Propozimi i Erion Braçes: PS, qëndrim të qartë antikorrupsion

18 Dhjetor 2010, 21:00Politika TEMA

Deputeti socialist i Beratit, Erion Braçe, kërkon nga partia e tij që të ketë një qëndrim të qartë dhe parimor kundër korrupsionit. Paketa e propozimeve i dorëzohet kryetarit Edi Rama, më pas i kalon kryesisë për miratim

Partia Socialiste, e cila ndodhet në opozitë që prej vitit 2005, duhet të bëjë për vete një paketë parimore anti-korrupsion, që ta ketë atë si një dokument të besueshëm për votuesit e saj për të ardhur në pushtet, dhe gjithashtu si një armë në luftën anti-korrupsion për qeverinë aktuale. Deputeti Erion Braçe është iniciator i kësaj pakete propozimesh, por për fat të keq propozimi i tij dhe pse është i hershëm e është dorëzuar në disa mbledhje asambleje, akoma nuk është përvetësuar nga forumet e partisë si një dokument parimor për luftën e saj politike. Braçe ia ka dorëzuar dje këtë dokument kryetarit të partisë Edi Rama me shpresën se ai do të thërrasë kryesinë e partisë për të bërë një analize e diskutim për korrupsionin dhe qëndrimin e PS-së për këtë çështje.

Propozimi vjen në një moment kur qeverisja aktuale akuzohet çdo ditë e më shumë si korruptuar jo vetëm nga opozita por dhe nga raportet ndërkombëtare. Braçe shprehet se kërkon që “PS të formulojë një qëndrim të qartë, parimor dhe konkret për korrupsionin, produktin, dëmin e tij në ekonomi e shoqëri, ndëshkimin e favorizuesve, ushtruesve, përfituesve të korrupsionit, të vendose mbi të dhe me çdo mjet politik e parlamentar të angazhohet në një betejë të vërtetë kundër korrupsionit”.

Dokument angazhimesh parimore: Drejtësi mbi korrupsionin

“Ka një nxitim të madh, të përditshëm dhe gjithëkombëtar, për t’iu nënshtruar korrupsionit apo përfituar prej tij. Ka 5 vite që kjo po ndodh natyrshëm si marrëdhënie, përfitim, viktimizim, dëm ekonomik dhe social. Korrupsioni është kthyer në mënyrë jetese. Sistemi politik dhe politikbërësit po udhëheqin përmes korrupsionit, po kthehen në mënyrë të qartë në favorizues dhe ushtrues të korrupsionit! Në çdo nivel, lokal apo qëndror, duke përfshirë administratën shtetërore dhe shërbimet publike, deri në nivelin më të lartë vendimmarrës të pushtetit. Politika është sot biznesi me i madh ne vend! Politika kontrollon çdo të mirë publike; çdo kontrate publike, çdo licencë e leje për të ushtruar aktivitet sipërmarrës në forme koncesionare apo tërësisht të pavarur, çdo ankand publik, duke lëshuar vit pas viti prona publike dhe hequr dorë nga çdo interes publik. Politika po korrupton sipërmarrjen dhe ka kontroll të plotë mbi të. Rreth e rrotull saj është formësuar një klientelë e kufizuar që merr pjese në ndarjen e çdo të mirë publike. Vendimmarrja shtetërore, politike apo administrative, por edhe ligjbërja, gjithnjë e më shume është e kushtëzuar nga këto interesa.

Qytetari nuk përballet dot me këtë sistem, po i nënshtrohet. Çdo shërbim, çdo e drejtë, çdo pasuri publike në shitje, çdo kontrate me vlerë të vogël apo të madhe monetare, merret vetëm përmes këtij sistemi. Qytetarët, sipërmarrës ose jo, nuk kanë më akses në burimet e ekonomisë kombëtare apo lokale si të barabartë. Çdo vendim qeveritar po kalon nga kufijtë e cenimit të lirisë ekonomike në dhunë që cenon çdo të drejtë kushtetuese. Aksesin në burimet ekonomike, sistemi ta mohon edhe në pronën tënde si akti më i dhunshëm që eliminon të drejtat pronësore dhe përfitimet prej tyre. Një sistem drejtësie i pavarur, funksional dhe efikas nuk është dhe në vend ka zënë rrënjë kultura e pandëshkueshmërisë dhe padrejtësisë. Një Shqipëri e tërë është shitur apo po jepet në përdorim, përmes praktikes “OPEN BAR”, d.m.th, paguaj kryeministrin dhe merr ç’të duash. Çmontimi i këtij sistemi është beteja jonë, parimore dhe karakteriale. Jo për konsum politik të ditës. Pa bërë dallim dhe me drejtësi. Kjo betejë ka sukses vetëm nëse qytetarët kanë besim në të. Ka një dyshim të madh tek njerëzit: ky vend drejtohet nga një grusht politikanësh dhe klientela e tyre ekonomike, ndaj nuk ndëshkohet kush! Ne duhet t’i bindim se do të bëjmë drejtësi për të gjithë përfituesit politikë, familjarët e klientët e tyre, nga korrupsioni i begatë i këtyre viteve. Pa dallim. Ne duhet ta nxjerrim ndryshimin nga influenca e grupeve të biznesit. Ata nuk mund të përcaktojnë vendimmarrjen e një force politike sot dhe një qeverie nesër. Vetëm si qytetarë që votojnë- po. Si klientë të çdokujt – kurrë! Kjo betejë bëhet me vullnet dhe vendosmëri! Pa komplekse dhe pa mbjellë ndër njerëz dyshimin se kjo është një betejë mes klikash të korruptuara që ndërrojnë njëra- tjetrën në pushtet e trashëgojnë klientelat! Korrupsioni nuk luftohet me të penduar të korruptuar! Korrupsioni luftohet me angazhim konkret, politik e ligjor, për të ndëshkuar korrupsionin dhe produktin e tij.

Kërkohet një ndryshim i madh dhe konkret në luftën ndaj korrupsionit.

Për këtë qellim Partia Socialiste e Shqipërisë angazhohet që:

1. Ndëshkimi i zyrtareve të çdo niveli qeverisës, si detyrim politik e ligjor, të rithemelojë kulturën e ndëshkueshmërisë administrative e penale, për favorizuesin, ushtruesin, përfituesin nga korrupsioni, pa i ndarë në tanët, të kundërshtarit apo të përbashkët.

1.1 Ky ndëshkim të shoqërohet me ndryshimet e domosdoshme ligjore që mundësojnë ndëshkim më të rëndë për nivelin më të lartë të zyrtarit të përfshirë në korrupsion.

2. Ndëshkimi i zyrtareve të çdo niveli qeverisës, të lehtësohet nga zhveshja e zyrtarëve prej imunitetit ligjor e mbrojtjes politike – favorizues e mbrojtës deri me sot – duke nisur që nga momenti i hapjes së hetimeve për të, të cilat duhet të jene të papenguara politikisht apo ligjërisht.

3. Ndëshkimi i zyrtareve të çdo niveli qeverisës të shtrihet në produktin e korrupsionit; konfiskimin, shtetëzimin dhe kthimin publikut të çdo pasurie të paligjshme të politikanëve vendimmarrës, zyrtarëve me përgjegjësi administrimi, klientëve të tyre përfitues, vënë përmes akteve korruptive, zhvatjes dhe tjetërsimit të pasurisë publike, parave publike, kontratave koncesionare, favoreve të qëllimta fiskale.

4. Të ndërtojë një marrëdhënie të re, ligjore e administrative me sipërmarrjen duke u vendosur qartë si një alternative që krijon mundësi, me rregulla ligjore, të drejta e të barabarta, të taksimit e konkurrencës, ndarjes së kontratave qeveritare, pasurisë dhe lejeve koncesionare të përdorimit të pasurisë publike; pra një parti e ndarë qartë nga sipërmarrja dhe interesat e ngushta të saj, që nuk e bën klient sipërmarrjen, që nuk tregton, shet, tjetërson vendimmarrjen politike dhe administrative tek sipërmarrja me qëllimin e vetëm përfitimet e paligjshme.

4.1 Përfaqësimi politik me sipërmarrjen, në nivel vendor apo qëndror, duhet të ndodhe me kushtin e patjetërsueshëm të heqjes dorë më parë nga: çdo interes privat (individual apo i familjes biologjike) – në konflikt interesi me detyrën politike e administrative; çdo pronë e paluajtshme apo pasuri e luajtshme (individual apo i familjes biologjike) që krijohen dhe shtohen, direkt apo indirekt- në konflikt interesi me detyrën politike e administrative.

5. Të mbrojë pronën publike nisur nga parimet e interesit publik, shërbimit publik, eficencës së shfrytëzimit të burimeve ekonomike kombëtare dhe mbrojtjes së mjedisit. Ne besojmë në interesin publik dhe përcaktojmë shërbimin publik si detyrimin tonë primar. (Prona publike është menaxhuar ne kundërshtim me interesin publik: është keqpërdorur, është vjedhur, është dhënë në përdorim, është shitur, jo si nevojë e zhvillimit strukturor ekonomik, por si nevojë për para në kushtet e një borxhi të lartë publik apo si nevojë e një regjimi të korruptuar për pasurim. Kundër çdo parimi, madje dhe kundër parimeve liberale ku thotë se mbështet regjimi i sotëm, kur një sërë monopolesh shtetërore i ka transferuar si të tille tek privati).

Partia Socialiste është kundër këtij privatizimi dhe do të ndalë çdo praktike të tillë që ndodhet në proces e që është haptazi në kundërshtim me interesin publik apo e korruptuar. Shitja e pronës publike apo dhënia ne përdorim e burimeve ekonomike kombëtare -përmes privatizimit dhe kontratave koncesionare- veçmas në sektorë strategjike të ekonomisë së vendit, naftë, energji, minerale do të rishikohet, rivlerësohet dhe kthehet publikut në rast se: janë shkelur procedurat ligjore apo kontratat; në rast se analizohet dhe provohet se akte të tilla kanë cenuar interesin publik dhe ekonominë kombëtare; në rast se kane qenë produkt i praktikave klienteliste ku përfitues kanë qenë politikanë vendimmarrës, zyrtarë me përgjegjësi administrative, familjarë të tyre, klientë të njohur e të përfshirë në blerjen e vendimmarrjes shtetërore.

6.  Të njohë, kthejë, kompensojë dhe garantojë pronën private dhe të drejtat e përdorimit të saj, të vëna në rrezik nga një pushtet i korruptuar që grabit cilindo, me ligj e me vulë. Partia Socialiste angazhohet të kthejë në kushtetutshmëri procesin, të rishikojë, analizojë, denoncojë dhe ktheje tek i zoti: çdo pronë të grabitur me vendime administrative të politikanëve e zyrtareve të korruptuar; çdo prone të shpronësuar padrejtësisht nga regjimi në favor të interesave private të kujtdo sipërmarrjeje.”

8 komente në “Propozimi i Erion Braçes: PS, qëndrim të qartë antikorrupsion”

  1. Sillo says:

    Keto propozime te Erion Braces deshiron populli te degjoje nga PS kur te vijne ne pushtet. Transparence per kutite por edhe transparence e lufte te plote kunder korrupsionit e hetime pasurise se gjithe qeveritareve shqiptare ne keto 20 vjet .

  2. besnik says:

    sounds good!

  3. Palla says:

    Nuk e di se si ka votuar Z. Brace per ndryshimet ne kushtetute dhe ligjin elektoral. Por nqse ka votuar PRO, duhet te kerkoje falje ne hyrje te ketij shkrimi, sepse i ka dhene mundesine Saliut dhe Edit te rrisin shkallen e korrupsionit. Berja e listes nga kryetai partise eshte pikenisja e korrupsionit, dhe e kthen partine ne repart ushtarak. Fuqizimi i kryeministrit me ndryshimet kushtetuese…nuk ka nevoje per koment… sepse po e shijojne shqiptaret cdo dite.

  4. vlora says:

    Eshte i domosdoshem miratimi i ketij propozimi.Ne rast se PS nuk e miraton,atehere skemi pse te shkojme ne votime.PS PD LE TE BEJNE NJE MAREVESHJE SE BASHKU DHE TE VJEDHIN PA I BEZDISUR NJERI.

  5. MEMEDHETARI says:

    Ky qendrim antikorrupsion duhet te shpallet sa me pare.
    Shqiptaret jane grabitur nga nje grusht mafiozesh e sahanlepiresish dhe DUAN te shikojne ne programin e PS-se pikerisht qendrimin ndaj kesaj grabitjeje.
    Nga keto spekullime e ka pesuar shumica e popullit,si i majte ashtu dhe i djathte…
    Partia Socialiste ta beje sa me shpejt PROGRAM kete propozim te z,Brace dhe ta shpalle pa patur frike nga propaganda vuvuzelese e Sali Berishes etj plackites te djerses se shqiptareve te cilet do ta cilesojne “shpronesim si ne kohen e Komunizmit”…
    Kjo eshte pune e tyre,ne si popull duam te dime qe:
    KUR TE VIJE PARTIA SOCIALISTE NE PUSHTET DO VENDOSE DREJTESI!!!
    Le te theksohet fort qe KY NUK DO TE JETE NJE PREMTIM ELEKTORAL!!!
    Dhe kjo eshte shume e rendesishme per votuesit…

  6. koci says:

    I GJITHE KY QENDRIM I erionit ” QENDRIM TE QARTE ANTIKORUPSION” ESHTE VETEM DEMAGOGJI!
    ATY FLITET SIKUR KORUP[SIONI KA LINDUR VETEM KETO 5 VJETET E FUNDIT! SA PERALLE E BUKUR!
    PO ASHTU FLITET VETEM PER DISA CESHTJE TE SUPOZUARA KORUPSION NE LIDHJE ME DHENIEN ME KONCESION ETJE!
    1. PO PSE NUK KERKON QE EDHE DHENIA E LEJEVE TE NDERTIMIT VETEM DY-TRE KOMPANIVE, APO DHE I DEPUTETEVE BASHKESHORTET E TE CILEVE MARIN LEJE NDERETIMI? APO DHE ATA QE NE KESHILLIN BASHKIAK FIRMOSIN PER LEJET E NDERTIMIT QE I MARIN VETE?
    2. TE GJITHA KETO QE KERKON erioni JANE PARASHIKUAR NGA LIGJET QE JANE NE FUQI, POR DUHET VETEM QE TE ZBATOHEN E KETO QE PROPOZON AI JANE THJESHT PER POLITIKE!
    3. GABIM I MADH ESHTE NE PIKEN DY: DISA TE DENOHEN ME SHUME SE DISA TE TJERE PER TE NJEJTIN FAJ. QE DO TE THOTE SE NJERZIT NUK JANE NJELLOJ TE BARABARTE PARA LIGJIT. GABIM TRASHANIK! PO QE SE BEHET KESHTU I HAPET RRUGA PERSERI DIFERENCIMIT NE TRAJTIMIN E VEPRAVE KRIMINALE!
    E GJITHA KJO ESHTE “pune erioni” QE MBETI GJITH KOHEN DUKE PROVOKUAR DHE DUKE TUNDUR DISA FLETE LETRE NE PODIUMIN E PARLAMENTIT, FLETE QE SA ME SHUME KALON KOHA AQ ME TE GRISURA DUKEN!

  7. pluku says:

    nuk edi po me shume se politican erjon bracen e shof si komist shume te mire, kur e shikoj ne media qe flet per politik me duket se po shikoj pjesen me te mire te portokallis . me pelqen aq shum sa po te kisha mundesine si komist do ti vija bashk me gjinin dhe per mendimin tim kjo kopje do te fitonte cdo medalje komiste ne bot , por kjo kopje do te bashkonte edhe kombin si ( tosk– geg ) ne formen artistike ashtu dhe humoristike me shume. me fal erjon je njeshi , por ne ambientin e gabuar. ne si berac do te donim me shum se nje perziere liliputesh— papagall , historia kesaj radhe na ka tradhtuar dhe denuar

  8. fred says:

    ne qofte ps do te arrije te fusi ne burg salen jozefinen meten nanon vokshin etj // armiqte e popullit shqiptar // atehere munde te filloj populli te besoj te keto por ato jane hajdute vete dhe del fjala per popullin shqiptar shko ebani derman vetes si duke shkuar ne parlament me i kape per leckash me i nxjerr jashte keto njerez gjake pires te popullit rrofte populli ma mire ne bote shqiptari

Comments are closed.

Lini një Përgjigje