Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka kërkuar sqarime nga ambasadorja e Zvicrës në vendin tonë sa i përket një interviste të ish- kryeprokurores së Hagës, Karla Del Ponte. Shkak janë bërë deklaratat e Del Pontes se Shqipëria ka penguar hetimin për trafikun e organeve. Del Ponte ka kërkuar që hetimi të nisë nga Shqipëria e të mos bëhet nga shqiptarë. Duke qenë se Del Ponte është nga Zvicra dhe punon ai ambasadore e këtij vendi në Argjentinë, ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, ka thirrur në një takim ambasadoren e Zvicrës, Ivana Enzler. Haxhinasto i ka thënë ambasadores zvicerane se “deklaratat e zonjës Del Ponte janë të papranueshme dhe shtrembërojnë realitetin në të cilin janë zhvilluar hetimet në vitin 2003 për akuzat për trafikim të organeve njerëzore, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë”.
Por diplomatja zviceranë është përgjigjur se qëndrimet e saj janë personale dhe nuk shprehin qëndrimin e Zvicrës.
Karla Del Ponte ka folur në pozicionin e ish- kryeprokurores së Hagës dhe nuk kuptohet se përse qeveria shqiptare kërkon sqarime nga Zvicra.
Comments are closed.
A e kuptoni se cfare pykash e drejtojne kete vend
Shiko kush ka ngelur te beje politiken e jashtme te ketij vendi nje qe nuk di te lidhe dy fjale.Ne c’do dalje te tij le per te deshiruar me nje fjalor te varfer,pa kurrefare ngritje,dhe mungese e theksuar e dukshme intelekti njolloj si kapo i tij Ilir Koktuli.Njerez medioker mbledhin rreth vetes te tille njerez,mjafton te mesojne disa shprehje standarte dhe ti thone ne c’do interviste.Degjoni shprehjen shabllon te Ilirit:”Une jam i hapur,jam transparent….”.Nje keshille mos u hap shume se je bere si govate,i neveritshem e qesharak.