“The Times”: Kosova, shtet i tmerrit

16 Dhjetor 2010, 13:45Politika TEMA

Shtetet e Perëndimit kishin rolin kryesor në historinë e re të përgjakshme në Kosovë, ndërkaq nga mbështetja perëndimore për Prishtinën më së shumti përfitoi kryeministri Hashim Thaçi, i cili tani akuzohet për krime “nga të cilat njeriut i vjen të vjellë”, vlerëson gazeta “Times” e Londrës.

Në një koment me titull “Shteti i tmerrit”, “Times” thekson se pavarësia e Kosovës është akt i kryer, por përfshirja e saj në familjen e popujve evropianë është vënë në pikëpyetje.

Parlamenti kosovar, sipas Times, duhet të kërkojë nga politikanët kosovarë përgjegjësi për akuzat e paraqitura kundër Thaçit në raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Martyt.

Posaçërisht NATO duhet të kërkojë që Thaçi të përgjigjet bindshëm ndaj akuzave ose të dalë para gjyqit, meqë ndërhyrja e Aleancës i ka ndihmuar Kosovës të “ikë nga represioni” i liderit të atëhershëm Sllobodan Millosheviq, shton “Times”.

Derisa të mos hetohen krimet e përmendura në raportin e Martyt dhe përgjegjësit të mos nxirren para gjyqit, Kosova do të jetë vetëm një në vargun e dhimbshëm të shteteve të dështuara, vlerëson kjo gazetë.

“ZERI”

3 komente në ““The Times”: Kosova, shtet i tmerrit”

  1. Rilind says:

    Nderi i Kosoves e do qe tani kryeminister te zgjidhet nje njeri i paperlyer nga komentet. Ndoshta Krasniqi a dikush tjeter.

  2. Kastriot FRASHERI says:

    Duhet te tregohemi te kujdesshem per te bere deklarara te nxituara ne lidhje me akuzat e bera nga nje reporter i Keshillit te Europes. Se pari eshte e tmershme per qytetaret e nje vendi te degjojne epitetin “State of Horror” Personat qe akuzohen kane detyrim moral e ligjor te japin shpjegime dhe jo te bejne rolin e te paditurit apo te ndermarrin show-n e rradhes neper ekranet e TV-ve. Kjo eshte nje akuze e rende qe na turperon si komb. Institucionet pergjegjese te Kosoves duhet te reagojne per zbardhjen e se vertetes!

  3. kalosh kaloshi says:

    POPULL I KOSOVES MOS U DESHPERO NGA SA PO FLITET DHE DO SHQYRTOHET ME THEMEL NGA INSTITUCIONET ME TE LARTA POLITIKE DHE JURIDIKE TE EUROPES, SEPSE E VERTETA VERTETE VONON POR NUK HARRON. ME KETE RAST EUROPIANET DHE AMERIKANET E “ZGJUAR” TE KETYRE PUNEVE TE TRAFIKUT TE ARMEVE, DROGES, ORGANEVE, PARAVE TE PISTA DO TI SHKOJNE DERI NE FUND DYSHIMEVE TE NGRITURA, JO VETEM NE KOSOVE POR EDHE NE SHQIPERI. KUSH KA SY E VESHE NDER NE SHQIPTARET KUDO QOFSHIM, LE TE SHOHE E TE DEGJOJE ALARMIN, KUSH NUK KA E NUK DO…LE TE MBAHET ME “PATRIOTIZEM”.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje