Intervistë me Ursula Graeffin Praschma, drejtore e departamentit të procedurës së azilit në Zyrën Federale për Migracion e Refugjatë në Nuremberg, Gjermani.
Zonja Praschma, në muajt e fundit ka pasur një fluks të madh azilkërkuesish nga Serbia dhe Maqedonia në Gjermani. Nga cilat etni vinin ata?
Është e vërtetë. Vetëm nga shtatori e këtej ka pasur shumë azilkërkues nga Serbia dhe Maqedonia, konkretisht nga Serbia 5800 ndërsa nga Maqedonia 3300, pra gjithsej 9100 persona. 80 përqind e tyre janë romë.
Cilat ishin argumentet e tyre për kërkesën e azilit?
Ata thonë që diskriminim në vendet e tyre, sidomos në sektorin e asistencës sociale, në shëndetësi, thonë se janë sulmuar nga policia, se ka pasur edhe përdhunime e traumatizime apo se janë të sëmurë e nuk mund të kurohen dot në vendet e tyre.
Si i trajtuat ju ata?
Rastet nga Serbia e Maqedonia i trajtuam në procedurë të përshpejtuar. Pra procedurat e tyre përfunduan vetëm brenda pak ditësh. Shanset që ata të marrin mbrojtje nga shteti gjerman janë shumë të ulëta. Zyra e Migracionit është mjaft e informuar për situatën e romëve në Serbi dhe Maqedoni. Është e vërtetë që ata diskriminohen, por kjo nuk mjafton. Rreth 80 për qind e kërkesave janë refuzuar. Ndërkohë kanë arritur edhe shumë vendime gjykatash që e kanë konfirmuar vendimin tonë.
Sa i ka kushtuar ky fluks refugjatësh shtetit gjerman?
Nuk i kemi llogaritur shpenzimet më vete, sepse ky zhvillim ishte shumë i ri për ne. Por duhet thënë se tek kostot nuk hyjnë vetëm ato të strehimit dhe ushqimit. Janë edhe kostot e proceseve gjyqësore që duhet të merren parasysh, e ku ne duhet të dërgojmë punonjësit tanë. Por edhe kthimi kushton, qoftë ky në mënyrë vullnetare, qoftë i detyruar. Në fillim ne kemi paguar edhe ndihma për ata që ktheheshin vullnetarisht. Kjo ishte 400 Euro për të rriturit, nga 200 Euro për fëmijët, si dhe nga 50 Euro për udhëtim për kokë. Nga kjo përfituan sidomos afro 300 shtetas serbë dhe disa nga Maqedonia. Por që nga tetori e këtej, këto para nuk jepen më për ata që kanë ardhur në Gjermani mbas heqjes së regjimit të vizave.
A jeni përgatitur në rast se do të keni sërish një fluks refugjatësh nga Shqipëria apo Bosnja?
Ne i kemi marrë masat për këtë. Jemi informuar hollësisht për situatën në Bosnjë dhe Shqipëri, sidomos për gjendjen e romëve dhe i kemi furnizuar filialet tona me materialin e nevojshëm. Ashtu si në rastin e Serbisë dhe Maqedonisë kemi vendosur që këta t’i trajtojmë në procedurë të përshpejtuar. Kjo do të thotë që kërkesat e tyre do të përfundojnë brenda disa ditësh. Shanset për të fituar të drejtën e azilit nga këto vende janë shumë të ulëta. Gjatë këtij viti nga Bosnja janë pranuar vetëm 7 nga gjithsej 264 azilkërkues, ndërsa nga Shqipëria janë pranuar vetëm tre nga gjithsej 42. Por këta nuk kanë qenë romë.
Cilat dëshmi kërkoni ju për të vërtetuar nevojën për mbrojtje?
Ne kërkojmë që shkaqet e azilit të paraqiten të logjikshme dhe me fakte të verifikueshme. Kur dikush thotë që ka demonstruar në vendin e tij dhe më pas është arrestuar, atëherë sigurisht që ne jemi në gjendje të kontrollojmë se a ka ndodhur një demonstratë e tillë në atë datë dhe a ka pasur të arrestuar. Për këtë ne konsultohemi edhe me Ministrinë e Jashtme, e cila i konfirmon këto ngjarje në terren.
Si veproni ju me ata njerëz që paraqesin një identitet të rremë?
Ne jemi në dijeni për njerëz që përpiqen të marrin dokumentat në Kosovë në mënyrë që të prezantohen këtu sikur janë nga Kosova. Ata mund të jenë shqiptarë, maqedonas, apo të tjerë. Por ne me Kosovën kemi një përvojë shumë të gjatë që nga vitet 80-të e 90-të dhe jemi shumë të sensibilizuar për këtë çështje, kështu që e kuptojmë menjëherë kur dikush nuk thotë të vërtetën.
Bisedoi: Anila Shuka
Comments are closed.
Po bani antipolitike kunder Berishes? nuk e kuptoni se po i kunderviheni Kombit shqiptar me keto intervista sepse po te ishte per te mire ju duhet ta e konfrontoni ate Gjermanen qe pse ato i kthejne shqiptaret te cilet jane ne zemer te Europes mbrapsh dhe marrin ato Mongolet ruse ne gjermani? ore njerez te poshte antishqiptar.Berisha kurren e kurres nuk do te dali ne pencion dhe nuk do te largohet vullnetarisht nga pushteti shqiptar dhe e vetmja aresye eshte ketyo qe ju bani kunder kombit shqiptar.Po kerkoni te temrroni Europen per Azilkerkuesit shqiptar qe me shprese ato ta marrin masa kunder qeverise shqiptare apo edhete anullojne heqjen e vizave dhe ju poshtersinat socialiste te vini ne krye te pushtetit shqiptar? kete po mundoheni ju te bani,turp per ju Grekofonet antishqiptar dhe ti Alina Shikaviq ti nuk je shqiptare Autoktone sepse nje shqiptare e tille nuk shkon dhe punon kunder kombit te vet.
Per problemin e identifikimit nuk ka as me te voglin problem.
Shqiptaret kane dhene gjurmet e gishtave kur kane marre pasaporten bioemtrike si dhe fotot e fytyres. Ato te dhena i ka marre cdo shtet me ane te firmes Sagem dhe i disponon me sigurine me te madhe. Pra edhe i paidentifikueshem po te paraqitesh personi mund te gjendet shume shpejt se kush eshte dhe nga cili vend vjen. Keto nuk ju a ka thene Sala dhe Luli, te nderuar.
o benvenuto malesori, o kafshar i sal ram berishes, po nga mali nuk trashegon gje dot ti vec ulerimave si qen a si ujk . ik o viktime bashke me ate cecenin kriminel se shkaterruat gjithe vendin.
O shoku Leonard;
????????? ???? ??? ?? ??????? ??? ????? ???? ???????????? ???????? ?????, ?? ?????? ??? ?? ???????.
Faleminderi shume per ndihmen qe po i ben mafias se komunisteve shqipetare, serbeve dhe grekerve.
Ju jeni je rracist me i eger se serbi e greku. Po akome do te perdorim epitete perqarese si; malesori etj etej!!!!! Une jame nga Vlora dhe shoket e mi me te mire, te sinqerte, besnik e patriot i kam gjetur nga Veriu.Keta komunistet nga zona ime me vrane familjen vetem pse ishte properendimore.Vetem pashporta e Sales dhe e Ahmet Zogut ka mundur te shkoje pa vize ne Europe. Mos fol palaqolleqe o derezi. O figuro! ti je per nje shqiperi qe ti te jeshe vete bos. Ka vdekur ajo kohe dhe kuuuuurre nuk do te kthehet. Kujton se ishte koha kur Mehmet Shehu vriste pa meshire malsoret me patriota?