Lulezim Basha ka hapur dosjen dhe ka qene ne hetimin e "Shtepise se Verdhe" ne Burrel

18 Dhjetor 2010, 23:09Politika TEMA

Flet per gazeten “Le Temps: Jose Pablo Baraybar, njeriu qe bashke me Lulzim Bashen kane hapur te paret dosjen e serbeve te humbur tek Shtepia e Verdhe ne Burrel.

“Përkthyes im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë  se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen.”

Jose Pablo Baraybar, antropolog mjeko-ligjor nga Peruja, ka punuar 20 vitet e fundit si një ekspert i OKB-së në pjesën më të madhe të skenave të krimeve të luftës dhe genocidit në botë si në Haiti, Ruanda, Bosnjë, Kroaci dhe natyrisht Kosovë. Në Kosovë ai ka punuar nga viti 2002 deri në vitin 2007 në Zyrën e Kërkimeve të Personave të Humbur si ekspert mjeko ligjor i Misionit të UNMIK, krijuar nga OKB në Kosovë. Ai thotë se në pesë vite përmes zhvarrimeve dhe identifikimeve, shërbimet e kësaj zyre kanë bërë që të ketë më pak se 200 njerëz nga listat e personave të humbura në këto konflikte. Në shumicën e rasteve, ai thotë se ka bashkëpunuar me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe u janë kthyer trupat familjeve. Megjithatë, Jose Pablo Baraybar ishte gjithashtu ndër të parët që informoi për trafikimin e organeve, që denoncon raporti i Dick Marty, dhe një nga burimet e tij.

Kur dhe si e keni marrë informacionin fillestar?

Kur kam mbërritur në Kosovë në qershor të vitit 2002, në dosjet që gjeta aty nuk kishte informacione. Por dy muaj më vonë, ne kemi marrë një dosje shumë të veçantë që të çonte tek “Shtëpia e verdhë”.

Kush jua ka dërguar atë dosje?

Unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Dosja përmbante tetë historitë e njerëzve që nuk  dinë gjë për njëri- tjetrin dhe që kishin marrë pjesë në transportimin e të burgosurve përtej kufirit shqiptar. Disa viktima i kishin çuar në “Shtëpinë e Verdhë”. Ka pasë dhe foto të shtëpisë, të marra me nxitim. Ajo ishte e verdhë, por pas dy vjeteve kur kam shkuar unë e kam gjetur të lyer në të bardhë.

Dhe çfarë keni bërë me atë dosje?

Problemi i madh ishte se UNMIK-u nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Pra nuk kishim mundësi për të bërë një kërkesë zyrtare. Në një përpjekje për të verifikuar disa të dhëna në dosje, e kam kaluar kufirin si një turist në një makinë të pashënuar. Përkthyes im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë  se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen.

A ka qenë ky udhëtm i suksesshëm?

Jo. Ne (hetuesi me Lulëzim Bashën. Sh.R.) u jemi prezantuar njerëzve si inxhinierë për të ndërtuar një rrugë. Gjatë bisedave kemi bërë dhe pyetje në lidhje me kampet e UÇK-së. Qëllimi ynë kryesor ishte varreza në Bicaj, në jug të Kukësit, ku sipas dosjes që ne kishim ishin trupat e serbëve të Kosovës. Dick Marty flet gjithashtu për këtë. Ne e kemi pasë identifikuar. Ne kishim të dhëna, por nuk e kishim të mundur të shkonim në Bicaj.

Së fundi, si mundët që të kërkoni në “Shtëpinë e Verdhë” në shkurt të vitit 2004?

Ajo ishte shumë e komplikuar. Ne arritëm të bindim ICTY, (ku punonte zoti Basha. Sh.R), e cila nuk ishte aspak e interesuar në këtë çështje. Por vetëm ajo mund të na marrë leje për të punuar në Shqipëri. Përfaqësuesi i SHBA-ve në Prishtinë gjithashtu nuk ishte i interesuar.

Dhe çfarë keni gjetur?

Puna ishte tmerrësisht e vështirë. Ne u shoqëruam nga një prokuror shqiptar, i cili mbeti duke na thënë se ne po humbisnim kohë, që atij tashmë i shkoi vonë për punët e veta, që ai duhet të kthehej, etj, etj. Sipas përkthyesit tim, prokurori po i udhëzonte banorët e shtëpisë [dmth: familjen Katuci], se si ata duhet tu përgjigjeshin pyetjeve tona. Ne gjetëm në një grumbull mbeturinash prapa shtëpisë pako të drogës, kryesisht relaksantë të muskujve, shiringa dhe madje edhe një kit për transfuzion. E gjithë kjo në mes të një asgjëje. Ishte e paimagjinueshme që ata bujq të dinin përse përdoreshin këto materiale. Gjithçka u mor nga Tribunali i Hagës. Prokurori shqiptar këmbënguli që ai duhej të largohej. Ne kishim akoma kohë të bënim një ekzaminim me Luminol, një produkt që tregon gjurmët e gjakut. Ne kemi parë qartë dy linjat në kënde të drejtë në dhomën kryesore, si dhe në çdo cep të një tavoline. Ka pasur gjithashtu gjurma në mure. Ne nuk u përpoqëm për të marrë një mostër, sepse nuk kishim pajisjet  dhe për faktin se Luminol në një farë mënyre neutralizon elementët e shenjave.

Dick Marty ju ka akuzuar se keni qenë joprofesional në hetim?

Toni i raportit të tij për këtë episod nuk është shumë i fortë. Në shumë raste ai bën interpretime. Unë do të desha që ai të kujtonte kushtet shumë të vështira në të cilat ne kemi punuar. Sepse unë e di që unë jam një profesionist i mirë dhe ne kemi bërë një punë shumë profesionale duke pasur parasysh kushtet.

Çfarë ka ndodhur sipas mendimit tuaj në këtë “Shtëpi të Verdhë”? Marty sugjeroi se ajo ishte një vend transit i torturës dhe i testeve mjekësore, por nuk ka pasë ndërhyrje, pasi ato sipas atij janë bërë në Fushë-Krujë, pranë aeroportit të Tiranës?

Është shumë e vështirë për të të treguar nga provat që kemi mbledhur. Duhet të krahasohen: A ka pasur të dhëna se ka pasur shtëpi të tjera në Shqipëri, apo ato janë zgjedhur rastësisht? A është normale që kur ti gjen shenja gjaku në disa vende, madje dhe në mure të shtëpisë dhe të besosh variantin se aty ka lindur një grua? Ata na thanë atëherë se ata therin kafshët e shtëpisë gjatë dimrit në ato dhoma. Unë nuk e gjej këtë vend si një klinikë. Duke pasur parasysh izolimin e saj, ajo nuk ishte ideale për nxjerrjen e veshkave. Por është e mundur se aty mund të jenë përgatitur disa njerëz. Mure te mbuluara me gjak kemi gjetur në shumë vende të tjera të krimeve në Kosovë.

Dick Marty tha se provat tuaja janë shkatërruar nga Tribunali i Hagës. Vërtet?

Kam pasur këtë informacion, dhe kjo nuk më habit. Në vitin 1999, policia gjermane e  dërguar në Kosovë nga Tribunali i Hagës ka mbledhur 400 mostra të ADN-së. Ata i sollën ato përsëri në Gjermani. Në vitin 2002, kam kërkuar këto mostra për identifikim. Gjermanët kanë thënë se ato janë shkatërruar.

Pas kërkimit tuaj të Shtëpisë të Verdhë, çfarë keni bërë?

Unë nuk kam bërë asgjë! Çdo gjë ishte në duart e Hagës.

Dhe pse Tribunali i Hagës nuk ka bërë asgjë?

Është e çuditshme që ish-Prokurorja [Carla Del Ponte] botoi një libër bestseller, në të cilin ajo flet për këtë në mënyrë që ajo të mund të hapë një hetim, kur ajo ishte në zyrë dhe para datës në 2007, kur gjykata i kishte të ndaluara hetimet. Nga ana jonë ne e kemi bërë punën tonë. Ata thonë se nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Por në qoftë se ajo kishte qenë më e interesuar, ata mund të kenë qenë më shumë aktivë. Ashtu siç ata po ashtu mund të kishin hetuar 470 të zhdukur pas ardhjes së KFOR-it, kryesisht serbë.

Si e shpjegoni faktin që e vërteta po del kaq vonë?

Unë nuk e di sot se çfarë është strategjia e gjykatës për Kosovën. Ata kanë hetuar shumë pak dhe vetëm dy akuza ishin të pasuksesshme. Ata më në fund pastruan – dhe lavdëruan – liderët kosovarë. Ajo që duhet të thuhet është se policia e OKB ishte një fatkeqësi. Ju jeni oficer të trafikut në Zvicër apo Angli dhe ju çojnë gjashtë muaj në Kosovë në krye të një hetim të krimeve të luftës … Ju s’dini ku dhe nga t’ia filloni? Përgjithësisht të duhet t’i hedhësh një sy vendit të ngjarjes? Cilët drejtues do kontrollosh rrotull teje? A duhet t’i balancosh gjithë gjërat që do gjesh kundër tyre? Një herë unë kam qenë në Prishtinë me një  përfaqësuesin special të OKB-së, që nuk dua t’ia jap emrin tani, duke folur për një krim që UÇK-ja ishte përgjegjëse. Ai tha: “Thaçi është përpara derës, dhe ai ndoshta po vjen të diskutojë të njëjtën gjë me mua. Ju mund të dilni nga dera e pasme?” Kjo është real-politika, unë e kuptoj, por një krim është një krim.

45 komente në “Lulezim Basha ka hapur dosjen dhe ka qene ne hetimin e “Shtepise se Verdhe” ne Burrel”

  1. ylli says:

    Lul-i eshte brenda gardhit te Sal-iut.Sal-iu u perpoq te sabotonte UÇK (nafta lume per Serbine), ndersa Lul-i sajoi dosje kompromentuese per luftetaret e UCK. Hade besoji kesaj zogorije mafiozesh kur gjoja ulurijne kunder Dick Martyt

    1. gjergji says:

      Luli nuk ka ber vetem kete gje por ka dhe te tjera qe i rendojn si filo serb qe esht ai duhet te flasi tani boll ka abuzuar me ne tani erdhi momenti qe e verteta te dal ne drit dhe luli te mari ate qe meriton se esht shum i pa cip dhe na ka shitur ne si Shqiptar kjo mua me vret shum dhe un si Shqiptar qe e dua vendim tim nuk mundem te toleroj nje filo serb si puna e bashes.

  2. Bardhi Tolabi says:

    Lul-i duhet te prononcohet.Ai akuzohet me emer dhe mbiemer,si bashkhartues i dosjeve,qe dje nuk u vertetuan dhe sot dalin ne skene me me force.Mire e ka thene Konica i madh: e keqja e Shqiptareve vjen nga Shqiptaret.Bythe shiturit tane jane veshur me pushtet sot ne Shqiperi.Nuk eshte aspak cudi,qe te gjithe fijet te cojne ne Beograd.Shikoni deklaraten e Ilir Metes nga Beogradi.Ajo qe Berisha e quajti “Rruga e Kombit”,na qenka “Korridori Durres -Nish” si shume i rendesishem.Pra nuk ka qene hapja e rruges per ne portin e Durresit per vellezrit Kosovare si rruge e bashkimit te Kombit,por per “ustallaret” e Beogradit.Mire thote nje fjale e urte:e verteta vonon por nuk harron.Ketij problemit te rruges duhet ti japin pergjigje edhe Saliu me Thacin, qe kontraktuan te njejten firme “Bechtel- Enka”edhe pse u perfol per korrupsion miliardesh.Shume enigmatike eshte edhe fakti ,se kjo rruge nisi ne kohen kur minister i transportit ishte ky Lul-i qe qesh.Jane aresye “madhore” keto,qe Saliu dhe qeveria,i beri nje mbrojtje te”hekurt”ketij spurdhjaku.Faktet jane koke forta,Saliu,Lul-i,Iliri ,Nanua kane “ngrene corbe te prishur” ne Beograd.

  3. sali hijena says:

    as qe vihet ne dyshim se ne kete krim ka dore qeveria berisha.. ashtu si dhe ne cdo krim tjeter politik ekonomik ne shqiperi..shqiptaret duhet te distancoin veten nga keto mostra duke u ngritur ne protesta deri ne largimin e tyre dhe mundesisht procedim penal

  4. Elio Gora New York says:

    Qysh kur u shfaq emri i Lulzim Bashes ne politike mua mu kujtua puna konkrete qe bente ai ne kuadrin e UNMIK-ut.Informacioni me vinte nga nje prej pjestareve te grupit te vogel te shqiptareve qe punonin atje.Argita Berisha-tregonte burimi konfidencial,megjithse kishte kaluar shume kohe qe punonte aty,nuk kishte treguar se ishte vajza e Sali Berishes.Kur nje pjestare e grupit i kerkoi asaj nje portret te presidentit Berisha dhe pasi Argita ja solli nga Shqiperia,u zbulua fakti se ajo ishte vajza e Presidentit.Lulzim Basha-tregonte burimi,pergatiste dosjet per krimet e shqiptareve kosovare gjate luftes.Kete pune e bente me zell te madh,me mire se nje serb.Ne e prisnim-tregonte burimi-se Lulzim Basha do te katapultohej ne politike por nuk dinim me saktesi se kjo do te ndodhte per shkak se ishte miku i ngushte i Argita Berishes,apo si shperblim per punen e shkeklqyer qe kishte bere Luli ne pergatitjen e dosjeve te shqiptareve qe akuzoheshin per krime lufte.Sikur te kishte Berisha fakte te tilla per kundershtaret e tij do te kishte bere namin sic e ka zakon.Po c’them edhe une opozita shqiptare eshte pelte,ja mer pula buken nga goja.

  5. lekagruda says:

    Duke lexuar kete shkrim me erdhi ne mend nje mbiemer mjaft i njohur per zonen e Plave Guci ne Mal te Zi qe kufizohet me Shqiperi e Kosove.GJONBALA,kosovaret e njohin mjaft mire kete mbiemer.Kosovaret mund te japin material te bollshem mbi kreret e kesaj familjeje dhe aktivitetin e tyre ne ish Jugosllavi e ne SHBA.Eshte kjo familje qe organizonte pritjet e Berishes e Hajdarit ne fillimet e viteve 90 ne SHBA.Ne kete familje eshte dhender SBerisha.Nga kjo zone eshte me origjine edhe LULI i VOCERR patriot dhe kisha me shtu ketu nje shprehje qe thone ne Shkoder;çka len prej micet, gjun mij(perkth çfare lind nga macja,gjuan minj)Pra sinqerisht u drejtohem shqiptareve te Malit te Zi,kosovareve dhe shqiptareve teShqiperise te na ofrojne informacione mbi familjen GJONBALA e cila ka kontribuar shume ne historine e Shqiperise e te Shqiptarise.

    1. Arber says:

      Cdo te thuash me keto te dhena, se qenkan njerez te mire, kur faktet ja bejne muuuuu? Nqs ke degjuar ate fjalen e urte te popullit, “Nga gjembi del trendafili, dhe nga trendafili del gjembi”!

      1. Kot says:

        Dakord per fjalen e urte te popullit por me duhet te shtoj qe nga anet tona ketij te fundit i thone trendafil qeni.

  6. vlora says:

    E mjera shqiperi ne duar te kujt ka rene.Kete politike se lan as deti e as lumi.Un mbeshtes Spartak Ngjelen boll me tufa me lule,duhet nje revolucion qe te permbys gjithcka politike.Spastrime te politikanet, gjyqtaret,prokuroret qe i kane sherbyer sistemeve ne keto 70 vite.Ta marin ne dore shqiperine te gjith te rinj, (jo vetem ne moshe) por te paperlyer ne keto krime.

  7. timo says:

    Lul Basha duhet të na përgjigjet tashti edhe për heqien e vizave. Në të gjitha takimet me studentët na ngopi duke gënjyer se mjaftonte pashaporta biometrike dhe se kërkesat e tjera të botuara nëpër gazeta ishin shpifje të PS dhe Edi Ramës. Tashti njerzit kanë frikë të nisen jashtë sepse dyshojnë se do t’i këthejnë mbrapsht. Luli duhet të rimbursojë të gjithë ata njerëz që kanë dështuar në kalimin e kufirit pa vizë. Ky sharlatan ka keqiformuar publikun me ndërgjegje të plotë për të krijuar një situatë të pa qartë që njerzit të jenë të stresuar,të turbulluar. Ky anti shqipëtar,siç del nga intervista, ky burrë i tredhur nga sërbët ka bërë mesa duket edhe punën e spiunit në disfavor të shqipëtarëve të Kosovës. A do të vijë koha kur kjo lloj specie do të zhduket nga faqia e dheut?..

  8. Dr Gjelpera says:

    Ky njeri, z. Basha, qe ka bere punen e perkthyesit te thjeshte, befas na shfaqet ne majate politikes shqiptare, me nje pozicion nga me kycet: ish-min i puneve publike (“Rruga e kombit”, ish-min. i puneve te jashtme, minister i brendshem etj. Pa asnje background politik, ky njeri zuri majat e pushtetit! Perse valle, kujt i duhej kjo “ngjitje”

  9. Gezim Kalemi, Shkoder says:

    Basha, ky favorit i Serbise per kryetar te PD-se pas largimit te Berishes.

    1. mirdashi says:

      po e la jozi

      1. vlora says:

        OSE ARGITA

  10. sokol says:

    eshte i njejti lul qe negocoje traktatin e ujrave me greqine

  11. juna says:

    TE NDERUAR KOMENTUES !TE GJITHE KETA AKTORE QE PERMENDEN ME LARTE JANE VETEM GURE SHAHU KU NE TJETER VEND LUHEN!PIRAMIDA ESHTE PLOTESUAR ME EMRAT E KETYRE GUREVE KU GURI KRYESOR PER TE BERE E PER TE DEMASKUAR EMRIN E GJITHE KESAJ PIRAMIDE ESHTE SALA.N.Q.SE FILON E NDERTON KETE PIRAMIDE DUKE E FILLUAR NGA GURI I FUNDIT PO TA PERFUNDOSH KETE PIRAMIODE DO TE KONKLUDOSH SE KUSH E MBAN AKOMA SALEN ME GURAT E TJERE,KUSH E MBAN PENG SHQIPERINE DHE PERSE!KJO ESHTE SI AJO LOJA ME KUBE QE PO TE ARRISH TE KOMBINOSH NGJYRAT E MERR VESH SE SA LOJE E THJESHTE ESHTE.POSHTE TRADHETARET QE PUNOJNE PER TE TJERE E JO PER VENDIN E TYRE PAVARESISHT NGA PASAPORTAT QE DISPONOJNE.TURP

  12. Nikja says:

    Komentet jane te teperta. Ky politikan i katapultuar, i deformuar dhe pa shtylle kurrizore, duhet te jape menjehere doreheqjen. Mos haroni ai mendon si Saliu, eshte deformuar si Saliu dhe merr fryme nepermjet mushkerive te Saliut.

  13. orli says:

    Dr gjelpera!do ta dishe se perse u katapultua basha ne politike!?ta them une:sepse ne shqiperi vijne dhe i kapin majat e saje ata qe jane agjent te dy-tri agjenturave.psh sali berisha ka nenshkruar ne 1974-en per sherbimet franceze(pa llogaritur udb-en dhender i te ciles eshte)hiqet sikur punon per ameriken(nga frika)por si komunist i devotshem qe ka qene e urren ne kulm.Historia e formulimit te dosjeve kunder ish-pjestarve te uçk-es nuk eshte e re per bashen e argiten.E keqja e madhe eshte se shumica e politikaneve jane te lidhur pas sherbimeve sekerete,serbe,ruse,greke dhe franceze(mos te harrojme se francezet kane qene si mishi me thoin me rusin e serbin,tani me ardhjen e sarkozit kane ndryshuar raportet,por strukturat e vjetra akoma jane te fuqishme)

  14. ujku plak says:

    nuk do ti heq,asnje presje,komentit te Bardhi Tolabit.por edhe atij,te sokolit kur thote:eshte i njejti,LUL qe negocioi,traktatin e ujrave!

  15. vullnet says:

    une mendoj se Sala eshte djali i tezes se milloshevicit.Lul Basha asht djali i halles se Tadicit.Ilir Meta djal xhaje me Fazllic.Fazlliqi djal daje me Stankovicin e Romes .Mblidhne mendjen o jeerz se cohet nnje i marre dhe hedh nje gur ne uje dhe cohennjeqind pseudo shqiptar dhe nu e nxjerrindot

  16. Sillo says:

    A mor Lul, edhe kete e ke bere? Po thua qe nuk isha une perkthyesi me te ne 2004. Nese nuk ke qene ti, atehere na i thuaj se kush ishte perkthyes e me dosjen ne dore me kete peruvianin. Se ti atje ne UMNIK punoje ne ate kohe e duhet ta dish. Ose te na e thote Argita se edhe ajo bashke me ty punonte.

  17. Epirioti says:

    Qeveria antishqiptare dhe opozita antikombetare jane nje rrezik eminent per momentin per vendin. Lul-i(ne hollandisht si gjithmone) ka cuar ne Hage sa e sa heronj kosovar qe kane mbrojtur vendin, familjen e kombin, Meta qe shkon e bene pazaret per shitjen ne ilegalitet te energjise, pasi morri leje ne Ceki tek CEZ, pasi tentuan ti mbyllin gojen opozites sikur Shkodra eshte monopol i tyre, pasi SSala po kerkon rinegociim per shitjen e ujrave perseri greqise, pasi Rama po kerkon qe qeveria te rrezohet se ai po ben mitingje te vakta, u them shqiptareve: “Coju shqiptare prej gjumit coju, e per Shqiperi te gjithe luftoni, e mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit eshte shqiptaria”. Nese Rama do te kete mbeshtetjen e shqiptareve e dhe jo te Europes kurve duhet te bllokoje parlamentin perfundimisht sepse eshte i paligjshem, e jo ta dredhe e te thote te njejtin refren edhe pas 16 muajsh. Rama po behet i dyshimte ne ndonje marreveshje te fshehte me PD se nuk shpjegohet ndryshe apatia qe PS po shfaq ndaj zhdukjes se Shqiperise nga keta antikombetare qe po rrine me dhune ne krye.

  18. Epirioti says:

    Jam kurioz te di pse ministrat e deputetet tane nuk i shohim rrugeve te Tiranes ndonjehere, ose vetem nje ore te jene te pashoqeruar, se ndoshta i pershendesim me perzemersi, pse xhanem kane frike nga ne, ne i duam shume, vetem ti shohim pak vetem duam, asgje tjeter.

  19. Epirioti says:

    te dashur gazetare te paditur! Bejini nje sherbim ketij kombi. Perpiquni te gjeni te gjitha diplomat e deputeteve e ministrave tane se ndoshta nga keto diploma nis gjithe e keqja e Shqiperise

  20. Epirioti says:

    E mos harroni origjinen e gjithesecilit qe te kuptojme pse e gjithe Shqiperia ka marre trajten e nje fshati ne arsimim, edukate, moral dhe pasterti.

  21. alimuca says:

    ok, por jo me fushata, gazetari eshte sic mendojne ketu ne amsterdam, qe: ” te fillosh nje investigim dhe ta cosh deri ne fund, pastaje lerjani publikut” keshtu do ishte me vlere besoim ne ketu. Luli, njihet nga shume, por snjhet dhe nga shume, prandaje po te doni kerkoni se, per te dhe argiten keni shume dokumenta ata kane firmosur ne to, jane paguar per keto pune kane te dhenat ne banka per origjinen e eurove, ata te dy ne kosove dhe shtepine me qera ja kishine marre nje serbi, jane europian prandaj ndodhe keshtu, por ju harruat se kushe e ndertoi akuzen nje politikani te kosoves!! po te ushtarve te UCK-se!!!! kerkoni e do gjeni gjithcka dhe shume thjeshte, por te jeni korrekt. Ky popull nuk ka me seder voton kedo, mjafton ti thote parti, te na rroje partia samalet pa populli ska gje.

  22. Frederik says:

    Kush i sherben Saliut , eshte antishqiptar, kush i sherben Saliut dhe bandes se tij eshte antishqiptar, kush nuk e kupton kete ka per te mbetur tere jeten i verber dhe injorant.

  23. NUNA dukagjinit says:

    Kush don me ble 1 veshk eshte pak e perdorum ne UDB e Basovic Lulzim me qmim te volitshen 10 euro mund ta ushqeni edhe qenin me te…..

  24. Kosovrja says:

    Lulzim Basha dhe Argita Berisha i kan shite UNMIK-ut, sherbime “profesionale” gjegjesisht sherbime “tradhetie” ndaj Kombit shqipetar. Kjo eshte fakt! Fatekeqesisht kete lloj “pune” ne UNMIK e kan bere edhe shume kosovar…UNMIK-u ka qene dhe eshte nje administrate e dirigjuar nga shume sherbime sekrete e nder to edhe ai i Serbise, Rusise etj. Luli dhe Argita jane perzgjedhur “pa dijen” e tyre “me punue” ne UNMIK me qellim te caktuar, nga sherbime sekrete te caktuara, qe “te kontribojne” ne demonizimin dhe demtimin e Luftes clirimtare te Kosoves. Luli, shame on you, “GO HOME” …Argita shame on you too ?

    1. Ermal Komini (Vlore) says:

      Shoqja “Kosovarja”,

      Jam shume i bindur se ti nuk je “Kosovarja” por ndonje serbe apo greke.

    2. shezo says:

      O KOsovare,per kete e morret Pavarsine,qe te shani shqiptaret e Shqiperise??? Kur paske fakte,nxirri dhe tregoja medias,por ti nuk di shqip,atehere thuaja serbisht se ate gjuhe e njeh me mire, sic duket!

  25. Engjel T says:

    Po CPRET NGA (pederaset e pederasi Luli) Lulezim Basha esht i UDB me No 64 Ai eshte me serbe se serbi, Ai jakalon dhe Sali Berishes, serbija syt ika ne”Luli”

  26. Selim Jakupi says:

    Berisha = Nr.28

  27. Petrit Kola says:

    Lulezim ud-Basha…

  28. Ermal Komini (Vlore) says:

    Carla del Ponte, Mark Dick dhe Serbet kane shume te drejte. Se mos jemi me te mire ne shqipetaret. Ju kujtohet ne 1997-te kur kryeprokurori i Shqiperise Arben Rakipi shfaqi ne televizion ca pagure 1.5 litershe duke shpjeguar se cfare lendesh ( armesh) kimike Sala kishte perdorur kunder Jugut? Ose alibia e bombardimit te jugut ne 1997-te. Dezertimi i dy piloteve me alibine e tyre te flliqur. Ne jemi me antishqipetare se serbet, dhe Mark Martin. Transplantimi i organeve eshte njelloj si paguret e Arben Rakipit ne 1997-en. Ne duhet te kurojme ndergjegjen tone kombetare me se pari me moton; “shqipetere ! Duaja te miren shqipetarit!”.

  29. Bala says:

    Pershendetj te gjitheve jam nga Kosova e njo z.L.Bashen esht nje mbeturin qe ka punu dhe une kam punu me ta dhe esht fajtor per te gjith ket qe po ndodh po jam i bindur qe a heret a von do te del e verteta

    1. shezo says:

      O i ziu ti,po ti nuk di te shprehesh e te shkruash shqip o i shkrete,e jo te kesh punuar ne ato institucione qe perfaqesonte Lulezim Basha.

  30. Ermal Komini (Vlore) says:

    Z.Bala,

    Z.Basha nuk eshte i nivelit te kete punuar me spurdhjake si puna juaj.Nese je kosovare (per te cilen nuk e besoj kurre, pasi munde te jesh ndonje minje gjirizesh ne Tirane) duhet ta dijsh se Z. Basha ka mbrojtur me kemngulje ndertimin e Rruges se Kombit per te cilen ca rraciste krahinore ulurinin kunder ndertimit te Aortes sone kombetare.

    1. vlora says:

      O Ermal Komini qe vetem vlonjat nuk je,sipas mendimit tend, i cilit nivel eshte Basha?Po do te thuash kriminel-hajdut ke te drejte.Sa per ate rrugen e kombit qe thua ti Bashes i interesonte ta bronte se ishte interesi dyfisht.E para vodhi miljona dhe e dyta ajo rruge do ti sherbeje edhe Serbise.Edhe dicka tjeter behu nje nder vlonjateve se e kan hak,hiqe ate (Vlora) dhe ler vetem emrin.

      1. Ermal Komini (Vlore) says:

        Une jam nga vlora. Po deshe te jap dhe adresen.Jam nga vlora e Ismail Qemalit. Nuk jam nga Vlora jote,Vlora e Mehmet Shehut me hordhi qe vrau vetem patriote shqipetare.Jam Vlonjat dhe e dua gjithe Shqiperine ne tere kufinjte e saje natyrale me shqipetaret qe jetojne pavaresisht se ne cilen krahine. Por paderman se ju jeni nje rraciste.

        1. vlora says:

          Vlonjat i thone atij qe ka rrenjet ne Vlore, dhe jo te ardhurit nga rrethinat e Fierit.

  31. Ermal Komini (Vlore) says:

    Z. Epirioti,

    Mimistrat e qeverise se sotme i kane diplomat pa provimin e shtetit te “Marksizem-Leninizmit”. Ti je aq patriot sa Enveri me qeverine komuniste qe per 50 vjet tradhetoj kosovaret duke i dorezuar ato te UDB-ja.
    A e dini se per cdo shqipetare te arratisur nga Shqiperia ne Jugosllavi Sigurimi i Shtetit e kembente me 4-5 kosovare qe ishin arratisur nga terrori i UDB-s serbe? Ju e dini mire kte. Mos dil ne skene por fshihu o pjesa e felliqesires se kombit!

  32. guri says:

    Kjo faqe gazete me duket se qenka faqja me antishqipetare e kam lexuar ndonjehere.Ketu qenka i mbledhure rrani i m.t.t
    uh fja ere e keqe

  33. england says:

    Dikush ne komentin e tij permend se ministrat e dikurshem i kane diplomat me literature te Marksit apo kudi une te Engelsit!te lexoje veprat e tyre nuk eshte mekat,as idjotesi,por pasuri dhe mencuri!por kur nuk ha kumbulla nuk mund te thuash jane,te embla apo te thartojne!e pra shko lexoje Marksin dhe pastaj nxirr konkluzionet,se sa per ministrat qe drejtojne institucionet ne kete vend,nje liber se lexojne,duke i marre diplomat me kacile me rrush,si rasti xhozit qe ka mbaruar naten!apo meta me diplome fallso!ndersa komunisti ne pension,dhe doktor i Enverit i ka sherbyer serbeve ne vitet e luftes ne kosove duke i furnizuar ato me karburant!shporru sali nga trojet shqipetare…

  34. SKENDER BEU says:

    ERMAL BASHA VODHI RUGEN E KOMBIT QE PER MUA ESHTE SA E KOMBIT AQ ESHE E SERBIT QE E KA RRUGEN TE HAPUR TE VIJE JO ME TANKE DHE GJUETARE POR ME TURISTA DHE TREGETARE NE QENDER TE TIRANES.GJITHE VENDET E BOTES MIQTE I ZGJEDHIN PRAPA GJITONIT DHE DERES SE SHTEPISE,NE SHQIPTARET BEJME MIK GJITONIN DHE ATE QE NA RI TEK DERAE SHTEPISE DUKE TROKITUR ME FORCE EDHE PSE DIKUR NA PERGJONTE NE PRITE ME ARME TE NA VRISTE.ISMAIL QEMALI ISHTE BURE I MENCUR SEPSE ZGJODHI MIK AUSTRINE QE ISHTE PRAPA GJITONIT SERB DHE TURQINE PRAPA GJITONIT GREK ASHTU SI U PERPOQ TE KISHTE FRANCEN DHE ANGLINE PRAPA GJITONIT ITALIAN POR TJETER SE NUK U TREGUAN TE GATSHEM DHE AI U AFRUA TEK ITALIANI NE FUND KU DHE VDIQ.PO PATE MIK ATE QE RI PRAPA GJITONIT GJITONI TE BEN MIK VEHTE.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje