Partia Demokratike e Kosovës, e cila doli e para në zgjedhjet e 12 dhjetorit, duket se, nuk ka telashe vetëm me rivalët e saj lidhur me rezultatin në Skenderaj.
I pakënaqur me procesin atje është edhe Gani Koci, kandidat i PDK-së, i cili ka deponuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Koci ka thënë se këtë e bëri për ta mbrojtur votën e tij.
Koci nuk është i vetmi. Ankesa për parregullsi në Skenderaj ka edhe kandidati tjetër për deputet i PDK-së nga Skenderaj, Murat Musliu, i cili akuzoi partinë e tij për manipulim me vota dhe parregullsi gjatë procesit zgjedhor në këtë komunë.
Musliu tha se është i gatshëm të argumentojë përmes xhirimeve filmike, se komisionerët në disa vendvotime në këtë komunë, votat e kandidatëve të PDK-së, nuk i kanë numëruar fare, por i kanë vënë në formularë, sipas një liste të imponuar nga persona të fuqishëm dhe zyrtarë të lartë të pushtetit lokal në Skenderaj dhe të PDK-së.
Musliu ka folur edhe për një marrëveshje të fshehtë mes PDK-së dhe LDD-së që është bërë me qëllim që LDD të marrë vota përmes votimit të shumëfishtë nga komisionerët e PDK-së me qëllim që kjo parti të arrijë pragun zgjedhor. /Telegrafi/
Comments are closed.
Prandaj LDD e pranoi rezultatin e ketyre zgjedhjeve, pamvaresisht problemeve te vena re.