Të premten, në orët e pasdites, aktivistët e Vetëvendosjes ndërmorën një aksion, me qëllim të demaskimit të plotë të partisë në pushtet dhe liderit të saj në procesin zgjedhor të së dielës, me ç’rast janë shkruar parullat “hajn”, “vjedhës” dhe “së pari ta vjedhim Kosovën”, në bilbordat e PDK-së dhe Hashim Thacit, nëpër qytetin e Prishtinës. Në aksion e sipër, në orën 16:20, tek fontana në lagjen Ulpiana, njësitë e Policisë së Kosovës kanë intervenuar dhunshëm kundër aktivistëve, duke përdorur sprej lotsjellës dhe dhunë fizike ndaj tyre. Me këtë rast janë arrestuar aktivistët Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Valdrin Ahmeti dhe Nol Nushi.
Në orën 16:45 policia gjithashtu konfiskoi edhe furgonin e kësaj lëvizje. Me anë të një komunikate për medie, Vetëvendosje ka dënuar dhunën e përdorur ndaj aktivistëve nga ana e policisë dhe intervenimin policor e ka cilësuat si shërbim ndaj atyre që, në të vërtetë, e kanë shkelur ligjin duke manipuluar me votën e popullit.
Comments are closed.
Nga menyra se si e mbrojne Thacin nga Tirana bindam se me te vertet eshte nje kriminel dhe hajdut votash , do ta shohim betejen ne fund .
Uroj qe vetvendosja te vashdoj dhe ta demaskoj kedo qe fut duart ne votat e kosovareve.Mesoni nga ne shqiptaret dhe mos u blini per poste ministrash. Se edhe kokmadhi yne Ilir Meta e shau deri ne 7 breza Salen, por pastaj i lepiu te gjitha ato qe kishte vjell, sa edhe sot e kesaj dite stomaku nuk i ka ardhur me ne vete.Prandaj vashdoni luftoni per Kosoven.