Autoritetet shëndetësore kosovare kanë gjetur edhe tre persona të tjerë të infektuar me virusin A1H1. Bëhet fjalë për tri persona që kanë qenë të afërm të të infektuarit të parë me këtë virus, i cili u zbulua dy ditë më parë. Rastet tashmë edhe janë konfirmuar përmes analizave të bëra në laboratorin e Qendrës Kombëtare të Gripit që funksionon në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Megjithatë, mësohet se të katër të infektuarit aktualisht nuk janë në gjëndje kritike për jetën. Personi i parë që u infektua me këtë virus, nga i cili e morën dhe tri të afërmit e tij, është një 37-vjeçar, I cili kishte pak ditë që kishte ardhur nga Londra, nga ku dhe dyshohet se është infektuar.