Topi për raportin e KiE: E vërteta e kulluar të dalë e tëra në dritë

17 Dhjetor 2010, 12:02Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, pas shqyrtimit të hollësishëm të Projekt-Rezolutës së djeshme të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dëshiron të shprehë publikisht qëndrimin zyrtar lidhur me këtë çështje shumë të ndjeshme, jo vetëm për Shqipërinë e Kosovën, por edhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me vendet e tjera të rajonit dhe mirëqenien e popujve tanë.

Duke pasur parasysh këtë Projekt-Rezolutë, që erdhi si rezultat i Raportit të përpiluar nga anëtari i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ish-prokurori Dik Marti, Presidenti i Republikës së Shqipërisë dënon ashpër të gjitha akuzat e pabazuara në prova konkrete dhe pandehmat e endura me një rrjetë thashethemesh, të cilat duken sikur janë të gatuara në kuzhinën e dalëmode të qarqeve të caktuara ultra-nacionaliste, që për fat të keq vazhdojnë të ekzistojnë në Ballkan – në një territor ku kohë pas kohe zbulohen varreza masive të genocidit të pashembullt të forcave serbe të Millosheviçit dhe ku ende strehohen kriminelë lufte të kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Këto akuza fantazmagorike, shumë herë të ngritura edhe më parë e të hetuara, por asnjëherë të vërtetuara, nuk bëjnë gjë tjetër veçse hedhin baltë mbi Shqipërinë, kombin shqiptar, identitetin e tij, si dhe shtetin e ri shumë-etnik dhe demokratik të Kosovës dhe drejtuesit e tij legjitimë, të certifikuar jo vetëm nga qytetarët kosovarë, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Nga ana tjetër, akuzat dhe tymnaja e rrezikshme që ato po ngrenë, dëmtojnë e kërcënojnë seriozisht jo vetëm imazhin dhe vlerat e vërteta të kombit shqiptar, por edhe paqen e qëndrueshmërinë afatgjatë të rajonit tonë.

Institucionet e Shqipërisë kanë qenë gjithmonë bashkëpunuese me institucionet e specializuara ndërkombëtare për të hetuar rreth dyshimeve që ringrihen në Projekt-Rezolutën e përpiluar nga Dik Marti, i cili e ka bërë të njohur botërisht, prej kohësh, pozicionimin e tij kundër pavarësisë së Kosovës.

Rruga më e mirë për të mbyllur përfundimisht një kapitull të mbushur me akuza të pabazuara, shpifje dhe dashakeqësi, është që të bashkëpunojmë sërish me organet e specializuara të drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës, UNMIKU-u, EULEX-i si dhe prokuroritë e vendeve të ndryshme, sado që kanë hetuar me imtësi në të kaluarën, nuk kanë arritur të gjejnë prova bindëse e të mjaftueshme për të vënë ndokënd para drejtësisë.

Duhet patjetër që e vërteta e kulluar të dalë e tëra në dritë ashtu siç ka ndodhur në Kosovën e martirizuar, ku shqiptarët e Kosovës kanë ditur të falin, por jo të harrojnë. Kjo në mënyrë që mbi askënd të mos rishfaqen më hijet e dyshimit, si makthe që na rikujtonë periudhën e trazuar të konflikteve dhe genocideve etnike dhe fetare – të cilat rajoni ynë, i projektuar i gjithi drejt botës euro-atlantike, i ka lënë pas një herë e mirë!

QËNDRIMI ZYRTAR I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH.T.Z. BAMIR TOPI LIDHUR ME PROJEKT-REZOLUTËN E ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS.

7 komente në “Topi për raportin e KiE: E vërteta e kulluar të dalë e tëra në dritë”

  1. mirdashi says:

    pas kesaj do bejme nje pushim gjate pushimit

  2. ben says:

    Edhe ky qenka Prof. Dr.

  3. d.gorezi says:

    pas sa vjetesh,antar partie,mer titull shkencor ?

  4. Epirioti says:

    Lerini reagimet butaforeske o politikan budallenj shqiptar. Interesojuni me SHISH dhe ambasadat tona jashte ne Zvicer e ne Serbi se kush eshte ky idot, Trap Marti, cfare histori familjare e farefisnore ka me serbine, cfare biznesi e lidh me Serbine apo Rusine, kush jane ata shqiptare qe kane bashkepunuar me te, dhe kush e perkrah ne Zvicer, ndonje fondacion serbo-zvicerian a kushedi. YYYYYYY me vrap te gjithe te kundershtojme e te shfajesojme veten. Nuk ia dalim Europes kurve me inat asnjehere, le ta pickojme nga anet. Dhe organizoni nje proteste tani qe jeni pa viza ne Bruksel, me Kosove, Maqedoni, Mal i Zi, Greqi e Shqiperi(shqiptaret e ketij kombi anembane) per fyerje te dinjitetit kombetar, si dhe kunderpadi ne Hage per kete trap Marti(i them trap se i perkthej emrin nga anglishtja si Lul-i i hollandishtes).

  5. montrealezi says:

    Bravo , z presidente
    kjo eshte pergjigja me e mire qe ju duhet dhene te gjitheve atryre qe nuk duan qe kombi shqipetar te eci drejte Europes.
    Tani e kam me mero . He mo mero , qe vetem Edison Eypi te vjen haku ty, mesoj komentuesit e tuaj te mesiperm qe te dine te vlersojen se kush di te shprehet dhe kush nuk di

  6. Prof.Dr.filozof.gazetar Marimaga says:

    prof.Dr e ketyre 20 vitev uben tamam si tallonat e Enverit, Si sulmuset e hkurudhave si shkur palvata..ky Bamiri as grua dhe as bure, EEEEEEE Cponashojne syte! me te emeruaret dhe halabaket..

  7. Ylli says:

    Qe nuk eshte e vertete se UCK ka bere trafikim organesh te serbeve te vrare, jam thellesisht i bindur. Akuzat e Martit duhet te hetohen, pse jo? Pastaj do te vertetohet se dyshimi ishte i pabaze dhe kjo pune merr fund. Edhe reagimet e opinionit dhe te institucioneve duhet te jene te qeta e me kulture. Reagimet emocionale, si reagimi i Edi Rames, shtojne me shume dyshimet tek nderkombetaret…Pastaj, edhe z. Topi do te duhej ta kishte nje fjalor me te zgjedhur, e jo, po citoj: “…pandehmat e endura …e te gatuara në kuzhinën e dalëmode të qarqeve të caktuara ultra-nacionaliste”…, pastaj: “…hijet e dyshimit, si makthe që na rikujtonë periudhën e trazuar të konflikteve dhe genocideve etnike dhe fetare…”, pastaj, po e citoj prape: ” Këto akuza fantazmagorike…… veçse hedhin baltë mbi Shqipërinë, kombin shqiptar, identitetin e tij, si dhe shtetin e ri shumë-etnik (o-bo-bo cfare argumenti, v.ime) dhe demokratik të Kosovës dhe drejtuesit e tij legjitimë…”, e blla-blla-blla te tjera! Nuk mbrohet keshtu njeriu nga akuzat. Aq me shume, nuk mbrohet keshtu nje ceshtje, nga akuzat e nje zyrtari te nje institucioni evropian, sado “burre i lig” te jete ai. Mbrojtja behet jo vetem sa per t’u bere!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje