Autori britanik Misha Glenny, një njohës i mirë i problemeve në Ballkan, thotë se akuzat ndaj kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për krime gjatë luftës janë “shpërthyese”. Duke folur për BBC-në zoti Glenny, autor i librit “Mcmafia”, që trajton temën e krimit të organizuar në Ballkan, thotë se megjithëse Këshilli i Evropës nuk ka shumë peshë apo ndikim mbi qeveritë, raporti i raporterit të saj Dick Marty dëmton imazhin e vetë SHBA-së dhe Evropës, sepse lë të kuptohet që ato kanë mbyllur sytë duke lejuar të ndodhin këto krime. Në intervistën që i dha BBC-së, ai fillimisht i përgjigjet pyetjes se sa të dëmshme janë akuzat që përmban raporti i reporterit të Këshillit të Europës, Dick Marti për lidhjen e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me krimin e organizuar. “Potencialisht, mendoj se këto akuza janë shpërthyese. Vërtet mund të thuhet se ky është një raport i Këshillit të Evropës që nuk ka shumë peshë apo ndonjë ndikim të madh mbi qeveritë. Përgjithësisht, raportet që paraqiten në Këshillin e Evropës, më pas mund të thuhet se nuk shkojnë më tej. Por ky raport përmban akuza kaq shumë të rënda në adresë të qeverisë së Kosovës, dhe sidomos ndaj kryeministrit në detyrë, dhe ndoshta kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Këto janë akuza për lidhje me krimin e organizuar, trafikim armësh e kështu me radhë. Por raporti dëmton edhe vetë imazhin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të Amerikës në Evropë, përfshirë Britaninë, pasi në raport thuhet se Uashigtoni dhe të gjithë ata që e përkrahën UÇK-në, mbyllën sytë përpara këtyre gjërave të tmerrshme që po ndodhnin në Kosovë, ku nuk kishte vetëm trafikim armësh dhe droge, por edhe tregti të paligjshme të organeve njerëzore”.
Misha Glenny, akuza e trafikimit të organeve të të burgosurve serbë, duket se është më e rënda ndër akuzat që ngrihen në raport, a nuk është kështu?
Çështja e serbëve të kapur nga UÇK-ja, fillimisht u ngrit në librin e ish-kryeprokurores së Gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Karla del Ponte, ndonëse ajo nuk e çoi këtë çështje në Gjykatën e Hagës. Në këtë libër ajo shkruan se serbët që mbaheshin nga UÇK-ja gjatë luftës, u përdorën për t’iu marrë organet, të cilat më pas shiteshin, kryesisht, për të mbledhur fonde për të financuar aktivitetin e UÇK-së. Pas luftës ky lloj aktiviteti u zgjerua. Ka pasur mjekë dhe persona të tjerë të cilët kanë paguar për të blerë organe nga shtetas të vendeve të varfra, si Kazakistani. Më pas, këto organe, p.sh veshka u janë shitur klientëve të pasur në Amerikë apo Izrael. Kombet e Bashkuara e konsiderojnë këtë si një ndër format më të ashpra të krimit të organizuar dhe kjo do të ketë pasoja të rënda.
Le të sqarojmë pak se për çfarë periudhe është fjala?
Raporti nuk është shumë specifik për këtë. Rastet specifike që përmenden në këtë raport janë nga viti 1999 e këtej. Disa nga këto raste po hetohen momentalisht dhe janë në proces gjyqësor në Kosovë, ku sistemi i drejtësisë është nën mbikëqyrjen e Eulexit. Pra ka disa raste që po hetohen dhe në raport nuk specifikohet nëse trafikimi i organeve njerëzore vazhdon sot e kësaj dite. Gjithsesi, në akuzat e ngritura nga Dick Marty në raportin e tij, flitet fare qartë për rolin që Hashim Thaçi po luan si një lloj bosi e një organizate të madhe kriminale në Kosovë.
Pra, raporti ngre akuzën se ndërkombëtarët ishin në dijeni të asaj që po ndodhte, por ata përsëri e përkrahën Hashim Thaçin që të bëhej kryeministër.
Kjo lihet të kuptohet në këtë raport, dhe duke pasur parasysh natyrën që kanë përgjithësisht këto raporte, ky është shumë i qartë se ndërkombëtarët i mbyllën sytë përballë këtyre krimeve. Sigurisht raporti thotë se kishte shumë vështirësi në hetimin e këtyre akuzave, nga frika se dëshmitarët mund të citoheshin nga media, se ndaj tyre mund të ushtrohej dhunë. Nuk ka dyshim që ky raport do të përdoret maksimalisht nga qeveria në Beograd dhe në përgjithësi nga serbët. Ata me siguri do të thonë se ne e kemi ngritur zërin për këtë prej kohësh, se Kosova është një territor i sunduar nga krimi. Megjithatë, më duhet të them se krimi i organizuar përbën një problem të madh në të gjithë Ballkanin dhe Kosova nuk është i vetmi territor që është në njëfarë mase, i kapur nga krimi.
Comments are closed.
perpara ketij kllounit tone ky thaqi eshte amator.kete dik marti e kane paguar serbet
te thone se ka vjedh vota do ta besoja, por per keto palacolleqe qe i organizon serbia, dhe hijenat qe ajo ka ne mbeshtetjen e saj , as qe behet fjale te jen te verteta, dhe eshte cudi qe kjo gazete , pse i publikon pikerisht ne kete moment, pse ishin bisedimet , qe urdheri eshte dhene qe bisedojne, si dy shtete te pavarura? nuk eshte me 1913 dhe per nje vit vestojme 100 vjetorin o serb bastard, bashke me ata qe ju perkrahin , flisni shpifni beni dhe tellall trifonin… por ket popull nuk e keni me ndikimin ,ti beni cte doni…. UNITED ALBANIA….
Shërbimi sekret sërb është shërbimi më i uryer. Nuk është një shrbimi mirfilltë por një organizatë mafioze kriminale.Veprimet për të cilat akuzohet Thaçi janë veç veprime të kësaj organizate dhe të askujt tjetër.Ata që i deklarojnë,qofshin këta, pjestarë apo punonjës të KE-së s’ janë gjë tjetër veçse të paguarit e shërbimit sekret sërb,të kësaj organizate kriminale mafioze.