Zgjedhjet në Kosovë, manipulime në Drenas dhe Skënderaj, prin PDK

13 Dhjetor 2010, 09:54Politika TEMA

Zgjedhjet në Kosovë nuk kanë mundur që t’i shpëtojnë manipulimeve. Sipas rrjetit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, ka pasur manipulime të shumta në Drenas dhe Skënderaj. Kjo forcon akuzat e disa partive, të cilat thonë se ka pasur manipulime. Ndërkohë, “Demokracia në Veprim” ka dhënë edhe rezultatet paraprake të votimeve, ku deri më tani kryeson PDK e Hashim Thaçit me 30.69 përqind, LDK 26.2 përqind, Vetëvendosje 12.78 përqind, AAK 10.89 përqind, AKR 7.85 përqind, LDD 2.78 përqind FER 2.35 përqind dhe partitë e tjerat rreth 6 përqind. Këto rezultate janë publikuar pas numërimit të 51% të fletëve të votimit.

Lini një Përgjigje