Kryeministri Sali Berisha e ka përligjur dje gëzimin e tij duke folur për ditën e parë pa viza të shqiptarëve drejt zonës Shengen. Por ai e ka personalizuar në një mënyrë krejt të veçantë këtë ditë duke marrë shkas nga emri i qytetares që kaloi e para kufirin pa vizë. Ajo e kishte emrin Sheqere si nëna e kryeministrit Berisha. “Kush ishte qytetari i parë shqiptarë që kaloi mbrëmë, në orën 12 të natës, për herë të parë me pasaportë biometrike? Kjo ishte një nënë 70 vjeçare. I biri i saj, me dokumente të rregullta, kishte ardhur nga Greqia dhe pritën që së bashku, nga ora 11.00, duke përfituar nga ndryshimi i orës me Greqinë, të shkonte në shtëpinë e të birit, Isuf Maleshka. Por ajo që e bëri për mua dy erë më prekëse ishte se kjo zonjë e nderuar mbante emrin e nënës sime. Dhe e kuptoni, në atë moment, kur mësova edhe emrin e saj, ndjeva një gëzim të dyfishtë. Kur më thanë se ishte zonja Sheqere, – nënat vetëm ëmbëlsi kanë – ishte një gëzim i papërshkruar tek unë”, tha Berisha në mbledhjen e qeverisë. Ai ishte dje dhe në aeroportin e Rinasit, ku zyrtarisht nis udhëtimi pa viza i një grupi studentësh të shoqëruar nga ministri Lulzim Basha. Kreu i qeverisë u shpreh se kjo ditë do të mbahet mend si dita kur u shemb muri i Shengen për shqiptarët. “Shqiptarët shkojnë thellësisht të pajisur me dokumente biometrike të informuar për pikat që duhet të respektojnë. Kemi luftuar me përkushtim, po ashtu kemi punuar për një proces që nuk ka qenë aspak i lehtë, kjo jo se pengesa ishim ne, por ishin një kompleks rrethanash në faktorë të BE që ndikuan dhe tek Shqipëria. Ndaj them që nuk ka qenë një premtim i lehtë”.
Comments are closed.
Ky eshte i pa pame.Dikur tregonim barsaleta me Pal vaten tani tregojme barsaleta me Sal.
ku ku moj loke ky ka rrjedh fare.
Na i kepute shpirtin o Sali Berisha, pasi edhe zvaritjen per levizjen e lire, kerkon si gjithmone t’ua shkarkosh te tjereve, ne kete rast direkt Evropes! Por o “shoku” Berishe, po, per “detyrat e shtepise” qe te ka vene Evropa, ketu e gati 21 vjet, mos eshte valle qe edhe ketu ajo tij te pengon e te ve strekembesh?! Jo o doktori i zemres, qe ne vend te sherosh te tilla, ti “zemrave” ke 21 vjet qe po u jep “dermen”! Se, edhe kushtet qe plotesove per levizjen e lire te njejtin qellim kane, qe edhe ata njerez qe kane mbete ne ate vend, ti me kompanine tende kerkon edhe sot ti nisesh nga syte kembet, qe per ate vend ke dite e net qe mendon te te mbetet tij dhe gjithe kompanise, a “lukunise” qe te mbeshtet ne vjedhje votash, qe edhe ato tij dhe kompanise u duhen vetem per vjedhur TOKAT, (pasurine e patundeshme te te tjereve)…! Mire thua, se u shemb “murri i Shengenit”, por mos kujto se je nje politikan i sprovuar, apo me profesionist nga ata evropianet, se ata dine aq mire te ngrene edhe “leqe” jo per kemben, por per te zene koken tende! Ata e rezuan murrin e Shengenit, por se tij nga ana tjeter duket se te eshte ngritur nje murr, qe ndoshta neser do thyesh koken dhe brinjet…!
IK mor palle!e ku di ti se cfare eshte komunizmi,shko pyet mikun tend sali te tregoje,komunistet nuk te pjerdhin fare se do apo jo ti te votosh,ata ta marrin voten,pa votuar fare!ndersa miku dhe keshilluesi yt ja mori shqipetareve por me nje metode me te sofistikuar duke i lene te votojne dhe ne perfundim te votimit mbylli kutite per mos,i hapur me kurre!kush e di se cka katranosur komunisti i fundit ne europe ne ato kuti!!!gojrat e liga thone se po te hapen iliri na del pa mandat,dhe se e djathta nuk ka me teper se 40 vende ne parlament!prandaj ne se dikush konteston ti duhet te jesh i pari per te pare se sa kontestimi qendron,perndryshe do te na detyrosh te mendojme se komunisti i fundit sali po le trashgimtarin e tij te ri