Shansi i fundit që mazhoranca dhe opozita të gjejnë gjuhën e përbashkët për të ngritur komisionin hetimor për zgjedhjet e qershorit 2099 do të jetë data 23 dhjetor, vetëm një ditë para Krishtlindjeve. Mazhoranca ka deklaruar se vota e saj do të jetë pro ngritjes së komisionit, por deputetët socialistë shfaqën skepticizëm në mbajtjen e fjalës nga ana e mazhorancës. Të dy palët kanë rënë dakord me modalitetet ligjore megjithëse do të jetë komisioni i Ligjeve ai që do të shqyrtojë kërkesën e PS-së për ngritjen e komisionit. Votimi për të caktuar datën 23 si datë për ngritjen e komisionit hetimor nxori dhe pakënaqësi brenda grupit të PS-së. Dashamir Peza, Saimir Tahiri dhe Bashkim Fino votuan kundër datës 23, ndryshe nga pjesa tjetër e partisë së tyre. Ata këmbëngulën që komisioni të ngrihej dje, të mos shtyhej për seancën e fundit të këtij sesioni. Por Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar socialist, tha se “nëqoftëse do të kishte vullnet politik gjë që ne si opozitë e shikojmë me skepticizëm, megjithatë le të presim deri në atë datë që keni vendosur ju, ne përsëri jemi për këtë datë që s’ka asnjë arsye, kemi humbur shumë kohë për këtë çështje. Në datën 23 mesa duket keni menduar ti mblidhni të gjitha bashkë. Unë jam po kaq i vjetër sa disa nga kolegët tuaj dhe të mitë në këtë sallë. Unë e di që 10 ditëshet e fundit të korrikut dhe 10 ditshin e fundit të dhjetorit maxhoranca juaj në pushtet nuk ka bërë punë të mira në historinë e këtyre 20 vjetëve, ka bërë vetëm punë të këqija. Le të presim edhe datën 23, këtu do jemi, por kjo zvarritje flet qartë për një mungesë të vullnetit politik për të zgjidhur këtë krizë”. Duke e konsideruar si një betejë politike ngritjen e komisionit, nga ana tjetër homologu demokrat i Ruçit, Astrit Patozi tha se “ne dhe vetëm ne duam që kjo kërkesë të miratohet dhe që komisioni të ngrihet. Jo sepse kemi ndërruar mendje për zgjedhjet e 28 qershorit, por duam që ai të ngrihet sepse duam t’ju ç’armatosim, t’ju ç’aktivizojmë, që të mos endeni si një rrezik publik në rrugët e Shqipërisë dhe botës. T’ju heqim alibinë për zgjedhjet që humbët dhe ato që do të humbni gjithashtu”. Por Patozi ka nënvizuar se aktiviteti i komisionit duhet të jetë brenda kornizave kushtetuese. Nga ana tjetër deputetët e Partisë Socialiste kanë reaguar duke e vlerësuar si të pavend shtyrjen e ngritjes së komisionit, duke theksuar se ai mund të miratohej që sot. “S’ka arsye që ngritja e komisionit të shtyhet për një javë, mund të ngrihet që sot. Por ne do presim pasi zvarritjet tuaja kanë trembur këdo, shqiptarët dhe evropianët. Ju jo vetëm nuk dëgjoni opozitën, por nuk keni pranuar as rezolutën e BE”, është shprehur pas tij deputeti Namik Dokle.
Pavarësisht vullnetit të deklaruar nga ana e mazhorancës Ruçi ka këmbëngulur në skepticizmin e tij duke i kujtuar palës tjetër se ka rrëzuar dy herë të tjera kërkesat e socialistëve për komision hetimor. “Duke u nisur nga precedentët parlamentarë për kërkesat e shtruara në parlament për ngritjen e komisioneve hetimore, nuk ka asnjë pengesë as procedurale, por pengesa është mungesa e vullnetit politik për ta zvarritur dhe këtu do të jemi për ta parë dhe për të lexuar qartë se cili është vullneti politik i munguar një vit e gjysmë. Unë thashë që e shikoj me skepticizëm, le të jetë një ëndërr e keqe, por përsëri nuk shpresoj që ju do të keni vullnet edhe në datën 23”, tha Ruçi.
Comments are closed.
Skenari i nates se 23 dhjetorit. Debat i lire, sherr i sajdisur, mbyllje seance dhe kismet pastaj pas 20 janarit sebepe te reja. Tani nuk na mbushet me mendja qe PD genjen dhe PS e ha, tani te gjithe e dine qe pazaret i bejne vete para seancave qe te ngelen vetem dy forca ne politike, e kane frike nga ndonje parti e re intelektuale si “Vetevendosja” e Kosoves, e cila shume shpejt do formohet ne jug te shqiperise me pasardhes te Rilindasve e patrioteve shqiptare, pavaresisht besimeve, ideve e krahinave. PD e PS jane bere si dy plaka te keqia qe marrin lagjen neper kembe e prishin pune realisht me thashethemet e tyre
je shum i skat jane dy parti , qe jane bere me keq se ato plakat e liga… nese ai version qe ju shkruani ,qe vetvendosje, te formohet dhe ne jug ,do jet dicka shume e mire dhe shpres’dhenese per kombin……..