Një chip, që do të futet në palcën e kurrizit, do të bëjë të mundur që njeriu të mos ketë më dhimbje kronike. Shkencëtarët e quajnë një revolucion të vërtetë këtë shpikje. Chip-i do të futet në palcën kurrizore dhe do të bllokojë sinjalet e dhimbjes që dërgojnë nervat drejt trurit. Ky chip pritet të përdoret vitin që vjen nga një kompani në Australi.