Nga Florian Hackaj
Pas perfundimit me sukses te ngjitjes ne malin e bardhe ne France ne gusht te 2008, qellimi jone ishte Kilimanjaro. Muajt kalonin dhe kete deshire te madhe tonen e permendnim here pas here midis nesh por cdo gje dukej shume e larget. Muajt kalonin derisa ne nje mbledhje ne janarit 2010 u vendos qe korrik-gushti i 2010 do ishin muajt ne te cilat do tentohej kryerja e ekspedites ne catine e Afrikes, ne Kilimanjaron e Heminguej.
Pas disa muajve pune intensive ,vaksinime ,pergatitje fizike e morale, erdhi data e shume pritur 16 korrik . Data e nisjes se aventures tone. Ne oren 13 u takuam te gjithe Kilsat ne aeroportin nderkombetar te Tiranes per tu nisur drejt te panjohures. Per te na percjelle kishin ardhur familjare si dhe disa gazetare.
Turkish u nis… ne krahet e tij ishim dhe ne ,alpinistet shqiptare ! Ndjenja e perzier e krenarise kombetare qe mbartnim ne vete, deshires per tu kthyer fitimtare, meraku i familjeve dhe te afermve qe kishim lene mbas te cilet ishin „me zemer ne dore“.
Mberritem ne Kenia, nje ditelindje ne Afrike ! Mua me kapi 27 vjetori ne Afrike. Dhurate e bukur . Ngritem dolli me leng mango-je te shtrydhur ! Dhurate e bukur . Pas nje pritje 6 oreshe ne Kenia u nisem per ne Tanzani. Avioni fluturonte ne 6000 metra . Tip ATR 72. 100 Metra me larte se maja e Kilimanjaros . Menduam ti thonim pilotit te na zbriste direkte ne maje por ckuptim do kishte ngjitja pastaj ? Pamja e Mont Mero ne te djathte dhe Mont Kilimanjaro ne anen e majte ishin perrallore ! Mberritem ne aeroportin nderkombetar te Kilimanjaro-s .
Atje na priti shofer Zyberi i cili pasi vuri flamurin shqiptar ne krye te minibusit u nis per ne hotelin Springland. Aty pasi u clodhem pak dhe hengrem dreke, u takaum me udherrefyesin tone i cili na shpjegoi rrugetimin qe do kryenim si dhe cdo detaj tjeter. Pas bisedes me te kuptuam qe rrugetimi i zgjedhur nga ne ishte ai me i veshtiri, Umbwe route!
Gjate mbasdites ne nje moment, rete u zhduken dhe Kilimanjaro madheshtor na pershendeti nga lartesia 5895 metra. Na dukej e pabesueshme qe do tentonim ngjitjen dhe emocionet na u shtuan pa mase.
Dita e pare nisi ne oren 06:30 AM pasi kishm ngrene mengjes. Udherrefyesi jone PHOTO bashke me grupin e tij na moren me nje minibus dhe pasi ndaluam ne dyqanin e fundit per te blere gjerat e nevojshme, u nisem !
Ndalesa e pare ishte ne 1600 metra ku u mor leja per te gjithe ne. Me makine shkuam ne lartesine 1700 metra , nga ku nisi dhe ngjitja per diten e pare. Kryefjala e Juliusit ishte : POLE POLE ! Dhe keshtu e nisi ngjitjen ne pyllin tropikal ai… avash avash ! Nderkohe qe ne „ na hanin kembet „ per te pare ckishte me tej … Kurioziteti ishte I madh , por POLE POLE duhej ndjekur me fanatizem, perndryshe veshtire tia dilnim .
Ngjitja ishte ne pyll tropikal. Pemet ishin shume te larta dhe te nje shumellojshmerie dhe larmie qe nuk i kemi pare asnjehere ne klimen ku jetojme. Ne ngjitje e siper pame disa majmune shume te bukur , ishte nje surprize e bukur qe na dha deshire te madhe per me tej. Kur mendonim se po ecte cdo gje mire dhe se po ia merrnim doren, filloi nje shi tropikal qe zgjati per rreth 1 ore . Nuk kishte mushama qe e mbante larg trupit ate lloj shiu. U beme „qull“ .Kur shiu pushoi ndaluam te hanim dreke e me pas vazhduam ngjitjen. Rreth ores 18 ,pas 8 km ngjitje me pjerresi te larte,mberritem ne lartesine 2800 metra ku dhe ishte kampi i pare, Umbwe Camp.
Kampin si dhe cadren e ngrenies e gjetem gati, po ashtu dhe cajin per te ngrohur fytin dhe ujin e ngrohte per te lare fytyren. Pas darkes se bollshme me supe dhe ushqime tradicionale secili shkoi ne cadren e vet per te clodhur kockat. Gjate nates ra pa pushim shi tropical dhe aq I forte ishte sa edhe cadrat hermetike nuk e duruan dot.Ne mengjes ishin bere cadrat uje nga brenda. Gjithsesi ne te motivuar pas mengjesit dhe pergatitjes se cantave u nisem per te permbushur qellimin tjeter per ate dite. Ngjitja filloi ne një zonë prej bimësh e pemësh të stërmëdha e në zonën e myshqeve e likeneve, për një ecje prej 5 orësh dhe 8 km me një pjerrësi gjthmonë e më të lartë dhe me një mjegull gjithmonë e më të dendur, për të arritur në zonën tjetër të kampingut në lartësinë 3900m, në Barranco Camp. Aty njeri nga djemte tane shfaqi shenjat e para te semundjes se lartesise. Pasi ai e mori pak vehten vazhduam me dreken, nje pushim te vogel,disa fotografi e me pas darka.Gjithcka shumë e shijshme që n’a habiste me shumëllojshmërinë e vet, dita e dytë i lënte rrugën ditës së tretë.
Nisja në orën 8 me një zonë këtë herë akoma më me pak bimësi dhe vetëm me shkurre deri në lartësinë 4100m ku ishte dhe kampi Karanga Camp për 5 orë ecje të lirë, me formulën Pole-Pole. E ndjenim veten gjithmonë e më lartë botës dhe me arritjen në kampin e zonës, e shikonim veten sipër reve, që dukej si një dyshek i ëmbël e i butë resh, dicka që e bënte disi më madhështore e unike këtë kamp e me tutje. Me lindjen e diellit n’a duhej të lëviznim nga kampi i reve dhe me i’u bashkuar kampit të mëtejshem me një ecje prej 5km, për 3-4 orë, për një lartësi prej 4700m, me parakalimin dhe të një muri shkëmbor me një kend të thepisur të ashtëquajtur Barafu Wall dhe për një klimatizim për efekt lartesie deri më 5100m e kthimin përsëri në 4700m. Ndjeheshim gjithmonë të parakaluar nga hamejtë, ose “porterat”, mbajtësit e cantave, ushqimeve dhe cdo gjëje tjetër të domosdoshme. Sigurisht ishin vendali. Force na jepte gjendja e alpinisteve te tjere te cilet ishin pak a shume ne te njejten gjendje si ne. Lartesia kishte bere te veten, na kishte ikur komplet oreksi dhe etja, gjithcka cfarë gëlltisnim ose pinim e bënim sepse duhej e jo sepse e kerkonte organizmi. Duhej të arrinim gati kuotën e 3-4 litrave ujë në ditë për t’iu shmangur disi sëmundjes së malit, megjithate semundja e malit na kapi thuajse te gjitheve, me dhimbje koke te forta, marrje mëndc e të vjella. Muskujt I ndjenim te rraskapitur, kockat na dhimbnim dhe me e rendesishma per shkak te lartesise aq sa e vetmja gje qe mund ten a permiresonte gjendjen tone, ishte zbritja 1000-2000 metra me poshte, cka do te thoshte te hiqnim dore, gje qe nuk e conim kurre ndermend !
Pushtimi I majes ishte lene per ate nate ne oran 00:00 por per shkak te semundjes së malit qe na kishte prekur te gjitheve e shtyme nisjen per ne oren 04:00 duke shpresuar se gjumi do te na bente mire. Ne oren 3 u zgjuam te gjithe, secili duke kafshuar gjuhen per te mos shprehur problemet qe ndiente u bashkuam ne cadren e mengjesit, pasi hengrem MLACAKULA (nje lloj supe e embel tipike) ,biskota me sheqer si dhe fruta me permbajtje te larte sheqeri per energji, beme gati cantat dhe ashtu ne heshtje por me motivim te larte u rreshtuam ,ndezem llampushkat e kokes dhe u nisem per ne majen UHURU.
Te kushtezuar nga lejet neper punet tona, kishim zgjedhur UMBWE ROUTE per ngjitjen e majes, ishte ngjitja ne kohen me te shkurter por ne te njejten kohe ngjitja me e veshtire si nga ana teknike ashtu edhe nga ana e aklimatizimit. Kete e ndjeme shume qarte ne trupin tone, gjithsesi vazhdonim dhe I jepnim zemer njeri tjetrit. Me atë errësirë që n’a priste rrugën nuk dinim se nga po shkonim por secili duke ndjekur hapin e personit që kishte para tij. E kishim programuar që lindja e diellit te n’a kapte në majë të Kilimanxharos, por me ndryshimin e planeve, edhe dielli n’a kapi rrugës në ecje e sipër. Shtegu n’a vinte gjithmonë e më i pjerrët dhe pika tjetër e mbërritjes, Stella Point, n’a dukej gjithmonë e më e largët, që prej atje të n’a ndante 200 metershi i fundit për në catinë e Afrikës. Ishte intinerari i fundit, por që një pjesë e mirë prej nesh e mendonim si dicka të paarritshme, pak nga pak duke n’a rënë shpresat si ndonjë diell në perëndim. Me arritjen e shumëpritur në Stella point (5690m), nuk i ndjenim më këmbët por vetëm shpirti e zemra n’a drejtonte drejt e në majë. Me mbarimin e atyre 200 metrave shumë të dëshiruara dhe me leximin tek tabela në majë, “Congratulation, you are now at UHURU Peak, Tanzania 5895m” (“Urime, ju jeni tani në majën Uhuru, Tanzani 5895m”), e ndjenim veten ne catinë e Kontinentit të zi dhe në qiellin e shtatë. Plani jonë i disa viteve e i disa muajve punë rigoroze u kurorëzua drejt suksesit. Me euforinë e entuziazmin e majës dhe erën e freskët të ftohtë filluam tani më zbritjen për në “toke”. Ajo ngjitje që n’a u desh më shumë se 2 ditë per ta realizuar, tani në zbritjte e bëmë për më pak se 5-6 orë. Dita më e lodhshme e ekspeditës me gati 6 orë ngjitje dhe 5 orë zbritje me 11-12 orë ecje në tërësi. Zbritëm deri në 3700m lartësi ku edhe bëmë kampimin e rradhës nga ora 7 e mbasdites. Me një darkë ose cakula në Swahili që pertonim të hanim nga lodhja dhe bollëku, e me një gjumë si të vdekur. Ditën e nesërme mbas mëngjesit u bë dhe një ceremoni ndarjesh me këngën e përhershme të Kilimanxharos të gjithë si grup. Një këngë e mrekullueshme në gjuhën vëndase për malin më të bukur të Afrikes. Mbas ndarjes me ekipin tonë të Kilit, n’a priste edhe zbritja finale nga 3700 deri në 1700 metra në kampin e fundit ku do n’a dorëzonin edhe certifikatat e arritjes tonë në majën Uhuru të Kilimanxharos më Korrik 2010 nga ekipi i parë shqiptar në këtë majë. Një eksperiencë e jashtëzakonshme po aq sa e lodhshme që nuk do harrohet ndonjë herë. Me vete do te ruajme gjithmone bukurite qe na pane syte e qe nuk kishte aparat ti fokusonte aq bukur sa I shihnim ne, sakrificat dhe veshtiresie qe kaluam si dhe forcen e karakterit te sejcilit dhe shpirtin e grupit qe treguam !
Në fund cdo gjë filloj t’i kthehej normalitetit dhe secili me një perqafim të ngrohtë ujit të dusheve mbas 8 ditësh asencë totale si dhe shtrirja e kockave ne dysheqet e krevateve pas kaq diteve ku per jastek perdornim gurin me te madh qe kishim nen vete.
Kilimanjaro u krye. Miresetevije sfida e rradhes…
*Marrë nga peshkupauje.com
Comments are closed.
urime vellezer,paci fat gjithmone ne jete.Zoti ju bekofte ne lartesite e maleve.AMEN