Rama: Berisha, pengesë për zgjidhjen e krizës

20 Dhjetor 2010, 14:03Politika TEMA

Kreu i PS-së u është përgjigjur akuzave të kryeministrit Berisha, duke thënë se është pikërisht ky i fundit që nuk kërkon të zgjidhet kriza politike në Shqipëri. Sipas Ramës, Berisha nuk kërkon të zgjidhet kriza, sepsa synon që të vjedhë sërish votat e shqiptarëve. “Berisha nuk ka pranuar atë që kishte pranuar më parë në Komisionin e Ligjeve. Atë që është e shkruar në rezolutën e parlamentit, në opinionin e Komisionit Europian dhe në propozimin e opozitës për t’i hapur rrugë hetimit të zgjedhjeve”, u shpreh kryesocialisti Rama. Sipas Ramës, “Berisha refuzon të zgjidhë krizën mbi një tërësi argumentash të pabaza, shpifjesh e fyerjesh, që nuk i bëjnë nder kryeministrit shqiptar. Nuk kemi dashur rinumërim, siç thotë Berisha, por hetim të numërimit në lidhje me materialet zgjedhore. Kemi kërkuar hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Por Berisha ka provuar  sërish se pse Shqipëria ka mbetur pa statusin për të hyrë në BE”. Më herët Berisha deklaroi se Rama kërkon që të hetohen zgjedhje pa pasur fakte, por vetëm duke u nisur nga dyshimet.

6 komente në “Rama: Berisha, pengesë për zgjidhjen e krizës”

  1. Kalciani. says:

    Mallkuar qofsh Edi Rama,ne se vjen ne pushtet dhe keta qe po vjedhin dhe shkatrrojne vendin,nuk kerkon ti veshe para pergjegjesise.
    Mallkuar qofte opozita ne se shitet per ca aspra tek Sali Krajl Berishoviqi.
    Mallkuar qofshin ata qe tjetersojne voten time.
    Lumturuar qofsh moj Shqiperi,pa keta kelyshe qe te rrjepin perdite e nga pak.
    Ora po afron,kurre mos i gezofshi ato qe keni vjedhur e ngrene.
    Vjosa po fryhet,Buna po derdhet,mjere Ju o ditezinje,ne Pakistan dhe Afganistan keni per te perfunduar,si hiena angullini per kerma publike.
    Rrofte Shqiperia,vdekje tradhetareve te kombit,ne burge hajdutet e pasurise se shqiptareve!

    1. Gjon says:

      Po bashkohem edhe une me ty Kalciani.

      Mallkuar qofte Sali Berisha qe tallet me kete popull ne kete fare feje. Dje thoshte se do i japi opozites shumicen dhe kryetarin e komisionit, kurse sot thote se nuk ka fakte. Po cdo te duhej hetimi nese do kishte fakte? Hetimi behet sepse ka dyshime per vjedhje.
      Mallkuar qofte Ilir Meta qe eshte me i ndyre se Sali Berisha.
      Mallkuar qofshin te gjithe ata qe mbeshtesin keta te mallkuar.
      Mallkuar qofte edhe opozita nese kur te vij ne pushtet dhe nuk con para ligjit keta te mallkuar, ashtu si Sanaderi i kroacise.

  2. robi says:

    Ore , i dashur Edi,ore po,ti je djale i zgjuar por me dukesh edhe pak naiv (qofsha i gabuar).Po,pse more,akoma mendon ti,se me forma demokratike,me bisedime, me rezoluta apo me protesta paqesore do ta rrezosh e ta dergosh aty ku e ka vendin (ne hale) Sali Bisha.Ku do t’ja dije haleja nga pordhet more djale.Ai,mezi iku ne 97′ me pushke dhe ky popull prape nuk zuri mend;e vuri prape mbi koke.Jo more Edi jo nuk iken bisha fashiste pa revolucion.Mendoj qe je njeri idealist por kjo nuk mjafton edhe sikur pjesa me e madhe e deputeteve te jete idealiste si ty.Duhet te zgjoni popullin e ta ndergjegjesoni se mafia fashiste nuk zhduket as ne parlamentin e Jozefine histerikes dhe as ne parlamentin e Doll-it dhe Pack-ut,por me forcen e popullit qe e do vendin e tij.Shqiperia eshte e pushtuar nga okupatori me i ndyre:nga fekalet e saj,nga klika me antikombetare ne historine e saj.Jep kushtrimin;Atdheu ne rrezik!! Historia perseritet! V.F.L.P.

  3. vlora says:

    Hetimet nisin nga dyshimet z.Berisha,jo qe dhe faktet nuk mungojne.Por dua ti drejtohem z.Rama: Boll me me konferenca shtypi e me akuza neper televizjome,duhen veprime konkrete per ti dhene ketij kombi qe ju ka besuar,ate qe i takon.Berisha do veten ne krye te qeverise se shqiptaret nuk e duan, ja kane treguar gjithnje me vote.Prandaj tundu z.Rama dhe boll me pas mokrofonave,me ate metode ron edhe 100 vjet BERISHA.

  4. Claus says:

    Bjeri bjeri ne nje vrime. Kaloi kufiri i bla,bla,bla-ve. Merr shembull nga Minsk-u o piktor-naiv. Duket qe eshte nje politikan i vogel qe nuk del dot nga rrethinat e bashkise se Tiranes.

  5. Ivani says:

    Shkodrani, kur nuk deshi me ia dhan kojshiut konopin borxh, i tha: “Pash Zotin s’po mujt me ta dhan konopin pasi m’duhet, do të ndej miellin n’të për ta ter”.
    Dihet që kojshiu, pasi të mbaronte punë, do ia kthente përsëri të zot konopin.
    Ky Saliu i Viçidolit ka aq mend në kokë dhe e di se po lejoi hetimin e zgjedhjeve zbulohet kasaphana e votave e i fluturon njëherë e përgjithmonë pushteti e pasuria e familjes së tij mafioze me gjithë zenërat. argitat, lulët, rulët, medinjtë, faslliçët, toçët, rahmanët,e selmanët e tij të shumtë.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje