Raporti: Nuk kishte transplant, por heqje organesh

15 Dhjetor 2010, 21:50Politika TEMA
Raporti: Nuk kishte transplant, por heqje organesh

Dik Marti

Gazeta Tema po boton sot raportin e përgatitur nga Dik Marti për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Raporti do paraqitet sot përpara një komisioni të kësaj asambleje.

Bëhet fjalë për një histori të tmerrshme. Qëllimi, sipas hetuesit Marti, është që të kosovarët dhe e gjithë bota të njohë të vërtetën e këtyre tragjedive. Bashkë me raportin është përgatitur edhe një rezolutë, që do të paraqitet për diskutim e më pas për miratim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në rezolutë thuhet se nuk duhen trajtuar humbësit si humbës, e fituesit si fitues, por duhet vënë në vend drejtësia për të gjithë.

Në raport janë cituar dhjetëra burime. Marti thotë se ka intervistat e tyre audio e video, të cilat do u ofrohen diplomatëve dhe zyrtarëve evropiane.

Hetimi ka hasur në pengesa të forta. Raporti citon Shqipërinë si një vend që nuk ka ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës. Raporti thotë se hetimi në Shqipëri është jetik për këtë çështje, pasi burgjet e UÇK janë ndërtuar në këtë vend. Në raport thuhet se është ngritur shumë tym rreth asaj që njihet si “Shtëpia e Verdhë” në Burrel, ku thuhet se janë bërë heqjet e organeve. Në të vërtetë, sipas raportit, ajo ka qenë një pikë transiti. Operacionet janë kryer në një bazë në Fushë- Krujë. Nuk ka pasur ndërhyrje tipike kirurgjikale për heqjen e organeve, por është aplikuar metoda e njohur si “veshka nga kufomat”. Të burgosurit janë vrarë e më pas u janë hequr veshkat, pa pasur shumë nevojë për teknologji e shërbim kirurgjik të avancuar. Ekspertët thonë se kjo është një metodë më e lirë dhe më efikase.

Në raport citohen edhe raporte të agjencive të inteligjencës së huaj, që e quajnë Thaçin kreun e trafikut të heroinës dhe narkotikëve të tjerë. Për më tepër, në raport thuhet se kjo veprimtari ilegale ka vijuar deri vonë. Së fundmi po gjykohet një çështje e trafikut të organeve përmes një klinike kosovare. Në raport thuhet se kjo klinikë e njerëzit e saj janë të njëjtët që kanë kryer krimet në vitet e luftës e menjëherë pas saj. Por raporti nuk zbulon shumë të dhëna për këtë çështje për shkak se ajo është në gjykim e sipër.

Raporti

Si nisi hetimi dhe vështirësitë

Sipas raportit, hetimi nisi fillimisht pas një libri të botuar nga një gazetar në bashkëpunim me ish- kryeprokuroren e Hagës, Karla Del Ponte, e cila ka bërë akuza të rënda ndaj UÇK-së për trafikun e organeve njerëzore, të marrë nga të burgosurit serbë. Ky libër ngjalli reagime shumë të ashpra, për shkak se vinte në qendër persona që mbanin poste të larta qeverisëse.

Në raport thuhet se struktura e shoqërisë kosovar është e orientuar në bazë të fiseve, duke e bërë të vështirë kontaktin me burimet lokale. Madje në raport theksohet se edhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtarë e kishin të vështirë të përballeshin me këto fakte, duke deklaruar se “e kaluara duhet lënë pas”.

Një problem tjetër është hasur edhe me autoritetet shqiptare, të cilat kanë deklaruar se territori i tyre nuk është prekur nga konflikti, ndaj nuk ka asnjë arsye për të hetuar.

Për më tepër, një hetim i nisur nga Haga, nuk pati mundësi të ishte efektiv për shkak se nuk pati kohën e duhur, por edhe nuk u shtri në territorin e Shqipërisë, aty ku mund të gjendeshin provat më të forta.

Në raport, Marti thotë se ka të regjistruara bisedat me burimet e informacionet dhe fakte të tjera, që do i dorëzohen Këshillit të Europës.

Si nisi historia

Sipas raportit, bëhet fjalë sidomos për periudhën kur trupat serbe kishin lënë Kosovën dhe forcat ndërkombëtare po merrnin ngadalë pushtetin në Kosovë. Bëhet fjalë për një periudhë kaotike, gjatë së cilës kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë pushuan së ekzistuari.

Sipas raportit, UÇK në këtë kohë kishte kontroll efektiv mbi të gjithë rajonin, jo vetëm për pjesën e Kosovës, por edhe për pjesën veriore të Shqipërisë.

Lufta, thuhet në raport, krijoi një atmosferë të tillë ku gjërat shiheshin në këtë mënyrë: nga njëra anë shtypësit serbë dhe nga ana tjetër kosovarët, të cilët shiheshin si viktima të pafajshme.

Zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë e patën të vështirë që të hetojnë për shkak se nuk ruanin dot konfidencialitetin e burimeve. Kjo për shkak se përkthyesit shpesh nxirrnin informacionet duke dëmtuar hetimet. Për këtë arsye EULEX u detyrua që të sjellë përkthyes nga jashtë për të hetuar çështjet e ndjeshme.

Edhe shoqëria civile në Kosovë është e vetëdijshme se ndërkombëtarët nuk kanë bërë shumë për të hetuar këtë çështje.

“Shtëpia e verdhë” për të tërhequr vëmendjen

Sipas raportit, i gjithë diskutimi është përqëndruar në atë që njihet edhe si “Shtëpia e Verdhë”, në afërsi të Burrelit. Raporti thotë se kjo çështje ka monopolizuar vëmendjen e publikut, por në të vërtetë kjo shtëpi ishte vetëm një element në të gjithë episodin kompleks.

Raporti kritikon edhe një hetim të nisur nga Haga, duke shtuar se kanë zhdukur provat. Edhe pse kanë marrë kampionë të gjurmëve të gjakut, ata i kanë shkatërruar më pas, duke ruajtur vetëm fotografitë. Këtë e ka konfirmuar vetë kryeprokurori aktual i Hagës.

Hetimet e EULEX, thuhet në raport, janë penguar nga autoritetet shqiptare, që nuk kanë dhënë një përgjigje specifike, të detajuar për asistencën gjyqësore që është kërkuar prej tyre.

Raporti thotë se mes këtyre vështirë, ata kanë arritur të marrin intervista në audio dhe në video nga dëshmitarë kyç.

Fraksionet e UÇK

Në raport theksohet se krimet e luftës nga serbët ndaj shqiptarëve kanë qenë makabre. Por edhe imazhi i UÇK nuk është kaq i pastër. Raporti thotë se megjithatë nuk ka dyshime që ka shumë luftëtarë të UÇK, që kanë luftuar në mënyrë të ndershme.

E vërteta, thotë raporti, është se shumica e aktiviteteve të UÇK-së zhvilloheshin në Shqipëri, atje ku nuk depërtonin dot forcat serbe.

Fillimisht kur lindi, UÇK u pa si një organizatë terroriste. Por në të vërtetë, thotë raporti, pati më pas mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Shumicën e trajnimit UÇK e bënte në veri të Shqipërisë. Në raport thuhet se UÇK nuk ishte një njësi e vetme, e mirëorganizuar që luftonte kundër serbëve. Bëhej fjalë për fraksione të ndryshme që luftonin kundër forcave serbe.

Në raport thuhet se grupi më i njohur e ndoshta më i fuqishëm ishte “Grupi i Drenicës”, që kishte një përfaqësues politike, ndoshta më të njohurin ndërkombëtarisht, Hashim Thaçin.

Mbështetja që i kishin siguruar atij fuqitë perëndimore i kishte krijuar ndjesinë e të paprekshmit.

Nga ana tjetër, thekson raporti, sipas burimeve të mirinformuara të agjencive të inteligjencës perëndimore, grupi i Thaçit kishte marrë nën kontroll sipërmarrjet kriminale në Kosovë dhe në pjesën veriore të Shqipërisë.

Shteti shqiptar e ndihmonte Thaçin

Në raport thuhet se Thaçi operonte duke pasur ndihmën e strukturave të ish- qeverisë shqiptare të asaj kohe, sidomos të shërbimit sekret shqiptar, por edhe të mafias së fortë shqiptare.

Të paktën pesë vende perëndimore, në raportet e tyre konfidenciale e kanë shpallur Thaçin dhe grupin e tij si kontrollues të dhunshëm të trafikut të heroinës dhe narkotikëve të tjerë.

Po ashtu, në raport thuhet se edhe në analizat e NATO-s, Thaçi identifikohej si një nga bosët kriminalë më të rrezikshëm të UÇK-së.

Në raport përmenden edhe emrat e anëtarëve të tjerë të “Grupit të Drenicës” që kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë trafik. Ata janë

Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Azem Syla dhe Fatmir Limaj. Të gjithë këta, sipas raportit, janë hetuar vazhdimisht në dekadën e fundit për krime lufte e për krim të organizuar, por i kanë shpëtuar drejtësisë.

Raporti citon burime të dorës së parë që thonë se këta katër persona kanë urdhëruar e mbikëqyrur vrasje, tortura e rrëmbime.

Tregtia e organeve

Raporti përqendrohet në një pjesë të madhe tek trafiku i organeve. Sipas tij, grupi i Thaçit kishte ngritur një rrjet burgjesh në Shqipëri, që i shërbenin për aktivitetet e tij.

Në raport përmendet si një person që duket se ka qenë dhe iniciuesi i idesë së trafikimit të organeve. Bëhet fjalë për Shaip Mujën.

Sipas raportit, janë siguruar prova të panumërta që e implikojnë Mujën në role kryesore në rrjete ndërkombëtare të trafikut të qenieve njerëzore ose në krim të organizuar.

Raporti thotë se ai, së bashku me Halitin dhe Veselin po gjenin rrugë inovative për përdorimin e parave.

Menjëherë sapo Thaçi fiton më shumë autoritet politik, duke u shpallur kryeministër i qeverisë së përkohshme të Kosovës, njerëzit e tij u bënë më agresivë ndaj rivalëve të tyre, thuhet në raport.

Gjatë hetimit janë identifikuar të paktën gjashtë objekte që shërbenin si burgje në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Këto burgje ndodheshin në Cahan (Kukës), Bicaj (Kukës) dhe në qytetin e Kukësit, në Rripe të Burreli, në Durrës dhe më i rëndësishmi nga të gjithë në Fushë- Krujë.

Lufta kundër “bashkëpunëtorëve”

Gjatë periudhës së luftës dhe më pas, UÇK aplikonte një politikë të marrjes në pyetje të atyre personave që quheshin bashkëpunëtorë të serbëve. Sipas raportit, SHIK-u shqiptar mbështeste marrjen në pyetje të këtyre personave dhe ishte dhe i pranishëm gjatë këtyre pyetjeve.

Raporti thotë se ka marrë dëshmi të personave që janë mbajtur në këto objekte- burgje. Tre ishin pikat kryesore ku njerëzit merreshin në pyetje, në Cahan, në Kukës dhe në Durrës tek Hotel Drenica.

Sipas informacioneve të siguruara, në raport thuhet se të paktën 40 persona i kanë mbijetuar këtyre burgjeve dhe janë gjallë edhe në ditët e sotme.

Trupat e varrosur

Cahani ishte kampi në pikën më veriore të të gjithë objekteve- burgje në Shqipëri, që përdoreshin nga UÇK. Mësohet se përdorej për tortura dhe shumë nga personat e mbajtur aty kanë arritur që të mbijetojnë.

Në kampin e Kukësit janë mbajtur gjithashtu edhe shumë persona të tjerë. Më shumë se 10 persona kanë dhënë dëshmi për terrorin dhe torturat e ushtruara ndaj tyre në këtë kamp.

Në raport thuhet se qeveria shqiptare ka thënë se nuk ka prova për trupa të të burgosurve të varrosur në Shqipëri. Në raport thuhet se ka pasur trupa që janë hedhur në lumë e janë varrosur në Shqipëri. Por raporti thotë se autoritetet shqiptare kanë penguar zhvarrosjen e tyre për hetim.

Gjithashtu, raporti thotë se ka siguruar prova se trupa të kosovarëve të vrarë e varrosur janë marrë në pyetje në burgjet e UÇK.

Raporti ka siguruar një listë nga një varrezë në Kukës, që mban emrin e të varrosurit Anton Bisaku, që është marrë në pyetje në burgjet e UÇK-së. Provat janë siguruar nga një gjykatë në Kosovë. Ajo do përdoret ndaj Sabit Gecit, një ish- luftëtar i UÇK që po hetohet nga EULEX.

Burgu i Burrelit

Në raport thuhet se ka dëshmi për transportin e personave të burgosur nga njëri burg në tjetrin. Ndryshe nga sa është deklaruar, në raport thuhet se burgu i Burrelit përdorej kryesisht për trafikuar gra e vajza për qëllime seksuale. Madje në këtë trafik ishin të përfshirë edhe njerëz të zonës. Gjithashtu ajo që njihet si “Shtëpia e Verdhë” ishte një destinacion për trafikun e alkoolit e drogës.

Në raport thuhet se shtëpia në Burrël ishte më shumë një stacion.

Stacioni i fundit

Ndërsa të burgosurit lëvizeshin në objekte të ndryshme, destinacioni final i tyre ishte Fushë- Kruja. Të burgosurit që dërgoheshin aty ishin të përzgjedhur me kujdes. Thuhet në raport se ishin kryesisht serbë etnikë. Në raport theksohet se ka të dhëna se nuk flitej për dorëzim të burgosurish, por edhe për shitje e blerje.

Sipas burimeve, të kapurit filtroheshin, dhe ata që mbeteshin ushqeheshin mirë dhe lejoshin të flinin. Raporti thotë rojet e UÇK kujdeseshin shumë për ta.

Sipas të dhënave të forta e të besueshme, raporti citon edhe persona të tjerë që thonë se të burgosurit e dinin fatin që i priste sapo të mbërrinin në Fushë- Krujë. Ata u luteshin rojet e UÇK-së që të mos i copëtonin.

Në fund atyre u bëhej edhe një test duke u marrë gjakun me shiringë. Mësohet se ky është një hap që duhet ndërmarrë për të parë përshtatshmërinë e organeve të tyre.

Dëshmitë e siguruara nga raporti flasin për një histori të vërtetë horror. Të burgosurit vriteshin me një plumb pas koke. Më pas u hiqeshin organet. Raporti ka saktësuar se nuk bëhet fjalë për operacione klinike në kushte të kontrolluara, por për “veshka të marrë nga kufomat”, pa pasur nevojë për procedura kirurgjikale apo përdorim të zgjeruar antestezikësh. Ekspertët që kanë folur për këtë hetim, thonë se kjo është një metodë mjaft efektive dhe pa shumë risk.

Në raport thuhet se ishte përzgjedhur pikërisht Fushë- Kruja për shkak të afërsisë me aeroportin kryesor në vend.

8 komente në “Raporti: Nuk kishte transplant, por heqje organesh”

  1. SKENDER BEU says:

    NESE KETO QE THOTE RAPORTI JANE TE VERTETA ATHERE ORGANIZATORET KRYESORE KERKOJINI JO VETEM NE KOSOVE POR DHE NE SHQIPERI DHE MESIGURI DO JETE NDONJE SPECIALIST I FUSHES OSE NDONJE ISH DOKTOR,QE NJEH ZANATIN POR DHE ESHTE I PANGOPUR PER FITIME.

  2. Dria says:

    Kjo është e thjeshtë. Serbia kërkon të futet në bisedime duke kërkuar kusure apo duke patur përballë dikë që mund ta mposhti lehtë. Prandaj, DO TË ISHTE MIRË QË PA U KTHJELLUAR HETIMET, MOS TË KISHTE BISEDIME KOSOVË- SERBI. Ta shohim pastaj sa do të eci plani i serbisë.
    Shqipëria dhe shqiptarët e kanë vuajtur shumë incidentin e Korfuzit në hapësirën ndërkombëtare.
    Prandaj duhet kundështuar fort kjo gjë. Kur të lexojmë fakte, dhe jo ato të paguarit që u ndaluan nga policia e Kosovës, mund të flasim.
    Deri atëherë jemi si më poshtë:
    Shikoni filmin http://www.youtube.com/watch?v=EnSauj2855M

  3. FEDE says:

    STOOOOOOOOOOOP OPINIONEVE DUAM VENDIM GJYKATE -NESE KA FAJTOR!
    MOS I BENI PUBLIKIM SHARLANTANIZMIT-KJO SHKON NE FAVOR TE TYRE-SERBIA SULMON-NE TA KUNDERSHTOJME!
    JOOOOOOO BALTOSJE LUFTES PER LIRI!
    NE DRITE GJENOCIDI SERB 1999!

  4. FEDE says:

    AHTISARI NE HORIZONTE!
    LIRIA E KOSOVES DHE EARDHMJA E KOMBIT NE UDHEKRYQ!
    FATI ERDHI-TE BEHEMI NJI!
    KUR NA GODASIN JO TE TKURREMI,POR TE QELLOJME ME GRUSHT BASHKUAR!

  5. FEDE says:

    zvarre po na merr amerika , europa,qe te na beje si bota!
    …si cila bote do jemi valle?!ZVICER apo AFGANISTAN!?
    VETVENDOSJE -VETBASHKIM,KYESHTE FATI YNE!

    KUJDES-SERBIA NE SULM!
    …AHTISARI ,DO NDRYSHOJE PAKETEN-drejt lirise apo skllaverise??
    AHTISARI NE HORIZONTE!
    LIRIA E KOSOVES DHE EARDHMJA E KOMBIT NE UDHEKRYQ!
    FATI ERDHI-TE BEHEMI NJI!
    KUR NA GODASIN JO TE TKURREMI,POR TE QELLOJME ME GRUSHT BASHKUAR!
    DIOGUARDO NE SENAT
    E HUMBEM KETE SHANS-DO ISHTE NJE ZE NE SENAT!
    TANI KUSH DO FLAS PER NE??!!
    vetbashkim,vetvendosje-rreth fatit qe vjen !
    AHTISARI NE HORIZONTE!
    LIRIA E KOSOVES DHE EARDHMJA E KOMBIT NE UDHEKRUQ-SI KURR ME PARE!

  6. Denny says:

    E gjitha kjo eshte nje trillim qe ka ne origjine Carla Del Ponte, te paguar nga Serbia.
    Pasi u demaskua per librin e saj grotesk, ia kaloi stafeten ketij sharlatanit Marty. Merr edhe ky pjesen e vet te parave per te bere ca pallavra te paqena. Po perse e nxorri pikerisht keto dite kete histori, pas zgjedhjeve ne Kosove…??? Europa, kaq do, le te nisi “hetimet” dhe Serbia arrin qellimin per destabilizim te Kosoves.

  7. Denny says:

    O Mero,

    Po ketij Dick Marty, si i perkthehet emri ne anglisht…??? Mos eshte vllai Lul-it te Hollandes mor burr i dheut…qe t’i fusim ate te Skenderbeut!

  8. Epirioti says:

    Dick Marti eshte nje politikan qe per ndonje dollar me shume mund te hedhe poshte gjithe mjekesine. Si neper romane thriller ai shkruan se roberit qelloheshin me plumb ne koke e pastaj u merreshin organet. Ketu mbaron gjithe historia e mos u lodhni me me komente. Nuk bene asnje organ nese njeriu vdes( me sakte kur njeriut i pushon zemra), vetem ne rastet kur jane gjalle organet kane vlere. Boll me fantashkence, se nuk ka asnje mjek specialist ne Shqiperi per te hequr organe, dhe nuk ka te ne teknologji per ta mbajtur ate organ te ngrire me dry ice(lloj akulli) deri ne destinacione jashte vendit. Stop komente me se eshte harxhim kohe. Per heroine nuk e ve doren ne zjarr se aq miqesi qe mbajne me Turqine, vec ajo gje u intereson Erdoganit me Salen dhe Thacin.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje