Heqja e vizave, Basha drejt Brukselit me një grup të rinjsh

15 Dhjetor 2010, 09:24Politika TEMA

Pas heqjes së regjimit të vizave, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka nisur një udhëtim simbolik drejt Brukselit. Ai u nis bashkë me një grup të rinjsh, të pajisur me pasaporta. Basha u shpreh se kjo ditë është historike për të gjithë shqiptarët. Kryeministri Berisha ndërkohë ka përshëndetur nga Aeroporti i Rinasit heqjen e vizave. Berisha deklaroi se tashmë është shembur muri i Shengenit për shqiptarët. Kryeministri ka falënderuar administratën për këtë arritje, të cilën e ka cilësuar si më të madhen të karrierës së tij politike.

Lini një Përgjigje