Pasagjerja e parë shqiptare duke firmosur pasaportën biometrike në Rinas
Qielli i Tiranës është ndezur mbrëmë nga fishekzjarret e një feste të paralajmëruar nga qeveria shqiptare për heqjen e vizave me zonën Shengen. Por gëzimi i festës që nuk dihet sa ka kushtuar dhe paguhet nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë nuk ka penguar oficerët e kufirit që të ndërprisnin entuziazmin e shumë shqiptarëve për të lëvizur pa viza. Duke zbatuar rregulla strike, ndoshta më strikte se sa gjatë kohës kur udhëtohej me vizë, ata kanë kthyer shumë qytetarë pas për në shtëpinë e tyre. Një numër i konsiderueshëm i atyre që janë nisur dje drejt kufirit që na ndan me fqinjin tokësor, Greqinë, janë kthyer mbrapsht për parregullsi në dokumente. Qytetarët janë ankuar se u është kërkuar hollësi e dokumente që të vërtetonin arsyen e lëvizjes. Drejtues të kufirit me Greqinë në pikën e Kakavijës thanë dje se po merren te gjitha masat qe shtetasit shqiptare te pajisur me pasaporte biometrike të udhetojne pa probleme drejt Greqise. Drejtori i Kufirit dhe Emigracionit Eduart Caka ndërkohë zhvilloi një takim me drejtuesit e lartë të doganës greke, ku së bashku diskutuan për zbatimin e Kodit Shengen. “Të jemi realistë, autoritetet greke në Kakavije janë befasuar nga liberalizimi i vizave per shqiptarët, gjë që kerkon pak kohe qe te ambjentohen me nje situate te tille”, tha Caka. Sipas tij, gjate 14 orëve te fundit kane hyre ne territorin grek me pasaporte biometrike rreth 20 persona, nga rreth 100 qe jane paraqitur deri tani. “Besoj se te gjithë personat qe disponojnë pasaporte biometrike do të qarkullojnë lirshëm dhe pa probleme në orët e ardhshme”, tha Caka. Por që në orët e para të mëngjesit në Kakavijë janë hasur disa pengesa. Vetëm vetëm dy shtetas shqiptarë kanë mundur të kalojnë në tokën greke, ndërsa 18 shtetas të tjera janë kthyer mbrapsht. Shtetasit janë kthyer mbrapsht për mungesë dokumentesh sipas arsyetimeve të dhëna nga pala greke. Edhe në pikën e Qafe Botë-ës ka pasur kalime pa vizë, por një greve e doganave greke paralizoi punën, pasi nuk lejohej kalimi i automjeteve, te cilat nuk mund te perpunoheshin. Siç mësohet kthime ka pasur edhe ne këtë pike kalimi.
Rregulla të forta
Kalimi pa vizë në fakt është një vizë e marrë në kufi, pasi kërkohen po aq dokumente sa në ambasdadë në kohën kur merrej viza në ambasadë. Rregulli kryesor është periudha e qëndrimit: në fakt liberalizimi i vizave i përket vetëm vizave afatshkurtra (deri në 90 ditë në 6 muaj), ndërsa mbetet e pandryshueshme rregullorja e vizave afatgjata (vizat kombëtare të tipit D). Qytetari shqiptar mund të qëndrojë në territorin Shengen 90 ditë në 6 muaj pa kërkuar vizë. Kush do ta shkelte këtë rregull duke qëndruar në territorin e Vendeve Shengen më gjatë se periudha e lejuar, mund të përjashtohet dhe të mos lejohet më të rihyjë në zonën Shengen. Megjithëse thuhet se i vetmi dokument i nevojshëm për hyrjen në territorin Shengen është pasaporta biometrike, autoritetet doganore kërkojnë dhe dokumente të tjera, si garancinë e personit që i pret jashtë kufirit nëse vizitojnë një të afërm, ose prenotim hoteli, siguracioni shëndetësor për udhëtimin, garanci bankare për paratë që do të shpenzojë. Pra qytetarëve shqiptarë do tu kërkohet të demonstrojë qëllimin, kushtet e mjetet e udhëtimit. Agjencitë e udhëtimit janë kujdesur tu kujtojnë të gjithëve se s’do të ketë rimbursim të biletës nëse ata i kthejnë në kufi.
Comments are closed.
Zoti Sali nuk i tha popullit qe vizat kane edhe detyrime…u tha vetem i gezoni, pa nuk ka gje se nuk kaloni.Per perfitime politike Sala do te beje qe deshtimet e tij politike ti paguaje populli si gjithmone….
Mire se erdhet ne Shqiperine e Saliut…ku cdo gje eshte e mundur…..