Albana Vokshi: Policët kosovarë më quajtën ‘idiote të lindur’. Më kërcënuan me jetën e fëmijëve

15 Dhjetor 2010, 14:12Politika TEMA

Nga Jeton Musliu, Express

Incidenti i asaj dite bëri që Albana Vokshi të bëhet deputetja më e përfolur në javët e fundit në Shqipëri e Kosovë. Në këtë intervistë, për herë të parë pas kësaj ngjarjeje, ajo publikisht tregon në hollësi të vërtetën e saj, për fyerjet që thotë se i janë bërë nga policët e Kosovës, për gjyqtarin e rastit apo përfshirjen e dy kryeministrave, të Kosovës dhe Shqipërisë, në çështjen e saj. Duke u arsyetuar për mungesë kohe, ajo nuk pranoi që intervista të realizohet drejtpërdrejt, por vetëm nëpërmjet pyetjeve të dërguara me postë elektronike.

Express: Si është e vërteta, sipas jush?

Albana Vokshi: Është e vështirë në një intervistë të shkurtër të tregosh shumë për një ngjarje që unë personalisht do ta quaja shumë të rëndë e të paprecedent që për më tepër ka zgjatur mbi 9 orë. Ngjarja ka nisur që rreth orës 12.45 kur ne (unë, motra ime Mimoza dhe dy mikeshat tona që shkonin në Kosovë për herë të parë) mbërritëm në pikën kufitare Vërmicë. Pasi kaluam shpejt pikën kufitare të Morinit, ndërkohë që makina u vu në radhë pas makinave të tjera, unë me dokumentet e identifikimit në dorë zura radhën te sporteli duke pritur derisa policia të mbaronte kontrollin e disa pasaportave.

Express: Si filloi ky incident?

Albana Vokshi: Në kohën që unë prisja, një polic i cili vinte që nga larg duke folur në celular, (në dijeninë time vinte nga një bar-kafe aty afër pikës kufitare) më drejtohet duke më pyetur se çfarë po bëja aty. Iu afrova dhe duke u identifikuar si Albana Vokshi, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, i paraqita pasaportat si dhe kartën e identifikimit të Kuvendit të Shqipërisë. Polici që më vonë mësova që quhej Bujar Shala, (e që në fakt, siç e pranoi vetë gjatë ballafaqimit në gjykatë, ishte hetues, e nuk kishte asnjë detyrë apo përgjegjësi për të kontrolluar dokumentet), çuditshëm e papritur filloi të bërtiste duke më bërë të ditur që s’donte t’ia dinte se kush isha e që unë mund të bëja ligje në Shqipëri, por në Kosovë ligjet i bënte ai, dhe këtë gjë mund edhe të ma demonstronte. Insistova të sqaroja që makina ime ishte në radhë e se nuk po kërkoja asnjë favor prej tij. Por këto sqarime në vend që ta qetësonin policin Shala, e zemëruan akoma më shumë saqë për të demonstruar forcën e pushtetit të tij, urdhëroi kolegen e tij të më arrestonte. E habitur pa masë nga ky reagim nga ana e policit Shala, duke dashur të shmang një incident në një mjedis publik (kishte një radhë të gjatë makinash që prisnin në radhë), u nisa për te makina ime, të cilën e drejtonte motra. Polici Shala më ndoqi nga pas, duke më ofenduar e duke urdhëruar në të njëjtën kohë kolegen e tij që të më vinte prangat. Pavarësisht se makina ndodhej në tokë neutrale, polici Shala përpiqej të hapte derën e makinës me dhunë, duke ofenduar me një fjalor shumë ordiner si “ti je një idiote e lindur”, “unë të tërheq zhag”, “tash ta tregoj unë ty se kush jam unë”, “parlamenti i Shqipërisë duhet të zhdukë njerëz si puna jote” etj etj. As sqarimet e mia, e as të motrës sime, e cila mori të njëjtat ofendime, nuk funksionuan. Në kohën që kolegia e policit Shala qëndronte te dera e makinës me pranga në dorë e më kërkonte të shkoja me të, përndryshe do t’i duhej të më arrestonte për të mos i acaruar më tej gjërat, vendosa të shkoj në stacionin policor të pikës doganore duke menduar që ishte thjesht një keqkuptim, i cili do të mund të sqarohej shumë shpejt në mënyrë njerëzore. Që në momentin që kam hyrë në stacionin policor të Vërmicës, kam kërkuar që të flas me komandantin e Pikës Kufitare, i cili nuk denjoi as të fliste me mua, e as të vinte pasi e kishte ditë pushimi (ishte ditë e diel). Që në atë moment, unë jam mbajtur peng në atë stacion, e për shumë orë më është hequr liria në mënyrë të paligjshme. As motra ime, e as mikeshat e mia nuk u lejuan që të futeshin. Kanë qenë orë tmerri, fyerjesh nga polici Shala dhe kolegët e tij burra, kanë qenë orë poshtërimesh dhe kërcënimesh me jetë. Është në zakon të shqiptarit që të mos fyejë, të kërcënojë apo dhunojë qoftë edhe moralisht apo psikologjikisht një femër. Por atë ditë, policët burra kosovarë, i demonstruan një femre, forcën e tyre me pranga dhe pistoleta në dorë. Për orë e orë të tëra, policë kosovarë kërcënonin një deputete femër që “Gjallë ose vdekur” do të bëja ashtu siç thonin ata, përndryshe . . . Nuk kuptoja asgjë nga ajo që po ndodhte. Me dukej vetja si në një novelë të Kafkës ku absurdi mbizotëron mbi logjikën. Sapo janë lajmëruar, mbërritën në stacionin ku unë mbahesha peng të gjithë funksionarët e lartë të policisë dhe doganave të Kukësit, të cilët gjej rastin t’i falënderoj nga zemra. As përpjekjet, as sqarimet, as telefonatat që ata ua bënë shefave apo komandantëve të pikës kufitare Vërmicë, nuk mundën të më kthenin lirinë që “ma kishin rrëmbyer” pa arsye. As përpjekjet e gjithë titullarëve të lartë të Qeverisë shqiptare si dhe Policisë së Shtetit nuk mundën të më “çlironin” nga banda që më hoqi lirinë në mënyrë të paligjshme. Madje “ata” kishin aq forcë e pushtet sa të përdornin dhunë apo të drejtonin e të mbushnin armët jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj personave që ishin me mua, përfaqësues të policisë e të shtetit shqiptar, vetëm sepse u përpoqën të sqaronin situatën. Të gjitha detajet unë i kam raportuar në institucionet përgjegjëse, e besoj po ndiqen në rrugë institucionale.

Express: Gjykata deklaroi se ju i keni fyer policët me shprehjet “kafshë”. Cila është e vërteta juaj?

Albana Vokshi: Unë e përsëris me përgjegjësi të plotë që nuk kam fyer askënd. Fjalë apo shprehje të tilla që gjenden çuditërisht në një vendim gjykate, nuk janë në kulturën dhe edukatën time. Nuk ka asnjë logjikë që unë të refuzoja kontrollin e pasaportës diplomatike, e cila në fakt do të më bënte që të kaloja me procedurë të përshpejtuar. Po ashtu, nuk është e vërtetë që kam refuzuar kontroll makine pasi një gjë e tillë as më është kërkuar. Këto që deklaroj janë lehtësisht të verifikueshme pasi ka rreth 20 dëshmitarë okulare (të cilëve gjykata çuditshëm refuzoi t’u merrte dëshmitë) si dhe ekzistojnë filmimet e kamerave në të gjitha ambientet hyrëse dhe dalëse të pikës kufitare Vërmicë, të cilat unë kam kërkuar që të zbardhen. Do t’u rekomandoja të gjitha pseudoshoqatave për të drejtat e njeriut në Kosovë, që në vend që të recitojnë të bindur deklaratat që ua kanë shkruar të tjerët, apo të shpërndajnë trakte poshtë dyerve, të kërkojnë zbardhjen e këtyre filmimeve për publikun shqiptar në Shqipëri e në Kosovë. Unë kam kërkuar zbardhjen edhe te filmimeve edhe të telefonatave të bëra nga policët apo shefat e tyre atë ditë. Kam insistuar në këtë kërkesë pasi unë nuk kam frikë nga e vërteta. Por nuk e di se çfarë deklaratash do të bëjnë shoqatat që gjoja mbrojnë të drejtat e njeriut kur të shohin se si vërsulen disa burra policë për të prangosur një femër? Çfarë do të thonë ata analistë apo gazetarë që kanë paragjykuar apo gjykuar veprimet e mia kur të shohin në filmime që unë jo vetëm që jam identifikuar se kush jam, por edhe kam prezantuar pasaportat që në momentin e parë?? Çfarë do të thonë pseudoekspertët ushtarakë që deklarojnë që policët duhet të kishin qëlluar ndaj meje, kur të thoshin që policët kosovarë jo vetëm më kanë kërcënuar gojarisht, por edhe kanë nxjerrë dhe kanë mbushur armët e tyre duke kërcënuar që do të arrestonin edhe kolegët apo homologët e tyre shqiptarë vetëm për faktin që ata po mbronin një deputete të Kuvendit të Shqipërisë që të mos poshtërohej duke u prangosur???

Express: Sipas gjykatës, policët kanë dhënë të gjithë të njëjtën deklaratë duke e rrëfyer ngjarjen njësoj. Pse duhet besuar në ato që deklaroni ju?

Albana Vokshi: Po, është e vërtetë që kanë deklaruar të njëjtën gjë, kjo thjesht sepse i ka shkruar e njëjta dorë, janë identike, vetëm firma ndryshon. Për ju si gazetar profesionistë, do të ishte tepër e lehtë për të kuptuar që përveçse të qenit identike, ato deklarata aq shumë keq të sajuara, pasi janë plot me gjëra kontradiktore. Kjo sigurisht, ka ndodhur pasi atij që i ka shkruar të gjitha deklaratat, i është dashur të krijojnë një skenar imagjinar gjë që ka bërë që “faktet” të bien në kontradiktë më njëra tjetrën. Për sa i përket pyetjes suaj, unë po them vetëm versionin tim e për herë të parë në kaq detaje. Unë nuk po imponoj askënd të besojë këtë të vërtetë. Nuk po bëj atë që bënë policët, gjyqtarët dhe ata që i mbështesin të cilët u munduan për ditë e për javë të tëra t’ua mbushnin mendjen njerëzve nëpërmjet artikujve të porositur, deklaratave të pseudoekspertëve ushtarakë, deklaratave të shoqatave të varura, trakteve të hedhura nën derë etj. Jo, në ndryshim nga ata, unë nuk kam frikë nga e vërteta, sepse ajo është në anën time. Unë vetëm po e tregoj atë, sepse ndjej që i detyrohem një rrëfim elektoratin shqiptar që më ka dhënë votën për të përfaqësuar interesat e tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe sepse e ndjej që u detyrohem qytetarëve kosovarë, sepse e konsideroj veten kosovare. Duke ditur të dyja anët e medaljes, unë ia lë të lirë vetë publikut shqiptar të vendosë se cilën anë të saj do të zgjedhë. Kam bindjen që e vërteta mund të vonojë pak, por nuk harron asnjëherë. Për më shumë, në rastin e incidentit në pikën kufitare të Vërmicës: janë rreth 20 dëshmitarë okularë që kanë qenë të pranishëm në ngjarje që nga fillimi i saj e deri në fund. Dëshmitarë, të cilët gjykata vendosi që të mos i thërriste për të dhënë dëshminë pavarësisht kërkesës dhe insistimit tim. E, pikërisht kjo Gjykatë, si në një aksion të fshehtë gueril, mori në pyetje tre dëshmitarë: policin që shkaktoi incidentin (e që në fakt nuk duhet të ishte thirrur në rolin e dëshmitarit), si dhe dy koleget e tij me të cilët ai planifikoi dhe ekzekutoi planin, plan i cili nuk do të ishte çuar deri në fund nëse segmente të caktuara të pushtetshme nuk do të kishin ndihmuar për të lidhur tërë hallkat e policisë, qeverisë dhe gjyqësorit së bashku. Ka filmime të kamerave në të gjitha ambientet e pikës doganore të Vërmicës, të cilat vërtetojnë plotësisht deklaratat e mia. E përsëris, kam kërkuar të zbardhen filmimet e kamerave në pikën doganore si dhe kam kërkuar zbardhjen e telefonatave të policëve të përfshirë në këtë aksion. Shpresoj që kjo të ndodhë. Dua të sqaroj që unë deri më sot kam heshtur. Kam heshtur jo nga frika e mesazheve, e-maileve apo telefonatave anonime që më kanë kërcënuar të heshtë, sepse përndryshe do më vrasin mua dhe dy fëmijët e mi, apo që do më zhdukin tërë familjen. Kam heshtur vetëm në respekt të punës së institucioneve të ndryshme shqiptare që u angazhuan në këtë proces. Kam heshtur vetëm në respekt të situatës kritike politike në Kosovë në prag të zgjedhjeve. Por tani hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës e ka kaluar fazën e parë dhe zgjedhjet u mbajtën. Kështu që deklaratat e mia sot, nuk kanë asnjë ndikim as në procesin hetimor, e as në politikën kosovare. Fakti që më ndodhi mua, deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, me origjinë kosovare, në prag të zgjedhjeve në Kosovë si dhe në prag të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë, e ka pasur një qëllim të caktuar, i cili besoj shumë shpejt do të dalë në dritë.

Express: Ju keni imunitet prej deputeteje, e keni shfrytëzuar këtë në këtë rast?

Albana Vokshi: Partia Demokratike nuk njeh imunitete, unë personalisht por edhe si deputete e PD-së nuk njoh asnjë imunitet. Por pyetja juaj më duket jo me vend në këtë rast, pasi ajo çka është e rëndësishme të theksohet në këtë histori nuk është çfarë mendoj unë për imunitetin e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, por a e njohin dhe e respektojnë struktura të caktuara të shtetit kosovar (policia apo gjykatat) këtë imunitet. Duke mos përsëritur trajtimin çnjerëzor që s’kishte asnjë lidhje me respektin për qytetarin e thjeshtë për të mos folur për imunitet diplomati, Kryetari i Gjykatës për Kundërvajtje në Prizren si dhe Gjykatësi që u caktua për çështjen time, më kujtonin herë pas here që unë isha para tyre jo si deputete, por si një qytetare e thjeshtë. Fakti që ata detyroheshin të ma përmendin herë pas here, siç duket, ishte një gjë që ata i bezdiste dhe e shihnin edhe si cenim për atë që ata ishin urdhëruar e po e ekzekutonin. Në tërë këtë histori të shëmtuar, që për fat të keq ndodhi në Kosovë, të cilën do kisha dëshirë ta lija pas, kam kërkuar vetëm të drejtat me elementare që duhet të gëzojë çdo qytetar në baze të ligjeve në fuqi si dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Express: Gjyqtari i rastit ka deklaruar se ju keni pasur sjellje shumë arrogante edhe në gjykatë. Ka qenë kështu?

Albana Vokshi: E kuptoj qëndrimin e gjyqtarit Vllaço, dhe realisht ndjej keqardhje për të që i qëlloi ky rast kaq i komplikuar në ditët e para (me sa kam unë informacion) të emërimit të tij në atë detyrë. Në fakt, tjetër kush që e drejtoi seancën gjyqësore, e jo gjyqtari Vllaço. Gjithsesi, për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, gjithkush që ka fare pak njohuri nga gjykatat do ta kuptonte lehtë që gjyqi në vetvete nuk ishte veçse një farsë, vijim i skenarit të filluar në pikën doganore e që u zhvendos në Gjykatën për Kundërvajtje në Prizren. Jo drejtësia, por mungesa e saj mbizotëroi në seancën gjyqësore. Po përmend vetëm disa nga ato që mund të konsiderohen si shkelje të rënda të procedurave gjyqësore (të konsultuara edhe me avokatë të mirënjohur): Akuza është thjesht një kopje fjalë për fjalë e raportit të shkruar nga polici që shkaktoi incidentin; Akuza nuk m’u bë e ditur asnjëherë, as në fillim e as në fund të seancës gjyqësore (proces që filloi rreth orës 17.00 e zgjati deri në orën 21.30); caktimi i detyrueshëm i avokatëve të porositur nga organizatorët e incidentit, e që shkonin e vinin; përdorimi i një gjuhe tjetër, jo shqip, në komunikim mes tyre; refuzimi i dëshmitarëve vetëm të njërës palë etj. Gjyqtari Vllaço deklaron (ose urdhërohet të bëjë një gjë të tillë) që kisha sjellje arrogante pasi unë nuk pranova të firmos deklaratën sipas versionit që kishin shkruar ata, por insistova të shtoja disa gjëra që mua më dukeshin të rëndësishme. Gjyqtari më quan arrogante pasi unë nuk pranova presionet e tyre të drejtpërdrejta apo përmes avokatëve të urdhëruar. Gjyqtari më quan arrogante pasi unë nuk pranova kurthin tjetër që kishin përgatitur: lirimin me kusht kundrejt një shumë të caktuar; Gjyqtari më quan arrogante pasi insistova që të mos merrnin vendimin pa dëgjuar 20 dëshmitarët e mi okularë që pritën me orë të tëra përjashta Gjykatës për Kundërvajtje në Prizren; Gjyqtari më quan arrogante mbasi edhe në fund të seancës gjyqësore isha po aq krenare që isha kosovare sa kisha qenë gjithë jetën time; Gjyqtari më quan arrogante pasi nuk ndryshova qëndrim edhe pas kërcënimeve të tyre që po të mos ndryshoja mendim dhe qëndrim, ata do të ndryshonin vendimin e tyre e unë mund të mos shihja dy fëmijët e mi … Atëherë, vetë publiku shqiptar dhe ai kosovar le të gjykojë nëse të tëra këto që përmenda më lart më bëjnë mua “arrogante” apo jo?

Express: Nëse ju besoni se nuk keni pasur përgjegjësi, pse mendoni se ju ka dënuar gjykata me 250 euro gjobë?

Albana Vokshi: Pjesë e skenarit. Thelbi i tërë këtij incidenti në mendimin tim, me pak fjalë, është: Deputeten Vokshi (e përzgjedhur jorastësisht) e mbajtën peng, ia hoqën lirinë në shkelje të plotë të të gjitha ligjeve apo konventave ndërkombëtare; e fyen, e kërcënuan me jetën e saj e të fëmijëve të saj… dhe në fund e dënuan në mënyrën më të shëmtuar që mund të dënohet një politikan shqiptar, e për më tepër një politikane femër. E theksoj që në venat e mia rrjedh gjak kosovari. Familja ime nga babai e nga mamaja kanë dhënë jetën e kanë derdhur gjak për këtë Kosovë të pavarur, që ishte ëndrra e tyre, e cila më në fund u bë realitet. Gjyshi im Bajram Gashi, është pushkatuar nga serbët, trupi i tij është tërhequr në qytet dhe as të ëmën nuk e kanë lënë që të afrohet e të marrë trupin. Atëherë, pyes çdo shqiptar në Shqipëri apo Kosovë: A mundet unë Albana Vokshi të shkel mbi këtë gjak? A mundet unë Albana Vokshi të shkel mbi idealet e gjyshit tim Bajram, stërgjyshit tim Sulemjan, apo të paraardhësve të tjerë?? I tërë skenari, e si pjesë e tij edhe akuza, është mirë e menduar në mënyrë që imazhi im si deputete, si kosovare të dëmtohej e të njollosej aq shumë sa të ishte vështirë për t’u ngritur përsëri. Por ju siguroj që pikërisht këtu “ata” janë gabuar…

Express: E njëjta gjykatë e ka pezulluar dënimin tuaj. Çfarë ndodhi sipas jush?

Albana Vokshi: E kam lexuar këtë në disa media, e madje edhe në një shkrim tuajin. Por dua t’ju konfirmoj që s’është gjë tjetër veçse një “lajm” i fabrikuar jo pa qëllim. Dhe do të ishte në dinjitetin e Kryetarit të Gjykatës për Kundërvajtje në Prizren që të paktën të kishte bërë një deklaratë publike për t’i thënë publikut shqiptar që asnjë vendim i marrë prej tij nuk është pezulluar. Unë po ndjek vetëm rrugën ligjore për të vënë në vend jo vetëm dinjitetin tim, por edhe dinjitetin e çdo deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, dinjitetin e një qytetareje shqiptare, të cilin segmente të caktuara donin ta nëpërkëmbnin. Kam apeluar vendimin brenda afatit ligjor. Pres vendimin e Gjykatës së Apelit.

Express: Sali Berisha, Kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar falje për këtë incident. Si e vlerësoni ju personalisht përfshirjen e tyre në rastin tuaj?

Albana Vokshi: Është një gjest civil e fisnik nga ana e kryeministrit Thaçi që gjejë rastin ta falënderoj edhe një herë, që nuk ka të bëjë me rastin tim si deputete, por ka të bëjë me keqardhjen për një incident kaq të rëndë në kufirin kosovar. Është detyrë e çdo kryeministri, në çdo vend të botës, që në radhë të parë të mbrojë interesat dhe të drejtat e qytetarëve të tij. Jam e bindur që i njëjti reagim do të vinte nga të dy kryeministrat për secilin qytetar shqiptar në rrethana të ngjashme.

Express: Mendoni se është e drejtë që për vendim të gjyqësorit, të përfshihet ekzekutivi?

Albana Vokshi: Është një abuzim i radhës që është bërë sidomos nga mediat dhe shoqatat e varura e të porositura apo të paguara. Ekzekutivi nuk është përfshirë në asnjë moment në vendimet e gjyqësorit. Gjykata për Kundërvajtje në Prizren ka marrë një vendim, i cili është ende në fuqi. Unë e kam apeluar dhe pres vendimin e gjykatës së apelit. Ndërkohë, në bazë të legjislacionit në fuqi, Inspektorati Policor, si në çdo rast kur ka ankime për sjelljen e policëve, ka nisur një hetim në lidhje me incidentin në fjalë. Me sa kam informacion, Inspektorati i Policisë ka mbyllur hetimet dhe ia ka kaluar dosjen me rekomandimet përkatëse Komisionit për Emërime të Larta dhe Disiplinë në Polici.

Express: Policët janë kthyer në punë, sepse ka rezultuar, pas hetimeve, se ata kanë kryer detyrën e tyre. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Albana Vokshi: Mendoj që nuk është e saktë kjo që ju thoni. Me sa jam në dijeni, Inspektorati Policor ka mbyllur hetimet dhe e ka dërguar dosjen në Komisionit për Emërime të Larta dhe Disiplinë në Polici së bashku me rekomandimet përkatëse. Askush nuk ka thënë që policët kanë bërë punën e tyre ashtu siç duhet, por askush nuk ka thënë as të kundërtën. Sikurse unë që jam treguar e duruar e po pres vendimet e institucioneve të specializuara, do t’ju rekomandoja dhe kërkoja që të gjithë të bënin të njëjtën gjë. Do të bëja thirrje me këtë rast që askush të mos ushtrojë presion mbi gjykatat, Inspektoratin Policor apo institucionet e tjera. Le t’i lemë ato të bëjnë punën e tyre. Unë personalisht do të respektoj çdo vendim të marrë nga institucionet përkatëse. Kam besim të plotë në punën profesionale të Inspektoratit të Policisë, institucioneve të tjera të përfshira në këtë rast, si dhe kam absolutisht shumë besim në marrjen e një vendimi korrekt prej gjykatave te shkallëve më të larta. Për mua personalisht nuk ka asnjë rëndësi emri i një apo më shumë policive dhe assesi nuk do të kisha dashur të ndikoja sadopak në jetën apo karrierën e tyre. Për mua është i rëndësishëm fenomeni dhe forcimi i shtetit ligjor. Për hir të idealeve të kombit shqiptar, ky rast i paprecedent nuk duhet përsëritur më kurrë. Kufiri tashmë është rrëzuar e nuk duhet të ngrihet më nga cilat do segmente apo struktura.

26 komente në “Albana Vokshi: Policët kosovarë më quajtën ‘idiote të lindur’. Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”

  1. edmond says:

    Kam njohur ne te kaluaren dy njerez me mbiemrin Vokshi,Sadik dhe Musa per te cilet kam patur respekt.Uroj qe ti te mos kesh te besh me asnjerin prej tyre.

  2. vangjel says:

    Ke mendon se mond te ginjeje kjo me keto mbrockulla.Kjo ne parlament qe e shikon gjithe shqiperija nuk do tja dije por ofendon pa i bere pershtypje ,E jo aty ku nuk e degjonte as njeri E DETYRIMISHT DO TE TREGONTE FORCEN SI ANETARE E OBORIT BERISHIST

  3. Sauksi says:

    paska rreshkit kjo dmth…

  4. orli says:

    Nuk pata durimin te lexoj deri ne fund intervisten,por mesa kuptova kjo paska vendosur per ti shpallur armiq qe punojne per serbet keta policet!çdo shkak ka nje pasoje dhe sikur policet te kenè reaguar keq(gje qe nuk e besoj)shkaku sigurisht qe ka qene ofendimi qe u ka bere kjo femer qe vetem e tille nuk mund te quhet.Derisa ne parlament dhe ne institucione te kete nga keto monstra,keto do reflektohen edhe ne jeten e perditshme ne nivele me te ulta shoqerore.

  5. altin says:

    Mos pretendoni se Vokshi do te thote te verteten. Ajo eshte e njejta specie si dhe shefi i saj i peshtire Berisha, qe nuk ka lene njeri pa pergojuar e share. Po s’u shporr bajraktari nuk ka qetesi ky vend. Vetem atehere do te shduken Vokshrat, Topallrat, Palokrat, Olldashrat, Breget, Bashrat etj. Vokshin mjafton ta shikosh dhe e kupton me ke kemi te bejme…

  6. timo says:

    Populi ka një shprehje shumë të bukur.Ai thotë :çdo berr varet nga këmbët e veta. Znj.Vokshi s’ka përse të kërkojë mbrojtje nga të parët e saj. Sepse ka shumë mundësi që ajo t’i ketë turpëruar ata.Është jashtë çdo llogjike përgatitja e një kurthi për të. Të vetëndjerit e saj se është ajo në qendër të një kurthi është një mendje madhësi e aluçinacion paranojak. Për çfarë e pandeh ajo veten që e paskan bërë objektiv segmente të caktuara në Kosovë apo jashtë saj? Ajo s’përfaqson asgjë përveç vetëvetes. Është një nga deputetet më ordinere më arogancën e saj të paskrupullt në parlament.

  7. Vezhgusi says:

    Shifeni cfar mashtruseje.Te vjen turp kur nje bashkeqyteari tend sillet ne kete menyre.
    Nje femer arrogante me pushtet,e cfar mund ta quash tjeter kete…………

  8. Ish Polici says:

    Keshtu eshte kur nje deputete arrogante shtiret si viktime per te na futur ne gjynah,arroganca,mendjemadhesia dhe keto genjeshtra tani, kombinuar se bashku sdi se cfare njeri mund te dal nga kjo fare deputete?

  9. dule says:

    Ku e ka mbledh kjo Parti keto fare grash: Ciljeta, Vokshi, Bregu, Topalli, Bulku njera me legenke se tjetra.

  10. gjon says:

    nuk ka gje me te peshtire se sa genjeshtrat e kesaj deputeteje ,e kesaj bullafiqeje pa forme ,njerez te tille te turparojne mjere populli ….

  11. h says:

    nuk besoj ti kene thene kafshe e lindur ! Por dhe po i kane thene e meriton

  12. vlora says:

    As lodhem se nuk ja vlen qe te lexoj intervisten tende moj Albana.Nuk di se si justifikohesh ti aty,por ta kane thene shum mire, ti vertet je nje idiote e lindur.Cfar mendon ti se do te shtrohet tapet i kuq atje ku kalon ti? Mundohu qe te gdhendesh pak, se dhe guri e hekuri kane shekuj qe perpunohen,e jo me njeriu.Ne rast se e pranon qe hyn ne kategorine e njerezve.

  13. vangjel says:

    Po sa mire ata policet e kosoves e zbuluan me nje te pare qe ajo eshte nje IDIOTE E LINDUR .Bravo ju qofte .Se ju te shqiperise i degjoni gjithe budallaqet e mbrockullat e vjedhjet e saj ,dhe e quani normale

  14. england says:

    Albana Vokshi: Unë e përsëris me përgjegjësi të plotë që nuk kam fyer askënd. Fjalë apo shprehje të tilla që gjenden çuditërisht në një vendim gjykate, nuk janë në kulturën dhe edukatën time.keto jane fjalet e kryemashtrueses deputete,kjo kujton se shqiptaret i harruan sharjet pa fund qe ajo drejtonte disa jave më pare kundrejt deputeteve socialiste kur këta të fundit e akuzonin ate dhe burrin e saj per korrupsion,monstra deputete harron te permend gjyshen e saj Bijen,ne shtepine e te ciles mblidheshin Enver Hoxha me të tijet!mua natyrshem me lind pyetja po cfare dreqin keta policet kishin me zonjen deputete qe si paskan lenë gje pa thene e pa share,cne gjithe ky mllef ndaj zonjes vokshi!!!zonja deputete po vjedh dhe po zhvat pasurite dhe resurset e shqipetareve te shqiperise,shqipetaret e kosoves skane arsye te bejne nje gjë të tille,ata police përvec detyres skane bere azgje me teper,mos flasim pastaj për ata qe une i quaj vellezerit siameze!sali dhe hashim turpi mbarekombetar…

    Përgjigje

    Përgjigje e quani normale

    Përgjigje e quani normale

    Përgjigje

    Përgjigje

  15. spartaku says:

    Eshte fare e thjesht.Vokshi shkonte ne kosove me mision nga berisha per te mesuar thacin si te vjedhe votat.Nen delirin e misionit qe i kishin besuar mendonte se portat do i hapen kudo e kur policet thjesht benin detyren per Vokshin ata ishin kafshe qe nuk kuptonin se ajo po vinte si pellumb i shkruar te shpetonte Kosoven nga vetvendosja.Tani pas vjedhjes se sukseshme duhet vene nderi ne vend e ata qe i kane thene se paska lindur idiote kane per ta pare ku do perfundojne.Thaci e ka topin ne fushen e vet…hahahahaha …kesaj i thone te qeshesh nga halli…mjere ne per keta politikane sharlatane…

  16. Delli says:

    Mund te jet edhe sic thot z.Vokshi,por personalisht zonja me eshte dukur shume agresive ne studiot televizive, prandaj jam i prirur te besoj te kunderten.

  17. B. HOTI says:

    Ti je nje hiene dhe me vjen keq qe mban mbiemrin ‘Vokshi’ .Shume qarte Berishe paregjykoj policet dhe gjykaten turp qe vetem klani si ju ,mund ta bajne kaq hapur

  18. Kalaja says:

    Nuk kisha durim ta lexoja deri ne fund genjeshtren e kesaj deputetje por eshte e qarte se ajo ka ofenduar e para dhe per kete ka marre ate qe i takon,turp per kete se eshte edhe femer dhe sillet si rugace ordinere si ne parlamentin tone,turp edhe kur thote qe nuk eshte ne edukaten time,po ku ke edukate ti moj e mjere,

  19. h. muça says:

    nuk e njoh dhe as degjuar kete emer albana vokshi ,,por me beri shum pershtypje te gjitha komentet e larte pershkruar jane identik njeri me tjetrin . me duket se i ka shkruar tek person dhe u ka vene iniciale te veçanta.zotrinje policija kufitare te areston vetem per vepra te randa besoj , ndersa per rastet e keqkuptimit apo ofendimit nuk te lejon te hysh ne teritorin e vete por te shoqeron ne posten kufitare me te afert te te origjines nga vjen ..

  20. taulant says:

    Albana Vokshi eshte nje femer arrogante sic jane te gjithe deputetet e Saliut. Nje e pashkolluar, provinciale, e cila njeh 3-4 bare ne Tirane dhe eshte bere deputete. Natyrisht qe policet e kufirit i duken kafshe dhe pa asnje vlere. Eshte filozofia e saliut dhe klikes se tij qe vetem qeveritaret e tij kane vlere. Nuk duhet te habitemi se zuska te tilla jane mbledhur ne PD.

  21. fred says:

    kjo asht nje injorante qe i ka mbetur bythes popullit shqiptar kjo ashte nje hajdute qe i ka vjedhur popullit shqiptar dhe per kete ajo duhet ta kete vendin ne burg per krimet qe i ban popullit nuk ja vlen me me hargju kohen me te neper gazeta rrofte populli shqiptar

  22. Kujtim Rudina says:

    Po,si mund te ndalohet kjo fare femre,more zotni polic?…Ndoshta sebepi i kontrollit,i kalonte kufinjte e kontrollit te pasoshit te Saje! …Nuk e njoh zonjen ne fjale,por tek ajo rrespektoj shume, mbiemrin qe Ajo mban ! Ai mbiemer,eshte shume me teper se nje mandat i nje “deputeti te meruar”,ne Shqiperi a Kosove….Harrojeni kete pune dhe…Tung !

  23. koci says:

    KJO FEMER, KJO DEPUTETE E PAMERITUAR PRODHON KONFLIKTE NE CDO VEND E NE CDO GJE E NE CDO KOHE! SALA DUHET TA HEQE NGA PARLAMENTI NE SE E KA KETE TE DREJTE. AJO MENDON SE ME QE ESHTE DEPUTETE MUND TE BJE CFAR I DO EDHE QEJFI EDHE AJO PJESA E MBRAPME E TRUPIT!

  24. Dino USA says:

    Ne vend te hesht kjo femer,vazhdon ta trazoj m…. dhe sa me shume e trazon aq me shume i del ere…Po flet per ca teori konspirative..sikur nje ushtri e tere funksionaresh te Kosoves kane qene pergatitur per diskreditimin e kesaj figure te politikes shqiptare,me merita historike dhe aktuale,por ne asnje rresht nuk del aresyeja:PSE?Gati po na e nxjerr nje incident diplomatik,por skemi nje PSE?.Here tjeter kur te japish interviste moj Vokshi gjej ndonje PSE?

  25. Naim Frasheri says:

    A ka Moral kjo Femer, Genjen paftyresisht , e pabesueshme , si mendon ti moj Femr se Zonje nuk je,mund te na mashtrosh kaq lehte, me vjen te plas kur mendoj qe Shqiperia ka rene ne dore te ketyre Njerezve o Zot sdi cfar emri ti vej,Femra qe genjen nuk eshte me as per Familjen e saj.Po ne Shqiperi ata qe shan perdite ne media , mos edhe ata jane Fajtore,po poshtersia ketu qendron te Hashim Thaci qe na ka zhgenjyer kaq shume me kete kerkese Faleje Sali Berishes,Turp te kesh Thaci, smeriton te jesh Kryeminister i Kosoves.te kam rrespektuar si Udheheqes i UCK-se,zihesha me shoke nga Kosova ,te mbroja ty, po Karrikja e Kryeministrit te paska bere edhe ty si Berisha,
    Zoti e shpetofte Kombin Shqiptar nga keta Njerez.

  26. endri...gjenev says:

    kjo me duket si personazhi i shtriges ke borabardha me 7 xhuxhat,si nuk i vjen turp akoma fillon te mbroj veten me genjeshtra ordinere…vetem demokrate smund te jesh ti,ti je nje komuniste qe po te kishe gjera me shum ne dor ti do veproje si hitleri,po sdo mend gjyshja jote ka qen mike e ngusht me xhaxhin idealet e partis nuk harrohen…sdim ca historie te kaluar te besojm sepse ti pretendon se je edhe kosovare…shko mer te dhenat ne maternitet shiko adn zogu sepse sme dukesh si shqiptare!!!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje