Miratohet raporti i Dik Martit, hetim ndërkombëtar për akuzat ndaj Thaçit

16 Dhjetor 2010, 11:16Politika TEMA

Komiteti Parlamentar i Asamblesë së Këshillit të Evropës (APKE) për të Drejtat e njeriut dhe legjislaturë ka miratuar në Paris projektin e raportit të raportuesit Dick Marty, me të cilin akuzohet kryeministri Hashim Thaçi se është shef i grupeve mafioze për kontrabandim armësh, droge dhe organesh njerëzore në gjithë Evropën Lindore, njofton agjencia serbe e lajmeve FoNet.

Komiteti për Çështje Ligjore i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka bërë thirrje për nje seri hetimesh në nivel kombëtar e ndërkombëtar lidhur me provat për zhdukje, trafikim, korrupsion dhe për lidhje mes grupeve të krimit të organizuar dhe rretheve politike, të paraqitura në raportin e Dik Martit.

Në një rezolutë të miratuar njëzëri nga Komiteti thuhet se “ka indikacione të numërta dhe që përputhen”, të cilat konfirmojnë se shqiptarë dhe serbë të Kosovës janë mbajtur në mënyrë të fshehtë si të burgosur nën kontrollin e UÇK-së në veri të Shqipërisë. Këta kanë qenë objekt i trajtimit jo njerëzor dhe fyes, përpara zhdukjes.

Komiteti ka kërkuar nga EULEX-i të hetojë këto krime dhe kërkon nga vendet e BE-së që t’i japin misionit burimet dhe mbështetjen e nevojshme politike.

Asambleja Parlamentare do ta diskutojë raportin në 25 janar.

Në mbledhjen e këtij komiteti, sipas agjencive të lajmeve të Beogradit, pati përpjekje që shqyrtimi i raportit të Martit të shtyhet, por shumica e anëtarëve të tij ishte kundër kësaj dhe vendosën që kjo temë të futet në rendin e ditës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Pas mbledhjes së komitetit, që thuhet se u mbajt me dyer të mbyllura, deputetja e Kuvendit të Serbisë, Natash Vuçkoviç, ka uruar Dik Martin për raportin e guximshëm, bëjnë të ditur agjencitë.

Meqë në cilësinë e anëtarit të delegacionit parlamentar të Serbisë në APKE kishte marrë pjesë në mbledhjen e komitetit, Vuçkoviç ia transmetoi FoNetit vëretjen e Dik Martit se qëllimi i tij nuk është të bëjë hetim, por të tërheq vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare për këtë problem.

“KOHA DITORE”, “RFE”

9 komente në “Miratohet raporti i Dik Martit, hetim ndërkombëtar për akuzat ndaj Thaçit”

  1. Atdhetari i vertet Autokton shqiptar says:

    Akuzojne te gjith kombin shqiptar per “krime” sepse po te thuash qe cdo gje u ba ne territorin shqiptar ajo te con tek mendimi se i gjith Kombi i jon ishte perfshire ne gjenosid dhe viktime te ketij gjeno sidi jane Serbet.Shteti shqiptar dhe institucionet e saja duhet menjehere ti kunderpergjigjen atyre skizofreneve Europiane duke thirrur ambasadoret e tone nga ato vende qe e perkrahin nje gje te tille dhe te presi cdo maredhenie me ato shtete si i vetmi variant qe te shpetojme njollosjen e Kombit te tone nga keto genjshtar,trillime dhe mashtrime te Serbeve dhe bashkepunetorve te tyre Europiane.

  2. J.Kallco says:

    Lerini pordhet gjyqi tregon te verteten.J.Kallco

  3. timo says:

    Diku,me sa duket i paguari i Sërbis,këkon qimen në syrin e shqipëtarëve dhe, nuk do që nuk do, të shohë traun në sytë e shtetit mafioz Sërb.

  4. Aurora says:

    Ne qofte se Thaci eshte i lare nuk duhet te kete frike nga e verteta. Nje hetim nderkombetar do t’i bente nder atij se do t’i zbardhte faqen. Dhe ne eshte fajtor te pergjigjet para KE por edhe para te gjithe shqiptareve se na ka nxirre faqen dhe luften e drejte te popullit kosovar per vetvendosje.dhe te marre denimin e merituar. Po nje gje s’kuptoj mire. Perse keta ‘tanet’ shpejtuan te japin kundershtite e tyre? Ku e dine ata se c’ben Thaci? Mos valle kane frike per vehten? S’eshte ndonje cudi e madhe. Pasurite e medha brenda nates behen vetem me pislliqe dhe shqiptaret vertet nuk duan ta shohin me mire vellane por ne krime i bashkon ideali dhe i harrojne merite po behen miq se jane ortake ne krim.
    I uroj Thacit :Me faqe te bardhe!
    Pershendetje

    1. d.gorezi says:

      une te pershendes ty”Aurora”.Mendimi yt me gjen 100%dakort, Thaci eshte 1 nder 20 milion Shqiptare dhe ne se kemi shpallur ala hero kombetar.

  5. enovl says:

    ska shanse te jet ngjarje e vertet, e gatuar nga qeveria serbe, pikerisht para bisedimeve midis kosoves dhe serbis , si dy shtete te pavaruara, eshte nje alibi qe te pengohen keto bisedime….

  6. Zeri i Popullit says:

    J.Kallco; Shikoj ato pordhet e kurvave qe jkke ne shtepi ti me gjith ato gjygjet e tuaja Serbo-greke-Socialiste shqiptare.Bir kurve po kerkon te na tregosh edhe gjygjet Serbe tani se ato kane per ta e gjykuar Thacin.Shko bir Thiu,mu..t, mu..ti

  7. Lezhjani says:

    un deshiroj qe keto akuza te mos jen te verteta por te jemi te durueshem me njani tjetrin dhe te presim investigimet nderkomtare qe kam besim ne drejtesin nderkomtare, por ne qoft se jan te verteta ather duhet te shikjohet prejardhja e keti Kryeministrit se nuk do te jet shqiptar se lexova ne nje shkrim qe ne ata fatzez te burgosun ishin ma shum shqiptar por duket se mund te dalin ne drit edhe zhdukja e Remzi Hoxhes por ketu duket se ka dor sigurimi SerboShqiptar qe po punon me shum kujdes kundra shqiptarve

  8. Agim says:

    Fillimisht pergezime, urime dhe suksese Z.Mero Baze per gazeten ” TEMA” dhe e dyta nje falenderim per nderuesin e gazetes on-line.

    ..ne teme nashti..
    ..une nuk deshiroj qe te jete e vertete..eshte nje minus shume-shume i madh per ne si komb..por kur i semuri eshte me kancer eshte mire te thuhet e verteta qe je me kancer sado e veshtire qe eshte..keshtu edhe per ne shqiptaret e Shqiperise , te Kosoves, Maqedonise , Camerise dhe Malit te Zi dhe kudo qe jemi..ne se kjo eshte e vertete te thuhet me germa te medhaja qe te gjithe naivet e tjere mos te besojne qorrazi tek lideret. Te shohin se cfare bejne per popullin. Nuk mjafton qe te ngresh dy-gishta lart si Sali Berisha apo nje gisht si ky tjetri. Vjedhjen e votave ne Kosove e shikon edhe bufi dhe ky thote ” eshte mentalitet komunist ankimi”..ne vend qe te kerkoje ndjese per parregullsite.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje