“Raporti i Këshillit të Europës, që e lidh kryeministrin kosovar me një organizatë kriminale që ka shitur organe të serbëve të vrarë, është një fitore e madhe për Serbinë në luftën për të vërtetën dhe drejtësinë”. Kështu ka deklaruar zv/prokurori serb për krime lufte. “Falë ndihmës dhe autoritetit të presidentit serb, Boris Tadiç dhe përpjekjeve të vazhdueshme të drejtësisë, ne kemi arritur një fitore dhe kemi rikthyer shpresën tek familjet e personave të rrëmbyer ose të humbur,” tha Bruno Vekariç.