Komisioni, PS tjetër kërkesë Kuvendit

15 Dhjetor 2010, 21:39Politika TEMA

Grupi parlamentar socialist bën një tjetër tentativë për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e shkuara. Tentativa bëhet pasi u kthye mbrapsht kërkesa e depozituar disa ditë më parë për shkak të disa kundërshtimeve të mazhorancës. Por në kërkesën e re PS fut një element shtesë që duket se do të jetë sërish shkak debati me mazhorancën. Siç mësohet PS kërkon që vota e kryetarit të komisionit, që do jetë socialist, të barazohet me tre vota. Kjo bëhet në mënyrë që PS të arrijë shumicën në vendimmarrje.  Gjithë problemi mbetet tek shumica e anëtarëve pasi PD, megjithëse kishte premtuar më parë se shumicën do e kishte opozita nuk e ka pranuar konkretisht duke e cilësuar antiligjore. Socialistet kane zyrtarizuar ne mbledhjen e djeshme të grupit kuvendor zgjidhjen qe ata japin  për mënyrën sesi duhet te miratohen vendimin ne komisionin hetimor parlamentar, pike qe momentalisht shfaqet si mosmarrëveshja  e rradhës mes palëve. Sipas propozimit qe u pranua nga grupi PS kërkon qe kryetari i komisionit hetimor, te ketë te drejtën e tre votave, çka do te thotë se ne votimin e komisionit vota e tij te ketë vlerën e tre anëtareve për te bere te mundur kalimin e vendimmarrjes me shumicën opozitare si nismëtare e komisionit. Por edhe kjo zgjidhje, qe ne fakt nuk është artikulim i ri i PS, nga demokratet nuk është mirëpritur pasi për ta nuk parashikohet nga ligji një votim i tille. Për këtë shkak selia blu ka propozuar qe dy anëtarë te saj te tërhiqen ne votim, pra te mos e kryejnë atë për te arritur shumicën ne komision. Por socialistet thonë se nuk kane garanci tek demokratet ne tërheqjen e anëtarëve ne momentin e votimit,duke mbështetur variantin qe vota e kryetarit te numërohet si tre te tilla. Gjithashtu grupi parlamentar i PS përcaktoi emrat përbërës të komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, por Kuvendi nuk ka arritur të vendosë një datë konkrete për ngritjen e këtij komisioni. Konferenca e kryetarëve e mbledhur dje ka shqyrtuar kërkesën e riformuluar të grupit të PS për ngritjen e komisionit hetimor “Për hetimin e shkeljeve të ligjit në përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë Qershor 2009”. Sipas deklaratës zyrtare publikuar në faqen e Kuvendit thuhet se paraqitja e emrave të përfaqësuesve të grupit parlamentar të PS në përbërje të këtij komisioni plotëson kriterin formalo-juridik në procedurën e shqyrtimit të projektvendimit në fjalë. Pak ditë më parë mazhoranca kishte kundërshtuar pikën tre të projekt draftit të opozitës, që ka të bëjë me përbërjen e komisionit hetimor. PS kërkon shumicën e anëtarëve ndërsa sipas mazhorancës kjo pikë është antiligjore dhe propozoi marrëveshje me fjalë, që në momentin e votimit mazhoranca do të tërheqë dy prej anëtarëve të saj në mënyrë që PS të bëjë shumicën.

1 komente në “Komisioni, PS tjetër kërkesë Kuvendit”

  1. J.Ylli says:

    Derisa te arije numuri 565 kerkesave te PS ne PD kemi kohe per te pritur ne gomeret e shqiperise.
    J.Ylli

Comments are closed.

Lini një Përgjigje