Ndjekje penale për keqpërdoruesit e zgjedhjeve në Kosovë

23 Dhjetor 2010, 14:51Rajoni TEMA

Prokurori i Shtetit në Kosovë, Ismet Kabashi, në një intervistë për BBC-së ka paralajmëruar ngritjen e mundshme të padive ndaj personave që kanë bërë keqpërdorime gjatë zgjedhjeve, nëse gjenden prova ndaj tyre. Kryeprokurori kosovar ka urdhëruar shtatë prokuroritë komunale që të bëjnë mbledhjen e materialeve që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor dhe të fillojnë ndjekjen penale në të gjitha ato raste ku gjenden dëshmi të mjaftueshme për këtë. Zoti Kabashi i tha BBC-së se prokuroritë komunale kanë afat 15 ditë për të raportuar për punën e tyre dhe më pas do të shihet nëse ekzistojnë dëshmi për të nisur procedurat penale ndaj individëve të caktuar.

Lini një Përgjigje