Eduard Selami: Kam vendosur të konkurroj Berishën

14 Dhjetor 2010, 22:56Politika TEMA
Eduard Selami: Kam vendosur të konkurroj Berishën

Eduard Selami në ceremoninë e festimit për 20 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike

Ish- kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami, në një intervistë për televizionin “Ora News”, ka deklaruar se ka vendosur që të rikthehet në politikë. Ai nuk ka bërë të qarta detajet e rrugës së re politike, por ka thënë se do ishte i gatshëm që të konkurronte për kreun e PD-së, në rast se kjo parti do realizonte një garë të ndershme siç ndodh në partitë perëndimore. Për më tepër Selami shtoi se ka edhe figura të mira në PD, të cilëve nuk iu është dhënë mundësia që të konkurrojnë. Selami ka lënë të kuptohet se do kthehet shpejt, por nuk ka dhënë një afat. Gjatë intervistës, Selami tha se edhe qenia e tij në Tiranë këto ditë është një faktor që tregon se është pranë rikthimit. I pyetur se a do të punonte për të krijuar një formacion të ri politik, Selami tha se e sheh veten gjithmonë brenda Partisë Demokratike.

“Unë jam pjesë e Partisë Demokratike,” tha Selami. Ai shtoi se PD po vuan nga mungesa e demokracisë së brendshme dhe është në gjendjen më të rëndë që nga krijimi i saj. Ai përmendi edhe mosmbledhjen e forumeve kryesore të PD prej një viti.

Selami nuk preferoi që ta quante Shqipërinë një histori suksesi, por tha se ishte një histori tranzicioni. Ai deklaroi se anëtarësimi në NATO duhej të jetë një arsye më shumë që PD të demokratizohet. Selami tha se në Shqipëri nuk ka një demokraci funksionale.

Selami tha se kishte kërkuar që të takonte Berishën në vitin 1997, për t’i përcjellë një mesazh nga miqtë e përbashkët amerikanë se situata po degjeneronte, por Berisha nuk pranoi ta takonte. Më pas Selami tha se e ka takuar Berishën në vitin 2006, kur i kishte shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar. Selami tha se nuk e ka takuar kësaj radhe Berishën dhe as ka kërkuar që ta takojë. Por shtoi se ftesës do i përgjigjej me shumë kënaqësi.

Duke folur për festimet në Pallatin e Kongreseve, Selami tha se ishte një ambient pak i largët për të.

33 komente në “Eduard Selami: Kam vendosur të konkurroj Berishën”

  1. Illo says:

    Brenda PD ka elemente shume me te mire se Selami. Eshte puna sa do te jene demokratike zgjedhjet e forumeve , qe te gjitha gjasat jane , per te kunderten . Kthimi i Selamit eshte nisme , qe duhet pershendetur , por jo se i duhet PD per kryetar . Kthimi i tij eshte konrtibut politik i nivelit te larte , qe i sherben atij dhe Partise . Illo

  2. tan says:

    Po cte duhet te konkurosh per kreun e PD apo ke qef te ikesh sic iku i ndjeri Azem Hajdari…….SEzz Berisha esht me keq se Enver Hoxha

  3. fred says:

    shko ne amerike e ri e puno te resoranti a te asht merzitur jeta qe te punosh ne pd duhet te merresh me vjedhje vrasje dhe korrupsjon

  4. SKENDER BEU says:

    PD ESHTE PER MAFIOZET O EDUART ,SHIKO NDONJE PARTI TJETER,PASTAJ SI DJALE OFICERI ME MIRE MILITO MAJTAS SE KE DHE DJEM TE MIRE POR DHE KOKEN NUK TA HEQIN POR TA RUAJNE.

  5. Dino USA says:

    Po te kete konkurim te ndereshem,po te kete votime te ndereshme po te mos kene frike se Sala do zgjidhet prape,po te mos kete korrupsion,po qe se partia Demokratike eshte vertet demokratike po qe se denohet vjedhja e votes,po qe se votusit do votojne ate qe u thote zemra dhe jo aferat korruptive,me siguri fiton Selami dhe ndonje me pak se Selami….!

  6. Petrit Mucllari Poradec says:

    O Selami babin e kishe “oficer” mami i sherbente Enverit..Selami mose valle jeni djali Enverit? dhe nese jeni nuk ka gje te keqe, me mire i Enverit se sa i serbit si “Sala” O Selami po iko derzi ne amerike se te ngelen pjatat po lare..

  7. neritan says:

    po,ju ne allvania ca,beni???apo ju i lani pjatat ne menyre te “ndershme”.u bene vite qe na cani trapin ,per punet qe bejme!!por,paret na i doni,,dihet,,.ah,,,mor babuine,,nuk beheni kurre njerez!(shimpanzeja ,shimpazeja,e mbaroi ciklin,ketu e 10000,vjet te shkuara).por paska pasur vatra,ekologjike te pa demtuara!!

    1. tatata says:

      Bravo vella!!!!

      1. enovl says:

        je i sakt lali…

    2. Zaho says:

      Bravo Neritan!

  8. Gazetari. says:

    Z.Selami degjuam intervisten tuaj ne TV-i, gjithe idete i ke shume me te sakta se te Saliut,ndaj me ju dhe analoget e tu shume shqiptare ringjallen per DEMOKRACI TE VERTETE.Ne se me Salen s’te lejon konkurim te ndershem bashke me ate Laben,Zogajn,Manjanin,dhe burra te ndershem qe kritikojne Sali fodullin, KRIJONI PARTI TE RE, pas jush do vijme te gjithe qe s’durojme dot mekatet e Saliut dhe Nanos. Selami vetem kurajo dhe nisiative duhet, shqiptaret jane mashtruar 20 vjet me dengla prej kleptokrateve,duan PRIJES TE RI,u velen nga te pa aftet.
    Gazetari.

  9. leonard says:

    Po ik o Selam shiko punet e tua ne amerike, vec po e hodhi amerika dhe Evropa nga kali mamlukun se ti nuk ben dot gje se kafshari Sal ka dhe Burrin xhozi aty qe po mundohet ta zevendesoje me dinjitet, nga kancelare ne kry t parlamentit, po edhe nisur nga intervista e Nkoll Leshit qe njeri nga familja e Berishes duhet me marre drejtimin e PD se pa nje nga ata nuk mund te egzistoje me kjo parti, ky felliqesire rreket te na trashegoje kete parti nga Familja Cosa Nostra. Turp, skandal, nuk ka fjale ta pershkruaje kete palacollek.

  10. Bonvenuto says:

    Partia demokratike po te vuante nga demokracia e mbrendshme nuk do te kishte keto suksese qe ka sot ne shqiperi dhe nuk do te zgjidhej dy here rradahsi nga shumica e shqiptarve,A eshte ne vete ky apo eshte nen ifluencen e droget ilegale.Tani qe besiah ka forcuar ne maksimum PD,ka marere dy here qeverine shqiptare ,ke forcuar te gjitha institucionet e shtetit shqiptar na vjen ky i “Humburi”,i Arratisuri per vdekje me luge ne brez per te vjedhur sepse ne Amerika nuk ke se kui te vjedhesh se shkon ne burg dhe jeton me Zezaket atje ne biruce.Eduart Selami ai Heroi dhe Legjendari I kombit shqiptar profesor Dr Sali Ram berisha ta dergoj selamin ty qysh oren e pare qe ti mberrite ne shqiperi.kerkoje ta e takoje dhe ai te tha shkurt se nuk mund te takonte ato anetar te PD qe e lane ne balte ate pari kur ajo kishte me shum nevoje se kurre dhe nuk mund te pranoje te takohet me hamza kastriotat shqiptare si puna e juaj.Je nje legen qe nuk vlen me as per te lare kembet e nje njeriu te thjeshte pa lere ti hysh ne pune kesaj qeverie e ketij kombi.Dole kunder Berishes me hile ke shkuar ne varreza.Shko e provoje po deshe qe te konkurosh me Berishen por kam frike se asnje i pD nuk do te thot Hello (si jeni) ty.Zoti e ruajt shqiperine nga Zorraxhinje me luge ne brez qe kujtojne se ka plasur peshku dhe o burra te hidhen adhe ato me thes ne dore per ta e mbushur.

    1. engjellushe says:

      Te rrosh vete se mendja te ka lene.E keqja eshte se njerez si ti jane fatkeqsia jone kombetare.

    2. mirdashi says:

      nga disa shpellare te tille e pesojne shqiptaret

  11. vlora says:

    Po qe se kthehesh ne shqiperi per te konkuruar Berishen,me mire mos e bej.Ti je djale i ndershem dhe kerkon vertet demokraci ne PD, por ske per ta gjetur.Se shef ti se ne PD kan mbetur me kokra njerezit e ndershem dhe demokrat.Atje jane mbledhur gjithe horrat dhe hajdutet si ne meshkuj dhe ne femra.Ne qofte se do vertet te kthehesh e te konkurosh Salen hajde dhe krijo nje parti te vertete demokratikee.Ndaje shapin nga sheqeri brenda asaj partije.

  12. tomori says:

    shume shpresedhense deklarata e zotit selami .me ne fund duhet gjetur nje menyre te clirohet demokracia nga perbindeshi!!!!!! per ju qe ofendoni njerez qe nuk u bene servila,por per te ruajtur denjitetin pranuan te benin cdo lloj pune TURP tu vije!!!!!!!!!!!

  13. IVANI says:

    o selam o te keqen.oxhan oshpirt oi bukuri i oficerit pse te pelqevi fabula e LA FONTENIT, dhe u largove nga shqiperia vajte ne amerike, se nuk u bere kryetar i pd por mos haro se; ku le laroja te haje baloja por mos haro te shkruash ne kujtimet e tua se; sa tjegulla ka katundi im aq pjata ke lare ne amerike, o bucko prej thekri. ce kujtove ameriken ti o bukuroshi xhaxhit enver. A-MER-IK por atje dushe pune,prandaj, ty te vune drune dhe erdhe ne shqiperi te zesh vend, kur ne kemi ne krye nje shpellar me nje oke mend. apo ato qe la pinok saliu ti vjedhish ti o njeres te pafytyre njeres koti, kur te vine mente nuk te hane as qente ashtu dhe ti je karte e djegur, por prape nene parti pd te do se i vjen keq, eshte bere gjarper si ti sala-jozi- bregu-albana-basha-olldashi-mersila dhe topi nena PD ika futur ne gji.nje gje te kesh parasysh o krijo parti te re, ose perfundo tek firma GABI po te pranuan.dhe ata, se ti na u bere si KIU FIRIFIU. cfare te juqaje si ty e salen nena me pare kokat tuaja qe nue mbin asnje fare, e kini lendine te mbjelle me bar, zhdukuni nga atdheu ishqiptarve nje ore e me pare o zuzare.

  14. mirdashi says:

    O Selam po i lepive ato qe ke peshtyre ,si Imami ,Neritani, Pollua, Tritani etj. Berr Isha po ta gjen nje vend te mire .Po je me mend te tjera me mire ri atje ku ke qene deri tani

  15. england says:

    Kjo shqiperi nuk do te bej kurre hajer per sa kohe ne vend te kete tipa si benvenutoja,jo vetem per shqipen qe perdor,por per ato cka thote se:“Humburi”,i Arratisuri per vdekje me luge ne brez per te vjedhur sepse ne Amerika nuk ke se kui te vjedhesh se shkon ne burg dhe jeton me Zezaket,kjo eshte fraza qe ai perdor,ku e ke mbaruar shkollen ti ore mjeran!mos ke bere te njejten shkolle me xhozin per kryetaren e parlamentit e kam fjalen,qe shkollen e nates e mori ne kembim te kacileve me rrush,e fiq!!!Sipas kesaj qe ti thua keta qe qeverisin vendin i bie te jene te gjithe kusare e hajdute!pra shqiperine dine ta vjedhin,dhe shkaterrojne berisha,mediu,basha,rruli,meta,zhozi,vasili,bregu,pra askush nuk mund ti afrohet shqiperise sepse ajo i ka tashme hajdutet!ty ore ditezi te ka stopu sahati,sales zagare si ty i duhen prandaj te keshilloj ta braktisesh italine ne se jeton atje!dhe hajde bashkoju buces fahri,zagareve sander e fevzi,listes se gjate te servileve,sahanlepires,mund te jepet mundesia per te rrembyer ndonje luge(si ajo qe ti i sygjeroje ed selamit)dhe qe e keshilloje ne se e ben kete ne amerike te fusin brenda me zezaket,por ti je me i zi se vete ngjyra e zeze or katran…

  16. Shqiptaret says:

    ZOTI Selami krijo sa me pare Parti te re, e vetmja ruge te ndihmoni Shqiperine mjerane me te gjithe antaret qe do vijne atje,na ke prapa te gjithe shqiptret e ndershem.
    Shqiptaret.

  17. enovl says:

    Je prsoni i vetem qe mund te ndertoje demokracine kuptimpolte ne shqiperi, dhe nese ti kthehesh , saliu iken nga skena politike pergjithmone, por duhet te jesh shum shum i kujdeshem , ai eshte i pa bese , dhe kur dike e shikon ,qe eshte i zoti, e ha pas shpine, e con dhe ne boten tjeter ,i tille eshte ai!!!

  18. Bonvenuto says:

    Selam Aleq apo i nipi Selam Musajit (larg qofte se Selam musaj ishte ajka e shqiptarizmit dhe nuk mund te bahen krahasime se te vret zoti )krijio parti te re ashtu sikunder krijoj edhe ai matufi apo me fal (shkencetari na hengt mu..tin per shkencetar se truri i atij eshte thartuar qysh me 1996) Aleksander Meksi kunder Heroit dhe Legjendarit Berisha por cfar fitoi ai? nje te gjate te madhe sepse populli shqiptar nuk i fal ato qe tradhetojne Skenderbeun e dyte Sali Berisha.Shko prap ne Amerike o Selam Aleq dhe ne qoftse nuk lan ato pjatat e restauranteve te pakten pastro ato Bathrooms (navojtoret) e Amerikes se edhe ate nuk e meriton.Nuk ke faj ti more askushi por fajin e ka Juda Bamir topi qe te priti ty ne presidenci dhe tani ty te jan rritur Veshet si ai veshgjati Miu i vrimave te haleve.shko skerbythje antishqiptar dhe zhduku nga ky vend ose te pakten nga politika shqiptare.Rrofte Skenderbeu i dyte i ketij kombi Profesor Dr Sali Ram Berisha dhe ato dy admiruesit e mij mbreteresha teute zonja Topalli dhe mendjendrituri shkencetari me IQ me te larte ne shqiperi zoti Lulzim Basha,per te tjeret une baj cdo dit ne mengjes ne navojtore

    1. Anti-LOK says:

      Te pakten Ed Selami pati bythe ti kundervihet Sal Malokut por menyra si u votua per kryetar te PD-se cenoj te drejten e votes te antareve te PD-se dhe nga frika e diktatorit berisha e pesoj Berisha.
      Te pakten ky burre qe ti i thu pjatalares apo banjopastrues nuk eshte bythelepires i Sales si ju te peshtire , ky njeri ka dinjitet jo si ju qe jua neperkembin si ti teket trapi Shefit .
      Para se te shikosh ne bacen e tjetrit shif bacen tende o medioker .

      Ed Selami ne ke ardh me i hy politikes formo nje parti tenden , njerez qe jane te zhgenjyer ka sa te duash , njerez qe nuk pajtohen as me PD as me PS ke sa te duash sill nje fryme te re konkuro si Albin Kurti qe nga nje Levizje doli forca e trete ne Kosove mos ki frike nga deshtimi.

      1. Anti-LOK says:

        * e pesoj Selami ( gabim ne shkim)

  19. tani says:

    Ky bonvenuto ka shkuar per lesh!!!!
    I vetmi shpetim i Shqiperise dhe shqiptarve eshte largimi i Sali Berishes nga drejtimi i qeverise shqiptare.
    Por kjo eshte e veshtire te ndodh,sepse rrjeti super mafjoz qe drejton familja Berisha eshte shume i fuqishem, pevec kesaj ka dhe shume leshko, si puna e ketij Benvenutos qe shkojne pas udheheqsit te Kamorres shqiptare!!!

  20. XXXXX says:

    I paska stabilizuar kalamjte ky Selamiu?, se heren e fundit qe Berisha i ofroji te kthehej ne PD iu pergjigj se s’kishte me ke te linte femijet.

  21. Ermal Komini (Vlore) says:

    Bravo Bonvenuto !!!. E di shume mire se Salen e kane inate se eshte nga Veriu. Po beso se ato qe shajne Salen, jane ca filogreke qe luftuan krah per krah me greket qe dogjen Nenen Shqiperi ne 97-ten. E ku ishte Selam Hamza Kastrioti atehere?. Por, ki besim se ka Vlora, Gjirokastara e Tepelena patriote qe vdesin per flamur.Vlora e din se Social-komunistet vrisnin vellezerit tane qe kalonin kufirin per ne Greqi. Po ja! Sot shqipetaret inkin pa viza ne Europe.Z. Sali Berisha do te hyje ne historine e Shqiperise si udheheqesi i ndertimit te Shqiperise moderne dhe pse jo nje dite munde te behjet nje “Helmut Cohl” qe bashkoi dy Gjermanite. Zoti i shkretofte antishqipetaret dhe sahanlepiresit si Eduard Selami.

  22. klodi says:

    Dikush ka thene tre gjerave mos u del perpara .Amerikes .Barcelones. dhe Sali Berishes

  23. andi says:

    Fatkeqesia me e madhe e shqiperise dhe shqipetareve eshte ardhja ne krye e Salukut.Shqipetareve u erdhi shansi vetem nje here ne historine e tyre qe ne vitet 90-91 te shkeputeshin nga kucedrat komuniste,por edhe kete rast nuk e shfrytezuan duke zgjedhur ne krye nje ish sekretar fanatik komunist qe tani na tregon mbrockulla me berbera dhe ceki.
    Dhe per cudi ka sahanlepirsa dhe trushpelar qe u besojne dhe i hane keto mbrockulla dhe kjo eshte fatkeqesia me e madhe per kete komb qe e ha sapunin per djathe, ashtu sic besoi per 50 vjet qe ishte populli me i lumtur ne bote .o tempos o mores, e njejta gje po ndodh me skenerbeun e trete(se te dyte kishin enverin).Ramiz alia vuri kete kriminel ne krye per te shpetuar b… e tij ,dhe ky,jo vetem qe ate e shpetoi por edhe te gjithe ish komunistet dhe sigurimsat i mori nen mbrojtje dhe i beri milioner,prandaj sa te kete njerez si benvemuti (qe duhet te kete qene o sigurims ose kelysh sigurimsi qe e do aq shume salen ,se zakonisht te gjithe ata me dosje jane me Salen per te mbuluar te kaluaren e tyre)Tani ne shqipetaret nuk kemi asnje shans per te hequr qafe keta ishet qe gelojne dhe cfaqen mbas cdo sporteli dhe kudo qe nga parlamenti dhe ne qeveri.E gezofshin Salen dhe Gramoz Rucin e seren e kriminalave.

  24. arber says:

    Selami eshte ndodhur ne Shqiperi per te dhene mesazhe ekaktesisht nje vit para se te ndodhin ndryshime te medha, eshte e vertete ne 96 dhe ne 2004…une mendoj se ne kete vazhdimesi ai nuk ka ardhur per celebrime alla berishiane te dhjetorit. dicka po leviz ne politiken tone te felliqur, viti i ardhshem do jete me surpriza…dhe jo vetem per berishen

  25. Kalciani. says:

    Keto jane flluska,nuk ka njeri ne Shqiperi tu kundervihet “udheheqesve”.Selami munde te beje ca pordhe me shume se te tjeret,por nuk munde te ngrihet mbi liliputerine qe karekterizone ata,qe ka shpallur te pa vlefshem,apo te tepert,Berisha.

  26. Aron says:

    Berisha si zakonisht i trembi shume ata qe kujdesen per rrjedhat demokratike ne cdo vend,kur deklaroi se do te qendronte gjate ne pushtet. Por vulen ja vuri Nikolle Lesi, kur kerkoi qe e bija te hynte ne kryesine e PD.Kjo perendimin e tremb shume. Shqiperia, e cila aspiron per ne Europe,nuk mund te operoj si ne Pakistan. Berisha nuk mund te jete Zylfikar Ali Buhto.Ndaj, per te qene sa me afer se vertetes, ardhja e Selamit, Berishes i kujton vdekjen. Kuptohet,cdo njeri qe sinqerisht e do demokracine, do te ndjente clirim nga nje vdekje politike e Berishes. Por sinqerisht do ti uronte atij jete te gjate jashte saj.Sa per ate qe do te konkuronte demokratikisht per te dale ne krye te PD, ky eshte nje gabim i rende. PD sot ngjan me shume me nje bande mafjoze,sesa me nje parti politike moderne. Eduard Selami do te trajtohej ne PD thjesht si nje i infiltruar i policise brenda bandes, ndaj afrimin e tij ata nuk do ta bejne kurre. E vetmja mundesi eshte te krijoj nje parti te re. Suksesi ka per te qene i pa diskutueshem ne ate nivel qe e lyp nevoja. Kjo per faktin e thjesht se ai ka ate qe eshte e domosdoshme ne politike, te drejten morale. Por te presim se cdo te ndodh…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje