Analiza e ekspertit: Pse nuk është i vërtetë liberalizimi i vizave

17 Dhjetor 2010, 10:51Politika TEMA

E nderuar redaksi

Unë që po ju shkruaj quhem Arjan Myftari, 28 vjeç, i martuar me një qytetare finlandeze dhe baba i një vajze 2-vjeçare. Prej 3 vitesh jetoj në Turku, Finlandë, ku jam duke kryer edhe doktoraturën mbi politikën e jashtme të BE-së, strategjinë e zgjerimit dhe performancën e saj në Ballkanin perëndimor. Studimet e larta i kam përfunduar në Romë, për marrëdhënie ndërkombëtare dhe gjeopolitike-gjeostrategji.

Arsyeja që po ju shkruaj është, sepse si një njohës i mirë i çështjeve të jashtme të BE-së, ndihem thellësisht i indinjuar për mënyrën sesi është servirur nga ana e pushtetit tek publiku shqiptar, një çështje me vlerë, siç është heqja e detyrimit për pajisje me vizën e tipit C për qytetarët shqiptar që dëshirojnë të udhëtojnë drejt zonës Schengen.

Ju drejtohem juve, me bindjen dhe besimin e thellë se keni shumë mekanizma dhe arsye për të bërë nul atë që vetëm një pushtet i papërgjegjshëm është në gjendje ta bëjë: abuzimin me termat. Ndaj, ju lutem vlerësojeni sado pak përshkrimin e argumenteve që do t’ju paraqes më poshtë, për të kuptuar sesi është abuzuar me termat në këtë histori.

Dhe në mënyrë që asnjë shqiptar tjetër të mos e blejë sapunin për djathë, përveç atyre që u kthyen mbrapsht në postat kufitare ditën që kaloi, ju lutem ngrini zërin dhe tregoni se ku qëndron e vërteta. Një e vërtetë që shqiptarët kërkon t’i blejë me dinjitetin e tyre dhe atë të pasaportës së shtetit të tyre.

Termat jehonë që kanë pushtuar mediat e mbarë vendit në muajt e fundit në lidhje me këtë çështje kanë qenë kryesisht 2: Lëvizje e lirë dhe liberalizim vizash. Madje, ditën e fundit është arritur deri aty sa në një pikë kufitare të festohej më në krye një parullë “Ta gëzojmë Shqipërinë Europiane”.

Ashtu sikurse dëgjova para disa muajsh një politikan me peshë të pohonte se “…tani që Shqipëria hyn në Schengen”… Personalisht, me aq sa e njoh normativen e politikës së jashtme të BE-së, por dhe legjislacionin e saj në përgjithësi, konstatoj se Shqipëria dhe qytetarët e saj, në ndryshim me dje, nuk kanë asgjë më tepër sesa statusin e turistit pa vizë.

Unë konstatoj si më poshtë, se qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë lëvizje të lirë e aq më pak një liberalizim vizash. Me termin e parë (lëvizje e lirë) abuzimi është edhe më i madh sesa me të dytin, dhe madje i turpshëm.

Lëvizje e lirë në zonën Schengen do të thotë: asnjë shtetasi të secilit vend pjesë e kësaj zone nuk i duhet të paraqesë asnjë lloj dokumenti identifikimi në asnjë lloj poste kufitare apo dogane.

Kontrolli i vetëm që mund të kryhet në brendësi të kësaj zone ndodh në shkallë kampionesh vetëm nëpër aeroporte, për arsye sigurie. Ideja e lëvizjes së lirë brenda kësaj zone është heqja e çdo lloj barriere kufitare, së bashku me nevojën e paraqitjes së pasaportës tek oficeri kufitar.

Pra, e thënë ndryshe, është njëlloj sikurse të udhëtohet prej Tiranës në Vlorë, Shkodër, Korçë etj. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria këtë stad nuk e ka arritur ende, ndaj përdorimi i këtij termi është i pabazë e madje abuzues, dashakeq karshi qytetarit të ndershëm shqiptar.

Nëse ne e quajmë këtë që na ndodhi një “lëvizje të lirë”, atëherë i bie që qytetarët e zonës Schengen të jenë të lirë në kuadrat! Nga ky këndvështrim, qytetarët e Shqipërisë janë të lirë të lëvizin sipas preferencës vetëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Me termin e dytë (liberalizim vizash) gjithkush mund të gënjehet lehtë, madje edhe ata që janë informuar mirë përpara se të presin biletën e udhëtimit.

Në të vërtetë, për qytetarët e Shqipërisë është anuluar regjimi i vizës tip C (afatshkurtër 90 ditore me shumë kalime brenda çdo gjysmë viti), e cila njihet ndryshe si viza turist ose vizitë. Bashkë me të, janë anuluar natyrshëm edhe tipat A dhe B, përkatësisht transit aeroportual dhe transit i përgjithshëm.

Por, përderisa mbetet ende në fuqi viza e tipit D (afatgjatë, shumëkalimshe me të drejtë punësimi), askush nuk ka bazë normative për të thënë se sot lëvizim pa viza, ose se sot shqiptarëve iu janë liberalizuar vizat.

Ajo që shqiptarëve u është liberalizuar është statusi i turistit dhe vizitorit. Për më tepër, këtë status e kanë edhe disa vende joevropiane, siç mund të jenë Argjentina, Australia, Brazili, Korea e Jugut, Japonia, Singapori, Bermuda, Bahamas etj., etj. Nga ky këndvështrim, hyrja në të ashtuquajturën “lista e bardh Schengen” për vendet e treta, konsiston në një element kyç.

Ky element është transferimi i përgjegjësisë dhe kompetencës për lëshimin e vizës tip C nga personeli i ambasadës X tek oficeri i rojës kufitare X. Me eliminimin e regjimit të vizës C, dhe si pasojë kohën që qytetarit i duhej për të pritur në ambasadën X marrjen e kësaj vize, nuk eliminohen në asnjë mënyrë kriteret e kërkuara më parë për marrjen e kësaj vize. Vetëm se tashmë kjo ndodh në dialogun 5, 10 apo 15-minutësh që qytetari mund të ketë me oficerin e kufirit të vendit X.

Pra, e thënë ndryshe vula hyrëse që oficeri do të vendosë në pasaportën e qytetarit, pasi të jetë bindur për kriteret e kërkuara nga ana e udhëtarit, konsiston me sinonimin e vizës tip C të lëshuar nga ambasada.

Përderisa kjo procedurë është në fuqi, dhe përderisa bëhet fjalë për një abrogim në normativën e brendshme të vendeve Schengen, heqja e vizave është iluzive dhe materiale, por jo “de jure” (përderisa ekziston ende viza D) dhe as “de fakto” (përderisa vetëm pasaporta biometrike nuk mjafton për të hyrë në vendin pritës).

Pyetja që ngrihet natyrshëm këtu është: përse shqiptarëve nuk u janë thënë këto detaje? Në këmbim të kësaj i kanë bombarduar me detyrimet që rrjedhin nga kjo “lëvizje e lirë”, si dhe penalizimet në rastin më të keq. U kanë mësuar qytetarëve shqiptarë germën D pa u mësuar më parë ABC-në e kësaj pune. E përpara këtyre u është thënë se do të lëvizin të lirë në mbarë Europën si gjithë qytetarët europianë!… Kjo është anakronike.

Me këtë nuk kërkoj të zbeh aspak rëndësinë morale dhe psikologjike që kjo e re pozitive i jep çdo shqiptari. Por ama, të përpiqesh të gënjesh një popull, nënat dhe baballarët e atyre që janë kolona e të ardhurave të pushtetit, emigrantët, kjo është një pafytyrësi!

Për këtë ju lutem, ngrini fort zërin tuaj si një media e respektuar dhe u thoni shqiptarëve atë që pushteti nuk ua thotë. E bëni këtë për të mirën e tyre dhe për të mirën e vendit. Tregojuni qytetarëve të Shqipërisë diferencën e lëvizjes së lirë, liberalizimit të vizave (i cili është një term abstrakt) dhe mosnevojitjen e pajisjes me vizë të tipit C.

Dhe këtu nuk bëhet fjalë për detyrime apo penalizime që rrjedhin prej mosrespektimit të tyre. Këtu bëhet fjalë për të hequr nga mendja e shqiptarëve një iluzion, i cili ata i dëmton, si shkak i papërgjegjshmërisë së një pushteti që paguhet për t’i shërbyer sa më mirë, pikërisht qytetarit që e zgjedh.

Mos lejoni që veshët dhe mendjet e tyre të pushtohen nga terma abuziv. Ju lutem, ngrini zërin dhe mos lejoni që qytetarët e stërlodhur të Shqipërisë të gënjehen dhe përdoren në këtë mënyrë edhe kësaj here, e ndoshta edhe më tej.

U thoni atyre, ju që keni mundësinë, se ç’do të thotë vërtet lëvizje e lirë dhe anulim i regjimit të vizave. Në këtë mënyrë, kam bindjen se do të ndihmoni pa masë që sa më pak shqiptarë të mbyten në pikën e lumturimit të tyre, kundrejt një gjëje kaq të vogël dhe kaq të vonuar.

Ju falënderoj për kohën dhe dedikimin tuaj!

Me respekt, Arjan Myftari

SHENIM: Letra është botuar sot në gazetën Shekulli

18 komente në “Analiza e ekspertit: Pse nuk është i vërtetë liberalizimi i vizave”

  1. mirdashi says:

    Falem nderit z.Arjan per keshillat.Duke degjuar qeverine me kohe e kemi kuptuar qe do shkojme ne zonen Shengen si turiste.Te tjerat jane llafe koti.GJ ynah qe mendjet me te ndritura jane kollovare jashte atdheut.

  2. huri says:

    O mirdash,
    Mesa po kuptoj edhe juve ju pelqekan ujerat e turbullta,te cilat ju pelqejne edhe gjallesave te tjera qe jane as peshk as mish-as mish as peshk.Mesa duket edhe ju jeni njeri prej tyre,me nje post te sigurte ne administraten e sotme ,jo per shkak se e ke merituar ,por per shkak se je dhe ti ndoshta nje dhender
    der tjeter i zonjes Jozefina,apo me keq,bir biznesmeni leshi.Dhe kjo besoj eshte me keq se kollovar…

    1. mirdashi says:

      Po qe se je dhe ti kollovar une po te kisha mundesi do ti terhiqja ato qe shkrova me lart duke kerkuar falje.Nje shprehje per kollovaret me i shtremberi i druve me i ligu i burrave.

    2. mirdashi says:

      HIQE KETE PSEUDONIM BEJE kollo vari

  3. Tani says:

    Ske faj o DashiiMir se te hapen shpellat kta loket e tjere. Po meqe dhe ti, si Dash qe je, je nje kollovar qe nga emri, pse nuk ndenje anej nga bjeshket me delet e tua. Ku je o Enver ku je.

  4. Lenka says:

    Edhe pse mendoj se gjithnje duhen dhene shpjegime te sakta, perseri nuk e inkurajoj frymen e keqe te ketij artikulli. Duket siku qeveria kishte mundesi te zgjidhte diçka me te mire dhe nuk e zgjodhi per tu bere keq njerezve. Kerko Tare, kerko!

  5. Shpellari says:

    Mirdahsi nuk di te shkruaj as pseudonimin, e vini re e fillon me me “m” te vogel dhe jo me “M” te madhe.
    Shkrimi eshte informues, sensibilizues dhe nuk ka lidhje me partite, mirdeledashet, mitingashet.
    Thjeshte sqaron jemi me vize turistike,
    Por qe te kuptosh shkrimin duhet te jesh njeri me formim intelektual normal dhe jo shpellar.
    Edhe perdorimi i shprehjes kollovar eshte gjykim mjeran i psikikes kollovariane, mesjetare te mirdasheve apo …

  6. Mondi says:

    Zoti myftari eshte ekote orvatja e juaj te na mbushesh mendjen sepse per ato tregime qe flesni juve ato jane udhetime mbrenda nje shteti dhe jo mdidis dy apo me shum shtetesh.Zoteri te gjthe ato qe levizin ne Europe nga cdo shtet i kerkohet dokumenti i hyrjes ne kufinjte e tyre por ajo me diskrimimim qe do te thot atje ku dyshohet bahet kontrolli dhe atje kur nuk dyshohet nuk bahet kontrolli dhe kjo eshte vetem per shtetet e perendimit qe kane standarte te larta jetese persa i perket shqiperise,Serbise,rumanise etj,pra Ballkanit qe i jan hequr tani se fundmi qytetaret e tyre mbikqyren me serjozitet ,kjo duhet por ajo qe une desha te them ty eshte se te pakten shqiptaret apo serbet etj nuk shkojne e kerkojne viza neper Ambasada dhe nuk paguajne me per ato viza.Tani ti zoteri dridhe o like se e ke pike si komuniost apo simpatizan i PS ,por kjo nuk dryshon asnje gje sepse votat e ime shkon per PD.Propaganda pa bereqet nuk mbush barqe te uritura.

    1. Pse says:

      Zoteri, qe ju votoni per PD-ne dallohet mire. Dallohet nga fakti qe nuk dini te flisni dhe te shkruani mire shqipen!
      Doja tju informoja qe Rumania eshte pjese e komunitetit europian, keshtu qe nuk jane ne te njejten situate si Shqiperia! Por jam e sigurt qe ju kete e dini, apo jo?
      Ah, nuk kuptoj pse ju te PD-se keni mani persekutimi, mendoni se cdo gje rrotullohet rreth Komandantit!!

    2. vlora says:

      O Mond teseren e PD valvite vetem brenda Shqiperise,biles dhe ate vetem nga Tirana e lart se me posht nuk te pi uje.Do ta shohesh kur te shkosh ne sportele ate karten tende.

    3. elti says:

      I dashur Mondi. Me sa lexova, barkun tend te uritur e mbush vetem propaganda e çunit te Shiqeres. Kujdes se do behesh me ulçer, nuk e tret kollaj stomaku!

  7. denis says:

    Lidhur me komentin e mirdashit duhet thene se eshte shume inteligjent e me humor te holle. Mund te jete i djathte por nuk mund ti mohosh syrin e holle. Shkrimi eshte korr e mos lidh per gjera qe tashme i di kushdo qe lexon gazeta.
    Kaq sa i takon shkrimit e komentit,
    Dua te them dy fjale edhe ne lidhje me frymen e disa komenteve: Nese ka nje gje qe nuk duhet te biem pre as ne endrat tona me te keqija eshte ndarja ne malok,lab,lal,kolaq etj. Rreth 40 perqind (shifer zyrtare,lere si do jete realisht) e shqiptareve qe banojne ne veri te Shqiperise votojne kunder Berishes (edhe ne Tropoje) gje qe tregon shenje emancipimi. Une jam nje jugor me gjak permetari dhe gjirokastriti dhe nuk kam votuar kurre PD,por tju thuash shqiptareve te veriut maloke e klyshe te Berishes,mos na vije keq pastaj po te na quajne enveriste e “lab muti”. Dhe eshte pikerisht ajo qe Berisha do, gje qe e ka sponsorizuar duke ju dhene me vetedije shqiptareve nga veriu poste qe nuk i meritojne pikerisht qe te ngjalli kete ndjenje percarje. Por ky nuk eshte faji i atyre fatkeqeve qe i largohen varferise por i atij qe i perdor.
    Me vjen zor te jem jugor nese te tille e quajne veten edhe disa te pa gdhendur, ose me mire ata mund te jene cfare do por jo jugore,

  8. Ilirian says:

    Eshte e frikshme injoranca e disave qe komentojne shkrimet e gazetave te ndryshme!! Kuptohet qarte pse vendosen njeri pas tjetrit diktatore ne shqiperi! Ju garantoj qe nuk gjeni ne bote injorant kaq te rrezikshem sa gjen ne shqiperine tone te dashur. E keqja me e madhe eshte se keta INJORANE jane aktiv! Pjesa tjeter e popullsise shqiptare eshte e ndershme por pasive! Intelektualet shqiptar jane te nje kategorie at te mire sa rralle gjen ne vendt e zhvilluara si ata! Kjo eshte arsyea pse ata punesohen menjehere neper vendet e zhvilluara. E keqja me intelektualet shqiptare eshte se duke qene kaq te mire por te lindur ne nje shoqeri 75%fsahatare ku 90% e tyre fshatareve eshte pasive (ose e lodhur) dhe 10% agresive by…e lepirsa (si MIRDASHI) i ben keta Intelektuale te duken si shtresa me injorante e shoqerise dhe e bejne fshatarsine qe tu mos kushtoje vemendje se cfar thone keta Intelektuale!
    Ky zoteria ka shkruajtur nje artikull aq te qarte dhe me te gjitha informacionet qe duhet tua shpjegonte shteti! Por kur shteti vjen nga nje parti qe ka ne programin e saj si piken kryesore levizjen e lire per turistet shqiptar (a thua se kjo eshte preukupimi i shumices se shqiptarve) the jo problebe ekonomike qe ta beje jeten e shtetasve te saj me te mire, I HANGERT MORTIA TE GJITHE ATA QE VOTOJNE PER PARTI QE KANE PROGRAME TE TILLA.

  9. Bardhi Tolabi says:

    Ky mirdashi,ne se eshte i njejti me mirdashin qe komenton ne “Shekulli”,dihet qe eshte pazvan i qeverise.Eshte shume i”holle,jo nga trupi,por nga mend.Thelbi i artikullit ,o koqedash ,eshte thenia e te vertetes.Nuk hyme ne zonen Shengen,nuk na u hoqen vizat,nuk na u ndane rradhet.Rradhet u hoqen nga ambasadat dhe u vendosen ne kufijt e vendeve Europiane ku duam te shkojme.Me e keqja eshte,se jane genjyer njerzit: mjafton pashaporta biometrike,te mos punosh ,te mos qendrosh me shume se 90 dite ne 180 dite ne vendet e zones Shengen dhe nuk te pengon askush te hysh ne keto vende.Pordhe me rigon, i thone nga Korca.Shqiptaret ,qe me nje pasaporte te tille,qe nuk jane ne Shqiperi,po te nisen vetem me bileten e vajtjes ne Shqiperi nga Amerika,Kanadaja,Australija per te vizituar njerzit e tyre ne keto vende dhe nuk do kane me vehte shumen e pareve qe do i kerkojne ne aeroporte ,rrezikohen te kthehen mbrapsh,e do ju kushtoje nje djall e gjysem shpenzimi,sepse me pare e kishin te qarte kufirin,ndersa tani kane te qarte mashtrimin.Prandaj me te drejte zoti Myftari shpjegon pergjegjesine e mashtrimit qeveritar me liberalizimin e vizave.

  10. Indriti says:

    Ju pershendes:
    Ne radhe te pare mesohuni qe diskutimet nuk jane personale, qe nuk fyenjne njeri dhe as lavderojne ndonjeri, dua te them qe ti analizojme dhe te nxjerrim perfundime, se sa per keta politikane qe kemi, qe na moren lekt, na dogjen dhe na kandidon per kryeminister dhe vazhdon te rrije ne krye dhe nuk le asnje anetar tjeter te partise te vije ne krye te partise, kjo mua or tunjatjeta me duket super diktatorship, dhe ne q.f.se keta njerez (politikane) qe ja duan te miren shqiperise dhe shqiptareve perse nuk zbresin nga kali dhe te shikojne se si ecin keta shqiptare te mbytur, por rrijne e festojne budallaliqe te rradhes, dhe sa per vize zoteri une jam ai qe e provova te shkoja turist ne Gerqi me pashaport biomertike me adrese ku do jetoja me bilete vajtje ardhe dhe me carte crediti po nuk kisha “siguacionin” dhe kjo nuk eshte liberalizim por injorim per shqiptaret, prandaj hapini syte se dhe hitleri kur edhi ne fuqi thoshte se do bej ceshte e mundur per te miren e vendit por e pame sa te mira i solli vendit te vet, prandaj me mend ne koke kur votoni dhe mos u genjeni me 5000 lek te flliqura dhe votoni per ate qe nuk doni, pershendes te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen…..

  11. xhoni says:

    Ne Shqiperi MALOKET jane HORDHITE E SALI* BERISHES,qe ,pasi GRABITEN TOKAT RRETH TIRANES E DURRESIT,i bejne TEMENA SATRAPIT TE VICIDOLIT per te mbajtur pushtetin e tij KRIMINAL!!!Ne paguajme drita edhe per keta HORRA se Berisha nuk u kerkon hesap,prandaj rriten dritat cdo vit vetem per ne!!!Kjo urrejtje eshte FUTUR NGA MALOKU BERISHA,sepse eshte nga KAUKAZI,pra eshte me gjak sllav,prandaj i sherrben SEBEVE si agjent!!!Shqiperia po PERDHOSET nga keta bastarde MALOKE!!!

    1. fatmir says:

      me te lumte po meso dhe nje gje se xhaxhi enveri s’ishte budalla qe i linte maloket ne mal e te flinin me trung

  12. luli says:

    Z.Muftari,Ju pergezoj per sqarimet me se te mjaftueshme.Megjithese argumenti nuk me sherben praktikisht,tronditem nga menyra se si komentohet,duke u hakerruar me urrejtje te dukshme kunder njeri-tjetrit ne rastin me te pare..E mjerushme,jemi gjithmone prapa nje hap dhe nuk arrijme ta ngushtojme kurre distancen.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje