Duhani të bën dëm. Gjithmonë. Edhe kur e merr në sasi shumë të vogla. ADN-ja pëson dëmtime edhe nga vetëm një cigare. Ky përfundim vjen pas një studimi të Surgeon General në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Cigaret e sotme janë më të dëmshme se ato të prodhuara vite më parë, për shkak se lëshon më shumë nikotinë në trupin e njeriut. Sipas studimit, çdo ekspozim, sado i lehtë qoftë, mund të shkaktojë dëme të mëdha të ADN-së, deri në kancer. “Tymi i duhanit dëmton gati çdo organ të trupit të njeriut”, thuhet në studim.