketij kombi e kesaj demokracie qe ka filluar duke qene nen mbikqyrjen e BE se ndoshta atehere shqiptaret socialiste-Komuniste-marksiste-Leniniste e kriminele Enveriste mund te ndalojne ate Kunderveprimin e Isak Njutonit dhe shqiperia te eci si ne Gjalpe ne te gjitha drejtimet.Fatkeqesia e Kombit shqiptar nuk eshte vetem lindja dhe sundimi i PPSH ne 50 vjet por eshte edhe Rrenjet e saja ,Trashegimnija e saj qe sot quhet PSSH qe akoma ekziston dhe vepron kunder Sistemit demokratik te vendit.Ndoshta ai Cekici i BE mbi koken e poltikes shqiptare mund te sheroj kete shoqeri te shkaterruar nga komunistat antishqiptar.Buk qeveriset shqiperia me Opozite gangstere,me rrugace rrugesh,me njerez te paedukuar dhe Imorale qe ne te shumten eshte e perqendruar tek Opozita (Ruci,Gjinushi,Milo,Ngjela,Zogaj,Ndoka,Rama,,Balla,Veliaj,Bushati,Shalhapuri (Shalsi) etj) keto jane Gangsterat e Opozites qe krijojne kaos ne territorin shqiptar,ne politiken shqiptare,ne funksionimin e Institucioneve shqiptare etj.

  9. edmond says:

    e keqja eshte se vete pushtetaret nuk e zbatojne ligjin dhe po se zbatuan ata ky vend nuk ndreqet

Comments are closed.

Lini një Përgjigje